Rama falënderon SHBA: Nuk lejuan që Shqipëria të rrëzohej në 30 qershor

Partia Socialiste ka mbledhur Asamblenë Kombëtare, e paralajmëruar për zhvillimin e një analize të gjerë brenda socialistëve pas zgjedhjeve të 30 qershorit. Ishte Kryeministri Edi Rama ai që mbajti fjalën e hapjes në asamble, duke e nisur diskutimin e tij me një falënderim për Shtetet e Bashkuara të Amerikës, që sipas shefit të qeverisë, garantuan mbajtjen e zgjedhjeve të 30 qershorit dhe nuk lejuan që Shqipëria të rrëzohej.  “Shqipëria u lëkund por nuk u rrëzua. Kjo dhe falë mbështetjes së SHBA ndaj shqiptarëve, në mbështetje të lirisë së zgjedhjeve dhe të të drejtës të çdo qytetari për të zgjedhur. Kështu që ma ha mëndja, se kur të flitet për këtë moment, nuk do të harrohet roli i aleatëve tanë, për të cilin nuk do të jetë kurrë mjaftë falënderimi për gjithçka bën. Shqipëria sot është çliruar nga makthi i gjithë gjysmës së parë të vitit, por mbetet në një plagë të hapur, por mbetet në nevojë për shumë kujdes politikë”.

Më pas, Rama foli për zgjedhjet e 30 qershorit dhe atë që do të ndodhë pas tyre, kryesisht në bashkitë e djathta, që tashmë do të qeverisen nga socialistët. Kryeministri u shpreh se shqiptarët e bën të tyren më 30 qershor, ndaj tashmë është radha e Qeverisë, për të treguar përgjegjshmëri dhe përulësi ndajndaj vullnetit të shqiptarëve.  “Qytetarët shqiptarët e bën të tyren mësëmiri, qoftë ata që votuan, në numra që kaluan edhe pritshmëritë më optimiste për mënyrën se si u zhvillua gjithë procesi deri në 30 qershor, dhe në në një numër votash për kandidatët tanë, që është një bazë shumë domethënëse për të vijuar më tutje. Por tani është radha jonë që të bëjmë tonën, duke e ndjerë forcën e vullnetit të rishprehur të shqiptarëve, jo si një arsye për tu ndierë ne më të fortë, por si një arsye për tu përulur shumë më tepër ndaj tyre, për të reflektuar sa më shumë ndaj tyre”, tha Rama.

Ndërkohë, duke folur pak për kundërshtarët politikë, Rama u shpreh se 30 qershori është një ditë historike, pasi pas kësaj date nuk do të ketë më djegie mandatesh apo molotov. Sipas tij, ata që guxuan të bëjnë këtë gjë, e kanë pësuar përgjithmonë. “Shqipëria nuk do të shohë më djegie mandatesh, nuk do të shoh më parti molotovësh, nuk do shoh më as fronte politike kundër. Ata e guxuan dhe e ndërmorën këtë aventurë e pësuan jo vetëm për vete por edhe për të gjithë ata të tjerë që vijnë pas, besoj përgjithmonë. Por ne nga ana jonë është shumë e rëndësishme që ta besojmë deri në fund, se ne nuk fituam nga që kemi bërë vetëm punë shumë të mira”, tha Rama duke shtuar: “Nuk fituam as sepse kemi bërë aq sa mjafton, se ne nuk kemi bërë shumë punë të mira, sepse kemi bërë edhe punë që më mirë të mos i kishim bërë fare. Sepse i kemi bërë gabim, ndonjë edhe keq. Sidoqoftë punët e bëra deri këtu nuk mjaftojnë më pas 30 qershorit, rendimenti ynë qeverisës nuk mjafton aspak pas 30 qershorit, sidomos niveli i shërbimit të njerëzve të zakonshëm, jo vetëm nuk mjafton, por nuk na nderon fare. Dhe duhet të na shqetësojë shumë fare, të gjithëve. Dhe kjo është gjëja që ne duhet ta kuptojmë thellësisht dhe me të cilën duhet të jetojmë çdo ditë”shtoi kryeministri.

Sipas Edi Ramës, e vetmja meritë e PS për 30 qershorin ishte qëndresa në anën e duhur të historisë. “Ne kemi vetëm një meritë, në fitoret historike të shetit dhe qytetarëve në 30 qershor. Kemi meritën që qëndruam në anën e duhur të historisë, që bëm zgjedhjen më të vështirë. Kjo meritë është padiskutim një shprehje e natyrshme e asaj që ka qenë dhe duhet të jetë Partia Socialiste. Këtë herë PS nuk ju shmang mundësisë së përplasjes sy më sy dhe dhëmbë më dhëmbë. 30 qershori është histori, ndërsa dy vitet e mbetura të mandatit tonë qeverisës, janë një borxh më i madh se sa ishte për ne si histori. Janë një borxh i shumëfishuar ndaj të gjithë atyre që i dhanë Shqipërisë fitoren e 30 qershorit”, tha Rama.

22 koriku dita e miratimit të reformës, SHBA: Vettingu proces i drejtë, drejtësia tani s`blihet me para

Ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikës ka shpërndarë një video në rrjetet sociale, duke përmbledhur në 2;24 sekonda, gjithë thelbin e Reformës në Drejtësi, në 3 vjetorin e miratimit të saj në Kuvend. Në këtë video, ambasada informon qytetarët se çfarë është reforma, si po zbatohet ajo, apo ndikimi që do të ketë në jetën e qytetarëve shqiptarë. “Çfarë është reforma në drejtësi? Si po zbatohet? Si do të ndikojë në jetën tënde dhe në jetët e shqiptarëve? Sot, në 3 vjetorin e miratimit të reformës në drejtësi, shihni këtë video të thjeshtë për të mësuar se si reforma në drejtësi do të sigurojë që çdokush të jetë i barabartë përpara ligjit. Çfarë është Reforma në Drejtësi, ndal korrupsionit”, shkruan në komentin përshkrues të videos.

