Kush është pronari i TV i lidhur me terroristët?

Zbulimi i celulës iraniane dhe lidhjet me bosin e mafies turke Adbulselam Turgut, kanë rikthyer edhe njëherë debatin mbi lidhjet e mafies dhe kriminelëve me drejtësinë dhe politikën shqiptare. Sipas gazetës Tema bosi i mafies turke është i lidhur me disa biznesmenë dhe pronarin e një TV në Shqipëri. Adbulselam Turgut nuk është një emër i panjohur në Shqipëri.

Ai është arrestuar bashkë me një disa shqiptarë vite më parë për trafik droge, ndërkohë që sot një prej ortakëve të tij shqiptarë është biznesmen i njohur, madje ka edhe TV e radio.

Biznesmeni, ortak i Turgut, ka ndërruar emrin dhe njihet për lidhjet e tij me Ilir Metën, por dhe me PD-në, pasi Sali Berisha shfaqet herë pas herë në TV-në e tij.

Lidhjet e Turgut me biznesmenin shqiptar, që njihet nga të gjithë në Tiranë se kush është, i përmend edhe gazetarja Klodiana Lala.

“Adbulselam Turgut

U lirua vite më parë nga Gjykata e Apelit me masën e arrestit shtëpiak, në një kohë që në Shqipëri nuk kishte adresë.

Lirinë ja mundësuan miqtë e tij shqiptarë që paguan miliona. Dosja e tij në Policinë e Shtetit u rihap dy vite më parë dhe një portal shkroi për disa detaje.

Për këtë shkak u pezullua nga puna edhe një oficere, me dyshimin se zbuloi të dhëna sekrete. Në fakt, nuk ishte ajo që e nxori sekretin. Atë gjë e bëri dikush tjetër. Zhurma u shua shpejt, sepse mesa kuptova sërish ai bosi me dy emra veproi në mënyrën e tij.

Tani ky trafikanti na rezulton i përfshirë me rrjet terrori.

Te Krimet e Rënda ka një dosje të hershme për këtë.

Pyetja është: A po hetohet biznesmeni dhe lidhjet e tij me politikën????”, shkruan gazetarja Klodiana Lala.

Ndërsa Artan Hoxha shprehet:

“Abdulselam Turgut ka qenë nën hetim për trafik droge për qëllim ekstradimi drejt Gjermanisë.

Historia nis që në vitin 1998. Gjatë një operacioni të policisë turke u godit një grup shqiptarësh që merreshin me biznes.

U ra në gjurmët e tyre duke u ndjekur një futbollist me origjinë shqiptare, i ikur herët, që u kap me 30 kg heroinë.

U arrit të kapet një episod nga policia turke me 190 kg heroinë që ishte porositur në Turqi dhe do vinte në Shqipëri në rrugë tokësore.

Mes personave të kapur ishin Hekuran Hoxha i arrestuar qershor 2019 si i përfshirë në laboratorin e Hasit, në kuadër të operaconit Volvo 4, pjesë e të cilëve është edhe grupi i Avdylajve.

Roni i Shijakut ka qenë i arrestuar në Shqipëri e Itali për trafik heroine.

Është i përfshirë në fushata elektorale të forcave politike në Shijak.

Krimi nuk ka ngjyrë politike, ka marrë pjesë në fushata të ndryshme.

Personi tjetër i kapur quhej Behar Sofia.

Ky emër del në ngjarjen e gushtit 2009 ku në Durrës u vranë 4 policë gjatë operacionit për të arrestuar Dritan Dajtin.

Aty ka qenë Behar ose Fatmir Sofia, disa herë bizneseve të tij i është vënë lëndë eksplozive, që i ka pasur afër stadiumit Dinamo në Tiranë, tashmë nuk i ka më.

Në vitin 2009 Gjykata në Gjermani ka lëshuar urdhër arresti ndërkombëtar për Turgut, që akuzohej për trafik të 1 ton heroinë në drejtim të Gjermanisë.

Kishte urdhër kërkimi nga autoritetet belge, austriake, italiane.

Njëkohësisht ishte arrestuar më herët edhe në Turqi dhe Azerbajxhan dhe ishte në kërkim.

Zhduket dhe humb çdo gjurmë, flitet që kishte lidhje të forta edhe në Kurdistan, dhe ka përdorur edhe territorin iranian për linjë të trafikut të drogës.”

Gjykata jep Ok për ekstradimin e terroristit rus të ISIS: Do më vrasin

Gjykata e Durrësit ka vendosur ekstradimin e terroristit rus Rasul Milsaev, edhe pse ai kishte bërë lutje që të mos ekstradohej në Rusi pasi do e vrisnin. Vendimi për ekstradimin e tij u mor ditën e martë nga gjyqtari i Gjykatës së Durrësit, Paulin Çera.

Rusia kishte kërkuar ekstradimin e terroristit rus, i cili ishte pjesë e ISIS që prej 2013, ndërsa Gjykata e Durrësit ka vendosur në favor të kësaj kërkese, me arsyetimin se ‘mes Rusisë dhe Shqipërisë ka marrëveshje ekstradimi ndaj ai do të ekstradohet në Rusi në bazë të kërkesës së Prokurorisë së Përgjithshme Ruse.”

