Me
anë të një deklarate, Ministrja e Arsimit Besa Shahini bëri një bilanc të
situatës së shkollave të prekura nga tërmeti. Shahi dha lajmin së pari se në
Durrës nxënësit nuk do të bëjnë mësim deri në datën 9 dhjetor, ndërsa në Tiranë
dhe Lezhë mësimi do të jetë i pezulluar deri në datën 5 dhjetor.
“Duke
marrë parasysh gjendjen e shkollave u vendos që në Qarkun e Durrësit mësimi do
të pezullohet deri më 9 dhjetor. Në qarkun e Tiranës dhe të Lezhës mësimi do të
jetë i pezulluar deri më datë 5 dhjetor, ku do të fillojë mësimi. Nëse do të
shtyhet do njoftohen më 4 dhjetor”, tha Shahini.
Në
qaraqet e tjera, që nuk janë prekur nga tërmeti mësimi do të vijojë normalisht.
Ndërkohë, Besa Shahini bëri dhe një bilanc të situatës së dëmtimeve në shkolla.
“Në
Durrës e Lezhë kanë dëmtime të thella 26 shkolla. Në Tiranë dëmtime mesatare
dhe të lehta janë 23, përveç Prezës që do të zhvendosen nxënësit në një shkollë
tjetër. Një pjesë e shkollave në Tiranë janë mbyllur por jo të gjitha. Mbrëmë
kemi bërë zhvendosjen e planeve të nxënësve tek shkollat pritëse. Kemi bërë
kalkulimin e kostove dhe jemi në proces të mjeteve të transportimit. Edhe për
nxënësit që janë strehuar nëpër hotele. Duhet t’i çojmë në shkollat më të
afërta”, shkruan Besa Shahini.
Ndërkohë,
ministrja shprehet se mësuesit do të dalin në punë në datën 2 dhjetor, veç Durrësit.
Ajo thotë se do të ketë një plan pune përgatitore për mësuesit që do të dalin në
punë para se të vijnë nxënësit.
“Plani
i punës për detyrat e shtëpisë, e kemi mbyllur për strehimet e përkohshme. Jo
vetem në hotele por edhe tek çadrat. Plan pune përgatitore për mësuesit që do
të dalin në punë para se të vijnë nxënësit. Mësuesit i presim në punë me 2
dhjetor. Përveç se në Durrës që do të jetë me tolerim. Kjo është e domosdoshëm
që të bëhet për të përgatitur mësimin. Nuk është opsionale por do të
monitorohet. Mosparaqitja nuk paraqiti
problem por tani është momenti i përgatitjes së mësimit. Jemi në gjendje të
jashtë zakonshme. Duhet të vihet në plan të dytë frika. Kemi përparësi mësimin”,
thotë Shahini.