Ndërkohë në brendësi të videos, ambasada informon qytetarët se 800 prokurorë dhe gjyqtarë do të duhet të kalojnë procesin e rivlerësimit, Vettingut, që është hapi i parë i pastrimit të sistemit të drejtësisë nga korrupsioni.  Gjatë këtij procesi shqyrtohet nëse prokurorët dhe gjyqtarët kanë burime të pashpjegueshme pasurie, aftësia e tyre profesionale, apo lidhjet me krimin. Nëse në një nga këto pika gjyqtarët apo prokurorët dështojnë, ata shkarkohen, thuhet në videon e ambasadës. Gjithashtu, lidhur me këtë proces, SHBA thotë se Vettingu po kryet në mënyrë të drejtë, pasi vëzhgues amerikanë dhe europianë, si pjesë e ONM, vëzhgojnë procesin e rivlerësimit.

Gjithashtu, SHBA sqaron edhe mënyrën se si do të garantohet që sistemi i ri i drejtësië do të veprojë sipas rregullave. Për këtë arsye, shprehet ambasada, do të krijohen dy organe të reja, Këshilli i Lartë i Prokurorisë dhe Këshilli i Lartë Gjyqësor. Këto dy organe kanë për detyrë të bëjnë emërimet e gjyqtarëve dhe prokurorëve, që kanë kaluar Vettingun, të emërohen në detyrë në organet e reja të drejtësisë. Në sistemin e kaluar, shprehet SHBA, dikush duhet të kishte para për të fituar, ndërsa në sistemin e ri të gjithë do të jenë të barabartë para ligjit, dhe secili duhet të veprojë sipas rregullave.

What is Justice Reform?

🇦🇱 | Çfarë është reforma në drejtësi? Si po zbatohet? Si do të ndikojë në jetën tënde dhe në jetët e shqiptarëve? Sot, në 3 vjetorin e miratimit të reformës në drejtësi, shihni këtë video të thjeshtë për të mësuar se si reforma në drejtësi do të sigurojë që çdokush të jetë i barabartë përpara ligjit. #CfareEshteReformaNeDrejtesi #NdalKorrupsionit🇺🇸 | What is justice reform? How is it being implemented? How will it affect your life and the lives of Albanians? Today, on the 3rd anniversary of the passing of justice reform, take a look at this simple video to learn how justice reform will ensure that everyone is equal under the law.#WhatisJusticeReform #StopCorruption

Gepostet von U.S. Embassy-Tirana am Sonntag, 21. Juli 2019

Siguria në rajon, SHBA do të dërgojë trupa ushtarake në Arabinë Saudite

Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe Arabia Saudite kanë arritur një marrëveshje të përbashkët për të lejuar trupat amerikanë të hyjnë të territorin arab. Kjo marrëveshje është bërë për të mbrojtur sigurinë dhe stabilitetin e rajonit dhe për të rritur nivelin e bashkëpunimit mes dy vendeve për garantimin e paqes.

Mbreti i Arabisë Saudite, Salman bin Abdulaziz, miratoi hyrjen e forcave amerikane në vendin e tij, ndërsa lajmi është dhënë nga televizioni i Arabisë Saudite (SPA), ku cilësonte një burim nga   Ministria e Mbrojtjes.

Ndërkohë CNN, duke cilësuar burimet nga Departamentit Amerikan të Mbrojtjes, tha se SHBA pritet të dërgojë rreth 500 trupa amerikanë në Bazën Ajrore Princ Sulltan në kryeqytetin saudit, Rijad.

Raketat ruse, SHBA i bën dalje Turqisë: S`mund të jetë pjesë e jona

Administrata e Presidentit Trump tha të mërkurën se Turqia nuk mund të jetë më pjesë e programit të avionëve amerikanë F-35, një deklaratë që shënon një thyerje me rëndësi në marrëdhëniet me aleatin e vjetër të NATO-s.

Shtëpia e Bardhë tha në deklaratën me shkrim se vendimi i Turqisë për të blerë sistemin rus të mbrojtjes ajrore S-400 “e bën të pamundur vazhdimin e përfshirjes së vendit në programin F-35”.

Shtëpia e Bardhë nuk tha në mënyrë të drejtpërdrejtë se Turqia do të hiqet nga programi i avionëve F-35, por Pentagoni pritet ta bëjë këtë.

Turqia prodhon komponente të shumta për avionin e tipit Stealth, i cili shitet në shumë vende të botës. Nëse Turqia largohet nga programi, siç pritet, Shtetet e Bashkuara do të duhet të gjejnë furnizues alternativë për pjesët e avionit.

“F-35-a nuk mund të bashkëjetojë me një platformë ruse të grumbullimit të informacioneve të klasifikuara që mund të përdorej për të mësuar rreth aftësive të avancuara të avionit”, thuhet në deklaratën e Shtëpisë së Bardhë, e cila i referohet sistemit të mbrojtjes ajrore S-400 si një mjet me të cilin Rusia mund të marrë informacion mbi aftësitë ushtarake të SHBA.

Presidenti Donald Trump njoftoi të martën se blerja e sistemit rus S-400 nënkupton se Turqia nuk do të lejohet të blejë asnjë aeroplan F-35.

