“Punonjësi i së ardhmes”, obez, me sy të kuq dhe i kërrusur

Dhimbjet e qafës, shpinës, mesit, mbipesha, sytë e kuq e të thatë janë vetëm disa prej simptomave që punonjësit e zyrave që punojnë të paktën 8 orë ulur në karrige para një kompjuteri kanë më së shumti.

Sipas një studimi nga një kompani britanike “Fellowers” arriti në përfundimin se punonjësi i së ardhmes do të jetë mbipeshë, me sy të kuq, syze, me këmbë të fryra dhe i kërrusur. Kompania krijoi dhe një manekin për të paraqitur imazhin se si do të duken njerëzit që punojnë ulur në të ardhmen dhe sigurisht që pamja nuk ishte aspak e bukur.

Hulumtuesit e këtij studimi thanë se kanë për qëllim ndërgjegjësimin e njerëzve për të zgjidhur këtë problem sa janë në kohë dhe të drejtohen drejt një jete të shëndetshme.

“Raporti tregon se punonjësit duhet urgjentisht të bëjnë diçka tani për të zgjidhur problemin e vendeve jo të shëndetshme të punës. Nëse nuk bëjmë ndryshime rrënjësore në jetën tonë të punës, duke nisur nga ato të lëvizjes, sjelljes apo pushimeve të marra rregullisht, zyra me shumë gjasë, do të na sëmurë. Ne kalojmë orë të tëra në tryezë pa lëvizur dhe trupat për rrjedhojë fillojnë të atrofizohen. Kjo jo vetëm që përshpejton problemet muskulore dhe dobësinë e këmbëve, por rrit rrezikun e trombozës, problemeve kardiovaskulare dhe madje edhe të tumoreve”, thuhet nga ekspertët e studimit.

Studimi bazohet në intervistat e realizuara me më shumë se 3 mijë punonjës zyrash në Britaninë e Madhe, Gjermani dhe Francë.

Akrepat 60 minuta pas, si të kapni ritmin

Akrepat e orës u zhvendosën me 60 minuta pas mëngjesin e 27 tetorit. Kthimi në orën diellore ndodhi në orën 03:00 të mëngjesit, ku akrepat “ecën” mbrapsht për të shënuar 02:00. Kjo do të thotë një orë gjumë më shumë për të shijuar pushimin e të dielës.

Ndryshimi i orës, që bëhet dy herë në vit të dielën e fundit të tetorit dhe të dielën e fundit të marsit, u vendos të ndiqet në Europë në vitin 1974, në mënyre që të shfrytëzonin më shumë dritën e diellit dhe të konsumonin më pak energji elektrike. Ora diellore do të qëndrojë deri më 29 mars të vitit 2020, kur Europa do i kthehet sërish orës verore. Ndryshimi i sivjetshëm mund të jetë i fundit në histori, pasi Komisioni Europian ka planifikuar të heq dorë nga ndryshimi i orës, por kjo do të vendoset mes 28 liderëve të BE.

Pavarësisht përftimit më shumë nga drita e diellit, ndryshimi i orës për shumë persona përjetohet me stres, ankth dhe një regjim të ri që duhet kohë për trupin të përshtatet. Nga shumë mjekë dhe psikologë kjo përjetohet si problem për një pjesë të madhe të njerëzve, sidomos për ata që vuajnë nga pagjumësia. Ja disa sugjerime si të kapni ritmin dhe përshtateni me ndryshimin e orës.

-Ecni apo bëni stërvitje edhe në kushte shtëpie

-Shmangni gjumin pasdite

-Inkurajoni gjumin me aktivitete relaksuese si meditimi, joga, stretching etj.

-Vendosni alarmin për tu zgjuar në të njëjtën orë si gjithmonë.

-Hani shëndetshëm dhe mos e teproni me ushqimin në mbrëmje.

Pse nuk duhet të pini ujë në shishe plastike

Uji në një shishe plastike ka shumë pasoja për shëndetin sidomos për mushkëritë, probleme me zemrën dhe probleme gastro-intestinale. Shishet plastike përmbajë “antinomin”, një lloj metali i rende, i cili sjell probleme me mushkëritë, ndërsa në tjetër kimikat i quajtur “bisphenoli A” që ndodhet në shishe shkakton çrregullimin hormonal.

Sa më nxehtë të bëjë aq më i ndotur bëhet uji, pasi aq më shuam këto kimikate të gjendura tek plastika përçohet drejtpërdrejtë në ujin që pimë.

Mënyra më e mirë për të mbrojtur shëndetin tuaj është që të hidhni shishet qe kanë qëndruar për shumë kohë në të ngrohtë.

Studiuesit tregojnë se nëse një shishe ujë qëndron për një kohe te gjatë në të diell apo vend të nxehtë ai mund të bëhet më i rrezikshëm, sidomos për fëmijët.

Prandaj është mirë që plastika të zëvendësohet me qelqin sa më shumë të mundet.

Nëse konsumoni shumë erëza pikante do vuani nga…

Erëzat pikate kanë përfitimet e tyre në shëndet, që nga djegia e kalorive deri tek përmirësimi i qarkullimit të gjakut. Por nëse ajo konsumohet me tepricë të madhe atëherë “kthehet” kundër shëndetit tonë, duke shkaktuar probleme me memorien dhe kujtimin e gjërave.


Sipas një studimi që zgjati 15 vite dhe morën pjesë 4500 njerëz, u arrit në përfundimin  se  ushqimi pikant në sasi të tepruara mund të shkaktojë humbje të kujtesës.

