Shtetet e Bashkuara të Amerikës shqetësohen të
parat kur vjen puna të siguria kombëtare. Shqetësimin e tyre ato e kanë dhe për
vendet partnere, një prej tyre dhe Shqipëria. Pak ditë pasi në Shqipëri u
prezantua projekti për rrjetin e teknologjisë 5G, Ambasada e SHBA shpërndau një
artikull informues për të gjithë qytetarët shqiptarë. Në artikull, SHBA kërkon
të informojë dhe këshillojë qytetarët shqiptarë për pasojat që mund të ketë në
sigurinë e të dhënave teknologjia 5G.
“Shitësi kinez i telekomit Huawei shpreson të
prodhojë dhe shesë pajisjet e tij të rrjetit 5G në të gjithë botë. Rrjetet 5G
do të ndryshojnë botën. Aplikacionet e ndërlidhura do të revolucionarizojnë
bizneset, do të përmirësojnë infrastrukturën dhe do të transformojnë
komunikimet personale. Këto aplikacione të reja do të jenë thelbësore për jetën
tonë, kështu që mbajtja e të gjitha këtyre të dhënave është më e rëndësishme se
kurrë”, shkruhet në artikullin e publikuar nga ambasada.
Kujt
mund t`i besojmë?
Por pyetja që ngrihet është se si mund të
mbrohemi nga shkelja e privatësisë? Si mund të ruajmë të dhënat e biznesit tonë?
Dhe kujt kompanie duhet t`i besojmë? Drejtues të sigurisë kibernetike në
Departamentin Amerikan të Shtetit, sugjerojnë se kompanitë me seli në vendet perëndimore
që do të ofrojnë shërbimet 5G, janë më të sigurta se ato në lindje, kryesisht në
Kinë. Kjo, pasi në vendet perëndimore ka një zbatim të mirë të ligjit, dhe
mbrojtja e privatësisë është e sanksionuar me ligj.
DASH sugjeron që përdoruesit e 5G duhet të
kenë parasysh së pari vendodhjen e kompanisë që ofron këto shërbime, për të
kuptuar nëse selia e kompanisë ndodhet në një vend ku zbatohet ligji dhe drejtësia
është e pavarur. Kjo siguron prova nëse një kompani mund t’i rezistojë presionit
për të kompromentuar rrjetin e saj.
A ka ndërmarrja një strukturë transparente të
pronësisë? Kjo siguron që konsumatorët të dinë se kush është me të vërtetë duke
marrë vendime, veçanërisht nëse një kompani është e kontrolluar pjesërisht ose
tërësisht nga një fuqi e huaj. A ka ndërmarrja një histori të sjelljes etike?
Performanca e kaluar është mënyra më e mirë për të përcaktuar nëse konsumatorët
mund t’i besojnë pretendimeve të një kompanie që nuk do të kompromentojë
rrjetet e saj.
A
është Huawei i besueshëm?
Huawei shpreson të prodhojë dhe shesë
pajisjet e saj të rrjetit 5G në të gjithë botën. Sidoqoftë, ka arsye të qarta
që vendet dhe konsumatorët të veprojnë me kujdes. Huaëei është me seli në Kinë,
një vend pa një gjyqësor të pavarur. Kina madje ka një ligj që kërkon që
kompanitë të ndihmojnë qeverinë për të spiunuar. Kjo do të thotë se nuk ka
asnjë mënyrë për të sfiduar qeverinë kineze nëse urdhëron një kompani të
spiunojë ose të vjedhë të dhënat.
Për më tepër, Huawei gjithashtu ka një
histori të shkeljeve etike, duke përfshirë vjedhjen e sekreteve nga
konkurrentët e saj. “Ka një histori të gjatë vjedhjesh të pronës
intelektuale nga Huawei dhe shkelje të ligjeve të korrupsionit në të gjithë
botën,” tha Robert Strayer, një zyrtar i lartë në DASH për sigurinë në
internet. Kur bëhet fjalë për 5G, Sh.B.A dhe aleatët e saj “duhet të
sigurojnë që ne kemi vetëm furnitorë të besuar në rrjetet 5G”, shtoi ai. /Realstory.al/