Ende nuk është njoftuar nëse SHBA do të vendosë sanksione ekonomike ndaj Turqisë për vendimin e saj.

Mosmarrëveshja me Turqinë për blerjen e një sistemi rus armatimi është shenjë e një ndarjeje më të thellë midis Ankarasë dhe aleatëve dhe partnerëve të saj perëndimorë.

Turqia është ankuar se nuk iu ofruan kushte të favorshme për të blerë një sistem amerikan alternativë ndaj sistemit rus të mbrojtjes ajrore S-400.

Shtëpia e Bardhë, megjithatë, tha në deklaratën e saj të mërkurën se Turqia kishte shumë shanse për të blerë sistemin amerikan Patriot.

“Kjo administratë ka bërë oferta të shumta për ta bërë Turqinë ndër vendet kryesore për të blerë sistemin e mbrojtjes ajrore Patriot,” tha ajo./VOA/

SPAK në prag, Meta akuzon për anshmëri Ramën: Përdori Lu dhe Vettingun për të pastruar KED

Në një kohë që Prokuroria Speciale, që do të hetojë korrupsionin në nivele të larta të politikës edhe krime të së shkuarës, apo Gjykata e Lartë dhe ajo Kushtetuese, janë duke u krijuar, Presidenti Ilir Meta ka sulmuar përsëri Reformën në Drejtësi. Këtë të martë, Ilir Meta, sipas tij, ka sqaruar arsyet e mosfunksionimit të Këshillit të Emërimeve në Drejtësi. Sipas Metës, në këto tre vite mosfunksionimi i këtij këshilli, ka ardhur si pasojë e bllokimit që i ka bërë Kryeministri, i mbështetur dhe nga ndërkombëtarët. Meta kujton, sipas tij, sulmin që Kryeministri Edi Rama bëri ndaj anëtarëve të zgjedhur të KED në janar të 2017. “Në datë 31 janar 2017, Kryeministri Rama shpërthen duke i kërcënuar drejtpërdrejt të gjithë anëtarët e KED-së, duke i shantazhuar se do t’i shkarkonte me vetting. Kryeministri shfaqi hapur se kishte në dorë, jo vetëm të bllokonte Këshillin, por edhe t’i shkarkonte më shumë se gjysmën e tyre”, shkruan Ilir Meta.

Sipas Ilir Metës, këtë sulm e mbështeti dhe ish-ambasdori i SHBA në Shqipëri, Donald Lu. “Në ndihmë të këtij projekti, ai përdori duke e keqinformuar dhe ambasadorin e nderuar të SHBA në atë kohë. Në datë 2 shkurt 2017, pra 6-ditë pas hedhjes së shortit ambasadori do të deklaronte publikisht ndër të tjera se: “Të premten e shkuar, siç kërkohet nga Kushtetuta e re, u hodh shorti për anëtarët e Këshillit të ri të Emërimeve në Drejtësi, njëri prej disa institucioneve të reja që do të mbrojnë pavarësinë e gjyqësorit. Prokurori i Përgjithshëm dhunoi frymën e Kushtetutës duke dërguar një listë me vetëm tre prokurorë për të plotësuar tre pozicione”, shkruan Meta duke cituar deklaratën e ambasadorit Donald Lu.

Gjithashtu, Ilir Meta tregon se po gjatë 2017, gjatë përgatitjeve për organizimin e një tryeze të përbashkët me BE, EURALIUS dhe aktorët vendas, për të diskutuar rreth problematikave të funksionimit të KED-së, përfaqësuesja e EURALIUS braktisi mbledhjen. “Në punë e sipër për realizimin e kësaj tryeze, në datë 8 nëntor 2017, në mënyrë të papritur EURALIUS njofton në rrugë telefonike për mospjesëmarrjen e drejtueses znj.Agnes Bernhard dhe ekspertëve të EURALIUS në këtë tryezë, pa dhënë asnjë arsye bindëse. Pra ekspertiza e BE-së (EURALIUS) dhe Delegacioni i BE-së, e “braktisën” këtë iniciativë të Kreut të Shtetit”, shprehet Meta duke akuzuar indirekt ndërkombëtarët se u manipuluan nga Kryeministri Rama, për të bojkotuar ngritjen dhe funksionimin e Këshillit të Emërimeve në Drejtësi, që për rrjedhojë do të bënte të mundur edhe plotësimin e vakancave në Gjykatën Kushtetuese.

Po pse Ilir Meta u kujtua tani, për të akuzuar ndërkombëtarët (mbështetësit kryesor dhe autorët e vërtetë të Reformës në Drejtësi), se penguan ngritjen e institucioneve të reja të drejtësisë? A janë të vërteta akuzat e Ilir Metës, se ndërkombëtarët, qoftë dhe me manipulimin e Edi Ramës, të kenë bllokuar për dy vite funksionimin e KED? Në fakt, qëndron e kundërta, ndërkombëtarët, me në krye SHBA-në, kanë mbështetur vazhdimisht ngritjen e institucioneve të reja të drejtësisë. Madje, në kulmin e krizës politike, dhe kur Ilir Meta vendosi të bënte një veprim extra-kushtetues, duke çdekretuar datën e zgjedhjeve të 30 qershorit, ndërkombëtarët forcuan zërin e tyre, për ngritjen sa më parë të Gjykatës Kushtetuese.

