Gjatë tetorit, pati më pak aksidente, por më shumë të vdekur

Aksidentet rrugore gjatë muajit tetor 2019 pësuan një rënie me 20.8% krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë. Sipas Institutit të Statistikave, gjatë muajit tetor 2019 u shënuan 118 aksidente krahasuar me 149 aksidente në të njëjtën periudhë të një vitit më parë. Por nëse në pamje të parë shifrat janë optimiste, pasojat e tyre tregojnë të kundërtën.

Ndonëse numri i aksidenteve ra ndjeshëm, gjatë muajit tetor të këtij vdiqën në rrugët e vendit 25 persona, ndërsa në të njëjtin muaj të vitit të kaluar, vdiqën 16 persona, pra 9 jetë të humbura më shumë se një vit më parë. Ndërkohë, në total, nga janari deri në tetor të këtij viti kanë humbur jetën 182 persona krahasuar me 168 të një viti të kaluar. Kjo tregon se pavarësisht se kanë ndodhur më pak aksidente, pasojat e tyre kanë qenë më fatale.

Sipas INSTAT, në muajin Tetor 2019, aksidentet rrugore, në 83,1 % të rasteve, kanë ndodhur si pasojë e sjelljes së drejtuesit të mjetit. Numri më i lartë i aksidenteve në këtë periudhë është kryer nga grup-mosha 25–34 vjeç, duke zënë 22,9 % të numrit të aksidenteve gjithsej.

Aksidentet në këtë grup-moshë janë ulur me 28,9 %, krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë. Në dhjetëmujorin e 2019, aksidentet rrugore, në 14,4 % të rasteve, kanë ndodhur si pasojë e sjelljes së këmbësorit. Gjatë kësaj periudhe, numri i aksidenteve sipas sjelljes së këmbësorit është ulur 35,1 %, krahasuar me një vit më parë.

Helikopteri përplaset me avionin, 5 të vdekur në ishullin turistik

Të paktën pesë persona kanë mbetur të vdekur nga përplasja e një helikopteri me një aeroplan të vogël në Majorka. Ngjarja ka ndodhur këtë të diel, teksa mësohet se tre personat në helikopter dhe dy në aeroplan, kanë mbetur të vdekur. Policia ka njoftuar se mes viktimave është dhe një i mitur.

Rrëzimi ndodhi në orën 13:35 me orën lokale të Majorkas. Ekipet e emergjencës kanë shkuar në vendin e ngjarjes, por pamundur të shpëtojnë jetë njerëzish. Ndërkohë autoritetet kanë nisur një hetim për aksidentin, i cili ndodhi në qytetin Inca. Ende nuk dihet kombësia e viktimave të aksidentit, ndërsa mediat lokale raportojnë që ata mund të jenë turistë.

Majorka është një nga ishujt e preferuar për turistët në Spanjë. Presidentja e ishujve Balearik, Francina Armengol, ka shkruajtur në rrjetet sociale, duke u shprehur se “po e ndjekim me shqetësim aksidentin ajror”, duke theksuar se “ka mbetur e tronditur”.

Mediat lokale raportojnë se aksidenti ka ndodhur në ajër, por pas përplasjes në tokë, ka pasur shpërthim të madh të dy mjeteve fluturuese.

15 të vdekur në Sri Lanka, policia përplaset me militantët islamikë

15 persona të vdekur u gjetën në Sri Lanka pas një përplasje me armë mes policisë dhe disa militantëve islamikë në lindje të vendi.

BBC shkruan se përleshjet ndodhën në Sainthamaruthu, në jug të qytetit bregdetar të Batticaloa, afër qytetit ku ndodhen sulmet kamikaze të së dielës së kaluar.

Ndërsa Kisha Katolike ka njoftuar se ka anuluar të gjitha meshat e së dielës. Vendimi ka ardhur pas sulmeve terroriste të ndodhura të dielën e kaluar ku mbetën të vdekur mbi 250 vetë.

Skip to toolbar