Shpërthen Igli Tare: Vdekje e paralajmëruar, nuk bëj rolin e viktimës!

Më të fundit


Lazio u mund ditën e djeshme në fushën e Milan, pas një penalltie të ekzekutuar saktë nga Kessie. Mirëpo ekipi kryeqytetas nuk është pajtuar me vendimin e arbitrit Rocchi për dhënien e penalltisë. Drejtori Sportiv, Igli Tare, ka folur për mikrofonët e DAZN pas ndeshjes, duke shprehur indinjatën për atë që ndodhi në fushën e lojës.

Ka qenë historia e një vdekjeje të paralajmëruar. Ka ndodhur ajo që kishim frikë para ndeshjes. Na vjen keq që do të kthehemi në shtëpi pa pikë pasi kemi bërë një ndeshje të madhe. Meritonim që ndeshja të vendosej nga fusha dhe jo nga episodet dhe arbitrat”, ka thënë Tare.  

Penalltia ndaj Milinkovic-Savic? Flas vetëm për shpejtësinë me të cilën Rocchi ka dhënë penalltinë e parë për Milan-in. Dukej nga njëmijë metra se nuk kishte asgjë. Në rastin e penalltisë së dytë, Musacchio bie në tokë sikur ta kishin qëlluar dhe më pas na mungon penalltia për faullin ndaj Milinkovic-Savic”.

“Ata që kanë luajtur futboll e dinë se të paktën një dyshim për ta rishikuar aksionin, arbitri duhet ta ketë. Nuk më pëlqen të bëj rolin e viktimës, por gjëra të tilla nuk i meritojmë. Do të kërkojmë revanshin në gjysmëfinalen e Kupës së Italisë”.



Skip to toolbar