Këto deklarata u bën publikisht nga kuinti i ambasadorëve në Shqipëri, dhe nga Ambasada Amerikane, pas zgjedhjeve, në një deklaratë të saj, por edhe para 30 qershorit, nëpërmjet deklaratave të Mathew Palmer. Akuzat e Ilir Metës ndaj SHBA, BE, EURALIUS, janë në paradoks me realitetin. Tashmë institucionet e drejtësisë po krijohen, dhe në fakt, ato po krijohen pas zbatimit të asaj që ishte thelbi i Reformës në Drejtësi, pastrimi i sistemit nga gjyqtart dhe prokurorët e korruptuar, pra Vettingu. Dhe tashmë që ky proces ka kaluar në sitë shumicën e gjyqtarëve dhe prokurorëve, institucionet e reja të drejtësisë pritet të jenë funksionale të paktën brenda vjeshtës. Mbështetjen e ka shprehur publikisht SHBA dhe BE, dhe çdo organizatë tjetër që ka punuar për reformimin e gjyqësorit në Shqipëri, të cilët, theksin e kanë vënë pikërisht te krijimi i Prokurorisë Speciale (SPAK), që do të hetojë krimet dhe korrupsionin e politikanëve të lartë në Shqipëri. Ndaj në këto kushte, Ilir Meta, me akuzat për të shkuarën, duket se po sulmon të tashmen, krijimin e institucioneve të reja të drejtësisë, me gjyqtarë e prokurorë, që pasi kaluan vetë në “sitë”, pas pak kohësh, të njëjtin proces, ata, (prokuror e gjyqtarë), do e zhvillojnë ndaj politikanëve.  

Turqia merr sistemin raketor S-400 nga Rusia, SHBA nis sanksionet

Tre ngarkesa të reja të sistemit raketor S-400 kanë mbrritur nga Rusia në bazën ajrore Murted në Ankara, sipas marrëveshjes dypalëshe, Truqi-Rusi, për lerjen e këtij sistemi raketor nga shteti në Azinë e Vogël. Ministria Turke e Mbrojtjes ka njoftuar të dielën se gjatë fundjavës do të mbërrinin në bazën ajrore në Ankara të paktën 4 ngarkesa me sistemin raketor S-400.

Blerja e sistemit raketor rus nga Turqia, ka shkaktuar tensione mes Uashingtonit dhe Anakarasë zyrtare. Megjithatë, Recep Taip Erdogan nuk është tërhequr nga marrëveshja që ka bërë me homologun e tij rusë, Vladimir Putin, pavarësisht kundërshtimeve të aleancës.

Për SHBA, sistemi raketor i Rusisë nuk është në përputhje me kërkesat e NATO-s, dhe paraqet kërcënim për avionët luftarakë të tipit F-35. SHBA e ka paralajmëruar më herët Turqinë që të heq dorë nga ky sistem, pasi në të kundër do të ketë sanksione.

Këmbëngulja e Erdogan për të blerë sistemin raketor rusë, ka bërë që SHBA të nisë sanksionet tashmë, duke ndërprerë kontratën për prodhimin e avionëve F-35, si dhe anulimin e marrëveshjeve për stërvitijen e pilotëve turq në SHBA.

SHBA, pritet fillimi i deportimeve të emigrantëve pa dokumente, e lajmëroi Trump

Rreth 2.000 persona pa dokumente në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, do të jenë në shënjestër të autoriteteve të Emigracionit dhe Doganave në SHBA. Sipas VOA, administrata Trump ka vendosur të nisë deportimin e të gjithë personave që nuk kanë leje qëndrimi në SHBA, me operacionin për ndalimin e tyre që fillon të dielën. Për personat që nuk kanë dokumente qëndrimi, është lëshuar urdhër dëbimi nga autoritetet përkatëse.

Ky operacion nis tre javë pasi presidenti Donald Trump paralajmëroi dëbimin e “miliona të huajve të paligjshëm” në SHBA. Një zëdhënëse e koalicionit për të drejtat e emigrantëve në Los Anxhelos beson se bastisjet do të fillojnë para ditës së diel.

“Kemi dëgjuar se administrata Trump synon të kryejë bastisje duke filluar nga e diela. Kemi parë tashmë një farë aktiviteti dhe nuk besoj që ata të presin deri të dielën prandaj po përgatitim komunitetin tonë”, thotë Tessie Borden, drejtore e komunikimit në organizatën CHIRLA, raporton Zëri Amerikës.

Drejtori në detyrë i Shërbimit për Shtetësinë dhe Emigracionin Ken Cuccinelli konfirmoi se bastisjet do të do të fillojnë, por nuk dha hollësi. “Kjo do të ndodhë pa asnjë dyshim. Janë rreth një milion njerëz me urdhra deportimi. Sigurisht që nuk do të ndiqen të gjithë, por ata njerëz që kanë kaluar nëpër të gjithë procesin, deri te deportimi.”

Një zyrtar i tha Zërit të Amerikës se ende nuk mund të japë numrin e njerëzve që përballen me urdhër deportimi, ose për të cilët procedurat e largimit kanë filluar. Në Kongresin amerikan, udhëheqësi i pakicës demokrate të Senatit, Chuck Schumer, i dënoi bastisjet, duke thënë se ato janë projektuar qëllimisht për të qenë të ashpra.

