Nga Spartak Ngjela
Venecia konfirmoi
mendimin juridik shqiptar: Meta ka shkelur kushtetutën.
Që në fillim duhet
thënë se mendimi i specializuar i Komisionit të Venecias e ndihmon realisht
Shqipërinë në ecurinë e saj në luftën kundër korrupsionit.
Shqipëria është në
prag të ndryshimit të madh. Edhe Kosova po ashtu. Por Shqipëria është në
situatën më delikate: kushtetuta dhe ligjet e miratuara sipas saj në këta tre
vjetët e fundit, e eliminojnë të gjithë klasën politike të korruptuar.
Por, kjo klasë po bën
rezistencë, sepse nuk po pranon që të ngrihen institucionet e reja
antikorrupsion.
Pikërisht këtu ka
nisur konflikti amerikan me klasën e korruptuar shqiptare, në Kosovë dhe në
Shqipëri, sepse kjo shtresë kërkon ta shkëpusë nga tutela amerikane Shqipërinë
dhe Kosovën.
Duhet të theksojmë
se, edhe elita e korruptuar që sapo u rrëzua në Kosovë, në heshtje, ishte
kundër politikës amerikane në Ballkanin Perëndimor.
Ka një sëmundje të
njohur në politikën shqiptare: krerët e shtetit, për të mbajtur pushtetin apo
për të ardhur në pushtet, bashkëpunojnë me pushtuesit njëqindvjeçarë të
Shqipërisë: me rusët dhe me serbët.
Amerika, për të
eliminuar këtë klasë politike të korruptuar në Shqipëri, gjithçka e ka arritur
në Tiranë me forcë dhe jo me arsye. Në fakt nuk kishte rrugë tjetër.
Një i tillë ishte
edhe konflikti i politikës amerikane me Ilir Metën dhe me lëvizjen e dhunshme
të Berishës dhe Bashës.
Nga lufta antikorrupsion
rrezikohen sot të gjithë liderët e të dy krahëve të politikës. Por, pyetjet që
ngrihen tani janë këto:
Çdo të bëjë
mazhoranca, a do ta çojë luftën deri në fund? A do ta shkarkojë Kuvendi i
Shqipërisë Ilir Metën?
Nuk ka rrugë tjetër,
do apo nuk do kjo mazhorancë, Meta ka shkelur kushtetutën, dhe shkarkimi i tij,
që është një nga krerët e korrupsionit Shqiptar, i hap mundësitë e besimit të
Shqipërisë kundrejt Bashkimit Europian.
Komisioni profesional
i Venecias e shprehu qartë: Presidenti i Shqipërisë ka shkelur kushtetutën.
Por, gjykimin, tha ajo, e ka në dorë Gjykata Kushtetuese e Shqipërisë.
Saktë. Komisioni i
Venecias nuk është gjykatë, por vetëm një komision profesionistësh.
Shqiptarët janë të
lodhur nga një bandë pushtuesish, e cila ka afër tre dekada që po i detyron të
lënë vendin e tyre si pasojë e varfërisë.
Shkarkimi i Ilir
Metës nga posti i presidentit të Republikës është një hap i madh përpara në
luftën kundër korrupsionit.
Rasti Meta, me anulimin
e datës së zgjedhjeve, realisht ka qenë ndihma e madhe juridike që presidenti
shqiptar donte t’iu jepte forcave antishtet të Partisë Demokratike.
Liderët e Partisë
Demokratike ishin hedhur në sulm të dhunshëm për të shpërbërë shtetin shqiptar.
Donin që ta dhunonin shtetit institucionalisht dhe, në anarkinë e ardhur, të
mund të shpëtonin veten dhe pronat e paligjshme, duke shkatërruar Shqipërinë.
Ishte forca e politikës amerikane që i shkatërroi plotësisht.
Por, a do të vijojë
kjo politikë force amerikane, deri në përfundimin real të Reformës antikorrupsion?
Sigurisht që do të
vijojë.
Në fakt, edhe
revoltat antishtet Berisha-Basha, edhe zhdektetimi zgjedhjeve të 30 qershorit
nga presidenti Meta, kanë qenë lëvizje antiamerikane.
Po, ku konsiston
antiamerikanizni i tyre?
Duhet të kuptohemi:
antiamerikanizmi Berisha-Meta-Basha, nuk është një lëvizje doktrinare kundër
Amerikës, por një aspekt i veçantë që lidhet me Reformën antikorrupsion që po
drejtojnë amerikanët këtu, në Shqipëri.
Por, ama, kjo është arsyeja
që janë të mundur. Nuk kanë më asnjë shpresë.
Kurse, po ta shohësh
në një prizëm historik, shkarkimi i Ilir Metës, është në fakt, hapi i parë
drejt shpëtimit të Shqipërisë.