Sipas studimit, njerëzit që konsumua 50 gramë erëzash pikante në ditë kishin dy herë më shumë mundësi që të kishin një kujtesë të dobët krahasuar e personat që nuk konsumonin ushqime pikante. Ngrënia e ushqimi dhe erëzave pikante, ishte e lidhur me 56% humbje të kujtesës .

Kjo nuk do të thotë se nuk duhet të konsumoni më erëza pikante, por të mos e teproni më sasinë e tyre në mënyrë që të përfitoni nga vlerat shëndetësore që kanë.

Mish i prodhuar në laborator, pas 2040 do përmbushë 60 % të tregut

Deri në vitin 2040, 60 % e konsumit të mishit në botë nuk do të jetë më nga kafshët e therura, por nga përpunimet kimike të saj në laborator.  Metodat e reja të bio-teknologjisë do të aplikohen jo vetëm në industrinë  mishit, por edhe më gjerë me kalimin e kohës. Ky prodhim tashmë ka nisur dhe kompania kanadeze Mosa Meat, ka krijuar ‘burgers’ e parë që duket, shijon dhe ndihet si mish, por nuk përmban fare mish.

Si do të nxirret mishi nga laboratori? Nga biopsia e mishit të kafshëve , merret një pjesë e vogël e indeve nga punëtorët e laboratorëve, të cilët nxjerrin qelizat burimore, që mund të rriten në miliona dhe pastaj përdoren për të krijuar indet e muskujve dhe indet e yndyrës që përbëjnë një biftek. Në momentin kur gatuani mishin e prodhuar në laborator do të ketë të njëjtë erë dhe shije me mishin normal.

Sa i mirë do jetë për shëndetin apo do pranohet kjo mënyrë nga popullsia? Kjo pritet të shihet gjatë viteve në vijim.

“Torturohet psikologjikisht prej vitesh”, OKB mbron Assange

Themeluesit të Wikileaks, Julian Assange i është ushtruar torturë psikologjike për vite me radhë. Të paktën kështu është shprehur Raportuesi i posaçëm i Kombeve të Bashkuara për torturë, Nils Melzer, pas vizitës që Assange iu bë në qelinë ku ndodhet.

Julian Assange ka vuajtur “ekspozim të zgjatur ndaj torturës psikologjike” tha Melzer dhe i kërkoi Britanisë të mos e ekstradojë atë, duke paralajmëruar se të drejtat e tij njerëzore do të shkelen dhe se ai nuk është i aftë për t’u gjykuar.

Assange, 47 vjeç, po lufton kundër ekstradimit në SHBA lidhur me akuzat që lidhen me publikimin e informacione të klasifikuara. Ai kërkoi azil politik në ambasadën e Ekuadorit në Londër në vitin 2012, ku qëndroi deri në arrestimin e tij më 11 prill të 2019.

“Assange ka qenë subjekt i persekutimit të vazhdueshëm kolektiv duke përfshirë kërcënime ndaj deklaratave dhe nxitjen e dhunës kundër tij. Unë kam punuar në shumë fusha të torturës në jetën time, në situata të dhunës dhe kam biseduar me viktimat e persekutimit në mbarë botën dhe kam parë mizori shumë serioze. Por ajo që kurrë nuk kam parë është se një person i vetëm është izoluar qëllimisht dhe persekutuar nga disa shtete demokratike në një përpjekje të bashkërenduar që përfundimisht ta thyejnë vullnetin e tij” tha Melzer për BBC.

Melzer shtoi se ai beson se Assange “ka një frikë shumë të arsyeshme, që nëse ekstradohet në Shtetet e Bashkuara ai nuk ka asnjë shans për të marrë një gjykim të drejtë me nivelin e paragjykimeve publike dhe zyrtare që ekzistojnë atje për të”.

Aktualisht Assange ndodhet në një burg në Britani.

Ushqimet që ndihmojnë në luftimin e celulitit

Celuliti është një problem estetik i lëkurës që prek të gjitha femrat, por përmes ushqimit të duhur mund të gjendjet dhe zgjidhja për të. Ka shumë faktorë që lidhen me formimin e celulitit, si qarkullimi i dobët i gjakut, jeta sedentare, pirja e duhanit, çrregullimet hormonale, predispozita gjenetike etj. Celuliti nuk prek vetëm femrat e kolme, por edhe ato të dobëta, prandaj nuk ka të bëjë drejtpërdrejtë me peshën trupore. Për ta luftuar atë mënyra më e mirë është përmes ushqimit të shëndetshëm dhe aktivitetit fizik.

Ushqimet e pasura me sheqer, yndyrë dhe kripë favorizojnë shkaktimin e saj, ndërsa ushqimet e pasur me antioksidantë, minerale dhe vitamina kanë një efekt pozitiv në luftimin e celulitit. Ja 5 ushqimet që bëjnë “mrekulli” në largimin e celulitit.

1-Frutat e pyllit janë të pasura me antioksidantë që ndihmojë për të luftuar inflamacionin dhe të nxisin qarkullimin e gjakut.

2-Avokado është anti-inflamator dhe një burim i acideve yndyrore esenciale Omega 3. I pasur me magnez dhe kalium, lehtësojnë eliminimin e lëngjeve të tepërta nga trupi.

3-Kivi është i mirë për shëndetin e lëkurës, në sajë të vitaminës C. Kjo vitaminë favorizon prodhimin e kolagjenit që riparon lëkurën në mënyrë natyrale.

4-Rrepkat janë një burim i kaliumit, squfurit dhe magnezit që largojnë fryrjet në trup si pasojë e mbajtjes së ujit të tepërt.

5-Arrat janë një burim i mirë i acideve yndyrore esenciale Omega 3, të cilat favorizojnë qarkullimin e duhur të gjakut dhe uljen e inflamacionit në trup.

Skip to toolbar