Michta: Si Perëndimi mund të parandalojë dominimin e Kinës

NGA ANDREW A. MICHTA

Perëndimi duhet të përqendrohet në këto baza për të arritur objektivin e saj strategjik: parandalimin e dominimit të Kinës në Euroazi

Për 20 vjet, Shtetet e Bashkuara duket se janë kapur në një gjendje inercie strategjike, me ideologjinë e regjencës së globalizimit dhe luftërave të vogla të hapura, duke patur vetëm aftësinë tonë për të ripërcaktuar prioritetet tona të sigurisë kombëtare. Është sikur fitimi në Luftën e Ftohtë dhe ndërhyrja e mëvonshme e ndërkombëtarizmit liberal të zjarrtë të dekadës së parë pas Luftës së Ftohtë me përpjekjen e justifikueshme të kombit për ndëshkimin pas 9/11, ka penguar kapacitetin tonë për mendimin strategjik. Për dy dekada tani Shtetet e Bashkuara kanë humbur fuqinë ushtarake në arenat sekondare, ndërsa Kina dhe Rusia kanë vazhduar të zhvillojnë dhe zgjerojnë të tyren. Po kështu, përkushtimi pothuajse dogmatik ndaj ideologjisë së globalizimit dhe modernizimit të nxitur nga eksporti si një rrugë për të sjellë Kinën dhe Rusinë në rendin më të madh ndërkombëtar dhe në fund të fundit një lloj “paqeje kantiane”, i ka hequr të gjitha konsideratat gjeopolitike tradicionale.

Dy vitet e fundit kanë dëshmuar një ndërgjegjësim në rritje në Perëndim të ndërrimeve tektonike të afërt në shpërndarjen globale të energjisë. Në Shtetet e Bashkuara, Strategjia Kombëtare e Sigurisë 2017 dhe Strategjia Kombëtare e Mbrojtjes 2018 kanë qenë hapat e parë themelorë drejt rivendosjes strategjike, duke përqendruar prioritetet tona nga kundër rebelimit dhe kundër terrorizmi dhe drejt konkurrimit të madh të fuqisë. Ende nuk jemi në një pikë ku mund të flasim për një strategji të re gjithëpërfshirëse që po shkon përpara dhe koha po mbaron për të riorientuar përparësitë thelbësore të sigurisë së Perëndimit. 15 vitet e ardhshme do të përcaktojë nëse Shtetet e Bashkuara dhe aleatët e saj mund të zhvillojnë një konsensus më të madh strategjik për të marrë një rrezik të mjaftueshëm për të siguruar që parandalimi në teatrin Indo-Paqësor dhe në Europë. Nëse jo, Kina komuniste dhe Rusia autoritare do të vazhdojnë të minojnë themelet e sistemit ekzistues ndërkombëtar, në procesin e riorganizimit të shpërndarjes së energjisë midis shteteve detare kundrejt atyre kontinentale, që gjatë pesë shekujve të kaluar e kanë favorizuar Perëndimin.

Duhet të shqyrtojmë qartë se cilat pjesë të botës janë kritike për sigurinë e Perëndimit dhe të rishikojmë se si t’i bëjmë përsëri aleancat. Realiteti gjeopolitik vijues është ende i vërtetë sot: Shtetet e Bashkuara duhet të sigurojnë që asnjë forcë armiqësore ndaj interesave të saj nuk mund të mbrojë kontrollin ekskluziv mbi Euroazinë, duke përfshirë shtyllën evropiane. Sot, parandalimi i dominimit të Euroazisë nga Kina, duhet të jetë objektivi ynë mbikëqyrës strategjik dhe për të arritur këtë ne duhet të përqendrohemi në tre themele: 1) Të priorizojmë Euroazinë dhe të ndalojmë derdhjen e burimeve tona ushtarake në teatro sekondare; 2) të investojmë në aleatët që shohin interesat e tyre të drejtpërdrejta në të njëjtën linjë me tonat dhe janë të gatshëm të marrin përsipër rrezikun e shoqëruar; dhe 3) të ndahet strategjia industriale e SHBA-ve nga Kina dhe të ripërcaktohen rregullat e tregtisë ndërkombëtare për të siguruar konkurrencë të barabartë.

Ekuacioni i fuqisë në Indo-Paqësor dhe arenës Europiane do të përcaktojë rezultatin e konkurrencës globale të Amerikës me atë të sapokrijuar mes Kinës dhe Rusis. Në Indo-Paqësor, aleatët kyçë të cilëve ne mund të presim të kontribuojmë në mënyrë të përshtatshme për të penguar dhe përmbajtur Kinën, janë Japonia, Australia, Zelanda e Re dhe, në ekstremizëm, India, meqenëse janë të vendosur për të parandaluar dominimin e Kinës në rajon dhe rezistojnë shkurtimin e ndihmës së sovranitetit të tyre. Shtete të tjera në pjesën Azi-Paqësor, si Koreja e Jugut, Tajvani, dhe ndoshta Vietnami dhe Filipinet, gjithashtu do të mbështesin përpjekjet e SHBA-së për të forcuar parandalimin e saj në zonë, veçanërisht duke njohur vendosmërinë e vazhdueshme të Amerikës për të zbatuar parimin e lirisë së lundrimit dhe sigurisë së rajonit. Shtetet e Bashkuara gjithashtu duhet të jenë në gjendje të mbështeten në kontributet e aleatëve kryesorë Europian për parandalimin e dominimit të Kinës në Indo-Paqësor.  Në të vërtetë, Mbretëria e Bashkuar dhe Franca kanë dërguar pasuritë e tyre detare, edhe pse të kufizuara në numër, për të mbështetur parimin e lirisë së lundrimit në Detin e Kinës Jugore.

