Spal shtyn festën e Juves (video)

Spal i ka prishur festën Juventusit, duke e mundur në shtëpi me rezultatin 2-1. Në këtë mënyrë skuadra nga Torino nuk mund të festojë sot fitoren e titullit të tetë radhazi në Serinë A.

Skuadra e Allegri-t është mundur edhe për shkak të lojtarëve, të cilëve u besoi sfidën e sotme kundër Spal. Titullarët e takimit të sotëm nuk ishin futbollistët e zakonshëm, të cilët janë lënë pushim edhe për shkak të lodhjes nga sfida e mesit të javës me  Ajax në Champions.

Allegi hodhi në fushë futbollistë të rinj, me moshë mestare 25 vjeç e 114 ditë, më e ulëta për skuadrën bardhezi që prej vitit 1998. Megjithatë, kjo nuk e pengoi Juven të kalonte e para në avantazh me Moise Kean, që realizoi pas 30 minutash lojë.

Mirëpo vendasit reagojnë, duke barazuar me Bonifazin në minutën  e 49`, ndërsa  Floçari shënon golin e fitores për Spal në minutën e 74`.

Kështu skuadra bardhezi pëson humbjen e dytë në kampionat për këtë sezon, teksa pret një dhuratë nga Chievo ditën e nesërme, e cila do të përballet me Napolin.

Në rast të një barazimi mes këtyre ekipeve, Juve do të festonte titullin, në të kundërt do të duhet të presë përballjen me Fiorentinën javën e ardhshme, për të festuara para tifozëve të saj.

Dzeko çon Romën në Champions (video)

Roma ka arritur të marrë fitoren e dytë radhazi, pasi mundi Sampdorian, pasditen e stome ka fituar ndaj Udineses me rezultatin 1-0.

Fitorja e sotme i krijon mundësi “ujqërve” të kryeqytetit italian, që të parakalojnë Milanin në renditjen e Serisë A, përkohësisht.

Ndeshja ishte e barabartë, me të dyja skuadrat që kishin shanset e tyre për të shënuar. Roma ishte më kërkuese, sidomos në pjesën e dytë ku e kërkoi me ngulm golin.

Ishte Edin Dzeko i cili pas shumë mundimeve ka zhbllokuar rezultatin për Roma-n në minutën e 67’ të takimit.

Ky ishte goli i parë i Dzeko-s në “Olimpico” që prej prillit të vitit 2018.

Pas asistim fantastik të El Shaaraëy-t, sulmuesi boshnjak ka dërguar topin në rrjet me shumë klas.

Goli i ka mjaftuar Ujqërve të Ranieri-t të marrin tre pikë jetësore në luftën për një vend mes katër më të mirëve.

Shpërthen Igli Tare: Vdekje e paralajmëruar, nuk bëj rolin e viktimës!

Lazio u mund ditën e djeshme në fushën e Milan, pas një penalltie të ekzekutuar saktë nga Kessie. Mirëpo ekipi kryeqytetas nuk është pajtuar me vendimin e arbitrit Rocchi për dhënien e penalltisë. Drejtori Sportiv, Igli Tare, ka folur për mikrofonët e DAZN pas ndeshjes, duke shprehur indinjatën për atë që ndodhi në fushën e lojës.

Ka qenë historia e një vdekjeje të paralajmëruar. Ka ndodhur ajo që kishim frikë para ndeshjes. Na vjen keq që do të kthehemi në shtëpi pa pikë pasi kemi bërë një ndeshje të madhe. Meritonim që ndeshja të vendosej nga fusha dhe jo nga episodet dhe arbitrat”, ka thënë Tare.  

Penalltia ndaj Milinkovic-Savic? Flas vetëm për shpejtësinë me të cilën Rocchi ka dhënë penalltinë e parë për Milan-in. Dukej nga njëmijë metra se nuk kishte asgjë. Në rastin e penalltisë së dytë, Musacchio bie në tokë sikur ta kishin qëlluar dhe më pas na mungon penalltia për faullin ndaj Milinkovic-Savic”.

“Ata që kanë luajtur futboll e dinë se të paktën një dyshim për ta rishikuar aksionin, arbitri duhet ta ketë. Nuk më pëlqen të bëj rolin e viktimës, por gjëra të tilla nuk i meritojmë. Do të kërkojmë revanshin në gjysmëfinalen e Kupës së Italisë”.

Skip to toolbar