Tjetër lëkundje 4.2 ballë. Epiqendra në Durrës, ndihet në Tiranë

AKTUALITET


Një tjetër lëkundje e fortë tërmeti u regjistruar paraditen e të hënës. Ajo ishte me magnitudë 4.2 ndërsa thellësia ishte rreth 2 km.

Pasgoditja ishte me epiqendër afër qytetit të Durrësit. Vala sizmike zgjati vetëm disa sekonda, ndërkohë që ishte një nga më të fortat të regjistruara në orët e fundit.


Ndërkohë, gjatë gjithë natës të së hënës janë regjistruar 13 pasgoditje më e madhja prej të cilave me magnitudë 3.2.

Sipas IGJEUM nga data 26 nëntor, kur tërmeti prej 6.4 ballë goditi vendin deri më sot, janë regjistruar në total 1371 pasgoditje.

Ato kanë qenë të shkallëve të ndryshme, disa prej të cilave kanë pasur magnitudë mbi 5.

Tërmeti i 26 nëntorit ishte shkatërrimtar për vendin. Ai la pas 51 viktima dhe qindar të plagosur, si dhe miliona euro dëme materiale.




Skip to toolbar