Ruajtja e NATO-s si një organizatë e mbrojtjes kolektive në Evropë mbetet në interesin kombëtar të Amerikës dhe ne duhet të vazhdojmë të bëjmë gjithçka të mundur për të forcuar aleancën. Megjithatë, pesë vjet në transformimin e pabarabartë të aleancës, dështimi i vazhdueshëm i një numri të aleatëve europianë për të shpenzuar në fuqinë e vërtetë ushtarake, i ka lënë Shtetet e Bashkuara me pak zgjedhje, por që të investojnë në marrëdhënie më të thella të sigurisë bilaterale me ato shtete evropiane që shohin interesat e tyre të sigurisë përafruar direkt me tonat. Këtu, ndërtimi i një rrjeti të ndërlidhur të marrëdhënieve dypalëshe të sigurisë midis Shteteve të Baltikut deri në Detin e Zi do të lejonte Shtetet e Bashkuara të forcojnë parandalimin, zvogëlojnë barrën e mbrojtjes së krahut lindor dhe në fund të fundit të rrisin pasuritë e vërteta ushtarake të NATO-s. Marrëdhënia aktuale e thelluar e sigurisë me Poloninë dhe Rumaninë në veçanti ofron një kornizë të vlefshme për të arritur këtë qëllim, me mbështetjen tonë për Ukrainën si një aspekt i rëndësishëm i kësaj rivendosje.

Ndërkohë që NATO mbetet kuadri thelbësor i sigurisë transatlantike, pa një riinvestim të mirëfilltë evropian në fuqinë e vërtetë ushtarake të përdorshme, aleanca rrezikon një rritje të rrezikut për t’u zbrazur dhe potencialisht joefektive në rast të një krize. Kjo është një çështje urgjente për bashkësinë euroatlantike në tërësi, sidomos me Shtetet e Bashkuara që po tërhiqen më tej në arenën Indo-Paqësor, sepse nëse duhet ta mbajmë atë në kontinent, aleatët tanë europianë duhet të riarmatosen. Mbretëria e Bashkuar, pavarësisht nga shtrëngimet e saj të brendshme politike në prag të Brexit, mbetet e lidhur ngushtë me Shtetet e Bashkuara, siç bëjnë Norvegjia dhe një numër aleatësh të tjerë të NATO-s dhe jo-NATO në Skandinavi dhe përgjatë krahut verilindor dhe juglindor të Europës. Ngjashëm, Franca është e angazhuar të punojë me Shtetet e Bashkuara në nivel strategjik, megjithëse politika e saj e sigurisë është përcaktuar gjithnjë e më shumë nga zhvillimet më afër shtëpisë, në Mesdhe dhe Afrikën Veriore. Megjithatë, ndërsa Parisi përsëri flet për “autonominë europiane” në mbrojtje, ai e kupton qartë gurin më të madh strategjik, që e bën lidhjen strategjike të Amerikës me Evropën të domosdoshme për sigurinë e saj. Marrëdhëniet SHBA-Gjermani, të cilat janë thelbësore për suksesin e vazhdueshëm të NATO-s, ka të ngjarë të paraqesin një sfidë, sepse Uashingtoni dhe Berlini deri tani nuk kanë mundur të izolojnë bisedën strategjike gjermano-amerikane mbi përparësitë e përbashkëta të sigurisë dhe mbrojtjes nga kufizimet e brendshme politike. Megjithatë, Uashingtoni duhet të vazhdojë të bëjë çdo përpjekje për të punuar ngushtë me Berlinin; si një anëtar kyç i aleancës së NATO-s dhe pika kryesore e hyrjes për forcat amerikane në Evropë, Gjermania mbetet një aleat jetik amerikan.

Së fundi, Shtetet e Bashkuara duhet të largojnë ideologjinë e globalizmit dhe ndërvarësisë komplekse si një rrugë për sigurinë. Asnjë vendim tjetër politik nuk ka bërë më shumë dëm në pozitën relative të pushtetit të Amerikës sesa përkushtimi gati-dogmatik i elitës sonë për globalizimin, si një mjet për të ndikuar në liberalizimin e shteteve autoritare dhe duke mbështetur rendin ndërkombëtar liberal. Çështja nuk është nëse kapitalizmi i tregut dhe tregtia ndërkombëtare janë të mira për Shtetet e Bashkuara; në të kundërtën, fuqia amerikane prej një shellui është ndërtuar mbi industrializimin e shpejtë, risinë dhe konkurrencën në treg. Megjithatë, 30 vitet e fundit kanë dëshmuar ngritjen e bindjes së gabuar se një “ekonomi e bazuar në shërbim post-industrial” do të mjaftojë për të siguruar rritjen dhe begatinë e Amerikës. Për ta vënë atë në gjuhën e viteve 1990, “softëare do të zëvendësonte hardëare”. Besimi shpresëdhënës në tregtinë ndërkombëtare si një ilaç që do të maksimizonte rritjen dhe do të ulte koston e konsumit të shndërruar gjatë tre dekadave pas Luftës së Ftohtë në dogmë, si korporata pas korporatash offshore shfuqizoi industritë amerikane, ndërsa komunitete të tëra në Shtetet e Bashkuara u depërtuan. Pasojat e rënies së investimeve në kapacitetet prodhuese të SHBA-së dhe rrjedhja e teknologjive kyçe në Kinë dhe gjetkë nuk ishin të vështira për t’u parashikuar: Për dekada me radhë Shtetet e Bashkuara kanë drejtuar deficite tregtare, ndërsa ekspertët hodhën poshtë si të parëndësishme argumentin se llogaria tregtare e vendit është një masë e vlefshme e suksesit apo e dështimit të politikës së saj tregtare. Po ashtu, avokatët e “globalizimit” të vazhdueshëm këmbëngulin edhe sot që deficiti tregtar i SHBA nuk është një problem që kërkon një zgjidhje. Kjo është e ngjashme me besimin se nuk ka dallim në mes aseteve dhe detyrimeve.

