Elis Bakaj shënon përsëri, ekipi i tij synon titullin në Bjellorusi!

Elis Bakaj nuk ka ndërmend të ndalet as këtë sezon në Bjellorusi, teksa e ka nisur në mënyrë të shkëlqyer kampionatin me Shakhtyor Soligorsk. Sulmuesi shqiptar ka gjetur përsëri rrjetën edhe këtë fundjavë në kampionat, në fitoren 3-0 ndaj Dinamo Minsk.

Një aksion i shpejtë nga lojtarët e Soligorsk është ndalur vetëm nga një ndërhyrje e parregullt e një prej mbrojtësve miq. Ishte minuta e 74′, e takimit, kur arbitri jep penallti dhe ekzekutimin e saj e merr për Bakaj.

Sulmuesi nuk gabon dhe dërgon topin në rrjetë për 2-0 për skuadrën e tij, teksa Soligorsk realizon dhe një tjetër gol më pas duke fituar 3-0. Tre pikët i japin dhe kreun e renditjes skuadrës së Bakajt, që duket se këtë sezon do të rivalizojë deri në fund për titullin kampion.

Elis Bakaj shënon në Bjellorusi, ekipi i tij kualifikohet në finalen e kupës (video)

Në rreth 14 muaj në Bjellorusi, Elis Bakaj ka arritur të shndërrohet në protagonist absolut në kampionatin vendas, teksa së fundi po shijon një sukses të jashtëzakonshëm, pasi gjatë pasdites së sotme, ka arritur të kualifikojë Shakhtyor Soligorsk në finalen e kupës.

Futbollisti shqiptar shënoi përsëri sot në ndeshjen e kthimit, që skuadra e tij luajti kundër Isloch, të cilën e fitoi në kohën shtesë me rezultatin 4-2, ndërsa ndeshja e parë ishte mbyllur në barazim 2-2.

Elis Bakaj shënoi golin e avantazhit 2-1 për skuadrën e tij, megjjthëse miqtë do të barazonin. Takimi do të shkonte në shtesë, ku sërish nga këmbët e Bakajt do të vinin nisnin dhe dy golat e fitores dhe kualifikimit në finalen e Kupës së Bjellorusisë për Soligorsk.

Elis Bakaj gol dhe asist në Bjellorusi (video)

Sulmuesi shqiptar afron skuadrën e tij me finalen e kupës

Elis Bakaj ka gjetur përsëri rrugën e rrjetës në Bjellorusi, duke realizuar në gjysmëfinalen e kupës, që Shakhtyor Soligorsk luajti në transfertë kundër Isloch Minsk.

Sulmuesi shqiptar ka shënuar në minutën e 69` të takimit, duke ngushtuar shifrat për Soligorsk, që deri në atë moment ishte duke mundur me rezultatin 2-0.

Elis Bakaj përfiton nga një rrëmujë në zonën kundërshtare, duke shtyrë topin drej rrjetës dhe rikthyer skuadrën e tij në lojë.

Kështu ndodhi, pasi dhjetë minuta më vonë, Elis Bakaj është përsëri protagonist, pasi jep asistin e golit të barazimit për skuadrën e tij.

Futbollisti shqiptar ekzekuton një goditje të ndaluar, duke e dërguar topin në zonën kundërshtare, aty ku shoku i tij i skuadrës Sachivko realizon me kokë golin e barazimit 2-2 për Shakhtyor Soligorks.

Bakaj dhe të tijët tashmë kanë më shumë shanse për t`u kualifikuar në finale, pasi takimin e radhës e luajnë në shtëpi përballë tifozëve të tyre.

Elis Bakaj gol dhe asist në Bjellorusi (video)

Sulmuesi shqiptar vendimtar në fitoren e ekipit

Elis Bakaj e ka nisur sezonin e ri si protagonist në kampionatin bjellorus të futbollit. Sulmuesi shqiptar, që aktivizohet me skuadrën e Shakhtyor Soligorsk, ka gjetur rrjetën dhe asistuar një tjetër gol për ekipin e tij në transfertën ndaj Neman.

Në minutën e 60` të sfidës, që Shakhtyor ishte duke e fituar me rezultatin 0-1, Elis Bakaj niset drejt portës kundërshtare pasi merr një top nga mesi i fushës. Pasi futet në zonë, Bakaj godet drejt portës duke e dërguar sferën në rrjetë dhe dyfishon avantazhin për skuadrën e tij.

Në minutën e 67`, Elis Bakaj asiston golin e tretë të ekipit të tij, që bëri një ndeshje spektakolare dhe fitoi tre pikët e radhës në kampionat. Ky ishte goli i parë për këtë sezon për Elis Bakajn, që duket se e ka nisur mjaft mirë.

Skip to toolbar