Çudia: policët bien në det, por trafikantët i shpëtojnë!

BOTA


Trafikantët i shpëtojnë jetën policëve në mes të detit, që ishin vënë në ndjekje të tyre për të kapur drogën. Mund të duket si një skemë e stisur, por në fakt është e vërtet dhe e gjitha e kapur nga kamerat.

Sipas “Corriere della sera” policia bregdetare ka qenë në ndjekje të gomones me 4 trafikantë që po transportonin drogë. Policia monitoronte situatën me helikopter dhe dy skafe në brigjet e Malaga-s në Spanjë, por gjatë aksionit skafet e policëve janë përplasur mes tyre duke hedhur në det efektivët. Ato ishin duke luftuar për jetën për shkak të dallgëve, kur ndodhi ajo që nuk pritej. Gomonia e trafikantë u kthye dhe i shpëtoi ato duke i nxjerrë nga uji.


Sigurisht fundi dihet, trafikantët u arrestuan dhe policia sekuestroi 80 pako me hashash, por ajo që u pa në kamera ishte edhe ana tjetër e trafikantëve, ajo njerëzore.




Skip to toolbar