Në realitet, globalizimi nuk ka rishkruar rregullat e konkurrencës së fuqishme të fuqisë apo të sigurisë kombëtare. Fuqia ekonomike sunduese, duke përfshirë një bazë të gjallë prodhuese, është po aq e rëndësishme për statusin e fuqisë së madhe sot siç ka qenë me shekuj. Vetëm pyetni banorët e Pekinit, Tokios, Seulit ose Berlinit. Është gjithashtu parakusht thelbësor i forcës ushtarake. Ne nuk mund ta kemi të dyja mënyrat, duke pretenduar se deindustrializimi i Shteteve të Bashkuara nuk ka rëndësi, ndërsa në të njëjtën kohë vërehet me shqetësim në rritje, rritja e vazhdueshme e Republikës Popullore të Kinës, sot furnizuesi kryesor i mallrave teknologjike dhe me vlerë të lartë. Lufta po vjen dhe nuk do të jetë e mjaftueshme për të shkruar softëarer për të drejtuar edhe aplikacionet më bazike, duhet gjithashtu të jetë në gjendje të instalojnë edhe një çip silikoni.

Në botën e sotme të tregjeve të mbrojtura, pasuria intelektuale e zhvatur dhe subvencionet e qeverisë vazhdojnë të argumentojnë se për katër dekadat e fundit kemi qenë të angazhuar në diçka, që i ngjan idealit të tregtisë së lirë, është të mohojmë realitetin. Është koha të heqim dorë nga mantrat e globalizmit që një bazë prodhuese kombëtare nuk ka më rëndësi, ose se guri tradicional i import-eksportit nuk zbatohet më. Përndryshe, rënia e Amerikës si një fuqi globale do të vazhdojë me shpejtësi dhe Shtetet e Bashkuara do të rrezikojnë të mos jenë në gjendje të mbajnë ato elemente të zinxhirit tonë të furnizimit që janë jetësore për sigurinë kombëtare. Është e domosdoshme që Shtetet e Bashkuara të mbrojnë segmentet kritike të zinxhirit tonë të furnizimit dhe të zbatojnë kontrolle të rrepta të eksportit dhe bazat e politikës ekonomike kombëtare, veçanërisht në fushat që ndikojnë në forcën tonë ushtarake. Shkurtimisht, përparësia jonë kryesore strategjike duhet të jetë: të ndajmë ekonominë tonë nga Kina, për të mos edukuar arkitektët e ardhshëm të armëve të Kinës në shkencat dhe kolegjet tona inxhinierike dhe universitetet tona, dhe për të rivendosur të paktën një pamje të një loje të barabartë për sa i përket çështjeve ndërkombëtare tregtare dhe investime.

Epoka e shpallur e unipolaritetit e ndërtuar rreth Shteteve të Bashkuara kaloi më shpejt se sa parashikuesit e saj, ndërsa një sistem bipolar me një “balancues” në mes, një tipar i njohur nga epoka e Luftës së Ftohtë, mbetet një gjë e së kaluarës. Dekada e ardhshme do të jetë vendimtare për shpërndarjen e energjisë në të gjithë globin. Amerika ose do të mbetet ekonomia më e fuqishme dhe më inovative dhe udhëheqësi i demokracive, ose do të humbasë në konkurrencën e transformimit të sistemit nga Kina dhe, për pasojë edhe Rusia.

Një shtrirje e re e fuqisë është e gatshme të dalë, një në të cilën ideja e polaritetit tradicional sistematik do të zëvendësohet me një formë të re të polaritetit të thyer që rrënjoset në bashkimin e sistemeve paralele ekonomike, gjithnjë e më shumë të shkëputura në fushat kryesore të teknologjisë dhe zinxhirit të furnizimit – në fuqi ” dy botëve “, në të cilën Perëndimi i udhëhequr nga SHBA-ja, nëse vazhdon t’i përmbahet dogmës mbretëruese globale, do të rrezikojë të mbijetojë dhe të zhvendoset.

Rritja e konkurrencës tashmë ka ripërcaktuar se si shtetet anembanë globit e shohin përparësitë e tyre të sigurisë kombëtare duke shkuar përpara dhe gati të arrijnë një rritje dhe fuqëzim. Ky konkurs është gjeopolitik, gjeo-ekonomik dhe ushtarak në natyrë, dhe vazhdon të përhapet në fusha të reja, duke përfshirë kibernetikën dhe hapësirën, duke sjellë në shtëpi realitetin e ftohtë, që një luftë shtetformuese shtetërore, që duhet të transformohet, duhet të vijë që, do të testonte gurin e një diferencimi absolut dhe relativ të fuqisë midis Amerikës dhe aleatëve të saj kundër Kinës dhe Rusisë gjithnjë e më shumë të lidhura. Vendimet që bëjmë sot, qoftë në politikat ekonomike apo në alokimet e shpenzimeve të mbrojtjes, do të përcaktojnë opsionet në dispozicion të Shteteve të Bashkuara në të ardhmen jo shumë të largët, kur raundi aktual i konkurrencës shtetërore në shtet arrin përfundimin e tij. Ora po kalon. Çdo vit që kalon pa ndërtimin e Perëndimit një konsensus strategjik gjithëpërfshirës për t’u përballur me konkurrentët e saj në rritje ndërron shanset kundër nesh.

Vranë specialin e RENEA në Lazarat, esktradohet nga SHBA

Paraditen e të mërkurës është ekstraduar nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës, 22-vjeçari Ruhan Hiraj, i akuzuar si pjesëtar i grupit të strukturar kriminal të 24 qershorit 2015, ku gjatë aksionit të policisë në Lazarat, mbeti i vrarë efektivi Ibrahim Basha.

Esktradimi i 22-vjeçarit është bërë pasi ndaj tij rëndojnë disa akuza për pjesëmarrjen në grupin kriminal të ngjarjes së Lazaratit, ndërsa Gjykata e Shkallës së Parë për Krimet e Rënda në Tiranë, në vitin 2018, e ka dënuar këtë person me 15 vjet burg për veprën penale “Kundërshtim i punonjësit të Policisë së Rendit publik me Dhunë”, “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit”, “Prodhimi i armëve luftarake“, “Kryerja e veprave penale nga organizata kriminale dhe grupi i strukturuar kriminal”, “Pjesëmarrja në bandën e armatosur”.

Në datë 24.06.2015, në fshatin Lazarat të rrethit Gjirokastër, shtetasi Ruhan Hiraj në bashkëpunim me disa shtetas të tjerë kanë qëlluar me armë zjarri në drejtim të punonjësve të policisë të repartit “Renea”, të cilët kanë qenë brenda në automjetin e policisë në vendin e quajtur “Pularia”.

Si pasojë e këtyre të shtënave, ka mbetur i vrarë brenda në automjetin e policisë, punonjësi i Policisë Ibrahim Basha (tashmë dëshmor i atdheut), si dhe janë plagosur punonjësit e policisë, J. I. dhe P. H. Ky ka qenë  një operacion i madh ndërkombëtar, ku janë përfshirë disa institucione ligjzbatuese në Shqipëri, Itali dhe SHBA, për të cilat, Policia e Shtetit ka shprehur falënderimin.

Pas deportimit nga SHBA i të akuzuarit Ruhan Hiraj për vrasjen e efektivit të RENEA-s Ibrahim Basha në Lazarat, avokati i tij kanë dalë në një konferencë për shtyp për të mbrojtur klientin. Avokati i Ruhan Hirajt, Bashkim Nikolla ka deklaruar se klienti i tij nuk është vrasës ashtu siç u tha por thjesht një person që është përfshirë nga hetimet dhe se nuk ka lidhje me vrasjen e efektivit të RENEA-s në  24.06.2015. Avokat Nikolla ka thënë se në momentin kur ka ndodhur vrasja e Ibrahim Bashës, klienti i tij ishte në Tiranë me familjen dhe nuk ka pasur se si të ishte ai i përfshirë në grupin e zjarrit që qëlluan ndaj forcave RENEA. Në fund Bashkim Nikolla ka deklaruar se do t’i shkojë deri në fund kësaj çështje dhe se ka besim të plotë se Gjykata e Lartë pas ringritjes do t’i japë të drejtë klientit të tij.

Moska sulmon SHBA (përdor fjalimin e Metës)

Pas mbrojtjes që i bëri ambasada ruse në Tiranë, Ilir Metës i ka ardhur një tjetër mbështejte nga Rusia. Gazeta “news.ru”, i ka kushtuar një artikull të gjatë, deklaratës dhe sulmit që Ilir Meta i bëri milardierit Goerge Soros gjatë një konference për shtyp disa ditë më parë. “Shqipëria, gati të nxjerrë në pazar hesapet e Sorosit”, shkruhet në titullin e lajmit të kësaj gazete.

“Në Evropë, ata gjithnjë e më shumë ka nisur të pranohet se Rusia ka të drejtë, duke akuzuar SHBA-në për mungesë korrektësie ekonomike”, shkruhet më tej në komentin e shkrimit. “Presidentit shqiptar Ilir Meta papritmas i erdhën mendtë. Ai akuzoi publikisht miliarderin Xhorxh Soros për komplot kundër demokracisë shqiptare”, vijohet në artikull. Media ruse vijon më tej, duke u shprehur se në Evropë po heqin “syzet rozë”, dhe nuk e fshehin habinë teksa po ndërgjegjësohen se rusët në shumë aspekte kanë të drejtë, kur flasin për lojërat amerikane “në ujëra të turbullta”.

“Kam dy fjalë edhe për miliarderin e nderuar George Soros. Na ndihmoi në vitin 2000, sepse edhe ai është socialist në pikëpamje. Por më pati thënë Viktor Orban: “kini kujdes se nuk është aq demokrat dhe komploton kundër demokracisë”, citon Metën “Bollkën Insajt-i (Balkan Insight)”, citon portali Rusë nga deklarata e Metës. .

Më tej, media ruse shkruan: “Me fjalë të tjera, Presidenti i Shqipërisë, jo vetëm pranoi se amerikanët po destabilizojnë veçanërisht situatën në vendin e tij, duke financuar opozitën, por dhe pastaj përpiqen të t’i diktojnë pushtetit të dobësuar rregullat e veta të lojës, duke përfituar maksimalisht për biznes-strukturat konkrete amerikane, duke u fshehur pas “interesave kombëtarë”.

“Për Orbanin Meta nuk foli rastësisht. Pikërisht kryeministri i Hungarisë në BE në fakt ishte i pari që guxonte të vinte në dyshim pastërtinë e “miqësisë” amerikane. Për shembull, ai e konsideron Sorosin si iniciator të nxitjes së antisemitizmit në Bashkimin Evropian. Për më tepër, sipas tij, ekziston njëfarë “plani i Soros-it”, që priret të minojë sigurinë e Hungarisë dhe të gjithë Evropës. Dhe pastaj, siç dihet, peshku më i mirë kapet në ujërat e turbullta”, shkruhet ndër të tjera në artikullin e portalit rus.

Skip to toolbar