Në sallën e gjyqit, 34 –vjeçari Milsaev tha se “nuk është terrorist, por i tillë është presidenti rus Vladimir Putin”, ndërsa në seancën e kaluar kishte bërë lutje të ‘mos ekstradohej në Rusi, pasi i kërcënohej jeta dhe do e vrisnin.”

Rasul Milsaev është arrestuar më 12 korrik në vendin tonë, ndërsa kishte rreth një vit që kishte hyrë në Shqipëri si emigrant i paligjshëm nga Greqia. Kapja e tij u bë në Kakavijë dhe më pas u dërgua në qendrën e azilkërkuesve në Karrec në periferi të Tiranës. Pasi është kapur si emigrant i paligjshëm, ai ka ngritur dyshime për shkak të shenjave të shumta të thikave dhe plumbave në trup, duke bërë që policia e shtetit të nis hetimet ndaj tij. Me verifikimet rezultoi se ai ishte terrorist dhe kërkohej nga Rusia, ndërsa arrestimi i tij është bërë në 12 korrik të 2019.

Miklaev qëndroi për 11 muaj në qendrën e pritjes së azilkërkuesve në Karrec dhe përgjatë kësaj kohe ai refuzoi të fliste, sa për një kohë të gjatë u mendua se mund të ishte shurdh-memec. Ai u tradhtua pas një telefonatë. Ai akuzohet për pjesëmarrje në organizatë terroriste dhe pritet të gjykohet nga drejtësia ruse.

Në Qershor të vitit 2013 Rasul Miklaev, është larguar nga Rusia për në Siri, ku i është bashkuar një grupimit terrorist “Shteti Islamik” (ISIS), duke qenë pjesëmarrës aktiv në luftime kundër forcave qeveritare në Siri.

“Mos më deportoni se do më vrasin”, terroristi i ISIS i lutet gjykatës të qëndrojë në Shqipëri

Gjykata e Durrësit ka shtyrë masën e shqyrtimit të ekstradimit të një terroristi rus, i cili u kap në territorin shqiptar më 12 korrik. Gjatë seancës së sotme, rusi Rasul Mislaev, pjesë e grupit terrorist ISIS, u njoh me akuzat që rëndojnë ndaj tij dhe kërkesën për ekstradim drejt Rusisë.

Terroristi Mislaev i është lutur trupës gjykuese, që të mos e deportojnë në Rusi, pasi do e vrasin.  “Ju lutem mos më deportoni se atje do të më vrasin” ka thënë 34-vjeçari në seancën gjyqësore. Seanca u shty pasi avokati i tij kërkonte më shumë kohë për t’u njohur me dosjen e të pandehurit.

Rasul Mislaev u arrestua më 12 korrik pasi kishte hyrë në territorin shqiptar para një viti, si emigrant i paligjshëm nga Greqia përmes kufirit të Kakavijës. Pas verifikimeve rezultoi se ai ishte një terrorist i shpallur në kërkim që prej 2013 kur vendosi të largohej nga Rusia dhe t’i bashkohej ISIS. Terroristi është mbajtur në qendrën e mbyllur të emigrantëve të paligjshëm në Karreç të Vorës, nga drejtoria e Anti-terrorit e policisë së shtetit, ku dhe kanë nisur verifikimet për atë, pas dyshimeve që ngjalli nga shenjat e shumta të thikave dhe plumbave që kishte në trup. Ishin gjurmët e gishtërinjve që vërtetuan se ai ishte një terrorist në kërkim.

Gjithashtu mësohet se gjatë kohës në qendrën e emigrantëve, punonjësit e sigurisë kanë gjetur rrjetën dhe kangjellat e dritares së tij të prera, dhe prej asaj dite ruhej me truprojë, pasi kishte dyshime se mund të rrëmbehej nga terroristët ose të vritej pasi konsiderohej si kryesor në luftën e ISIS.

Arrestimi i terroristit shqiptar, reagon ministri italian

Policia e Elbasanit ka arrestuar ditën e sotme një 28-vjeçar, i cili kërkohet nga Italia për përfshirje në organizata terroriste. Pas arrestimit të tij, ka reaguar edhe ministri i Brendshëm i Italisë, Mateo Salvini.

Salvini përshëndeti aksionin e policisë shqiptare duke shtuar se nuk do të bëhej asnjë lëshim ndaj krimineleve që sjellin luftë.

“Bledar Ibrahimi 28 vjeç u arrestua në Shqipëri, pasi kërkohej për terrorizëm ndërkombëtar.
Në shtëpinë e tij në Milano janë gjetur pajisje kompjuterike, gjurmë të kontakteve me fundamentalistët islamikë dhe dokumente e video që lavdëronin xhihadin islamik.
Hetuesit dhe policia jonë ka bërë një punë të shkëlqyer. Gjithashtu falënderoj policinë e Tiranës për punën mjaft të mirë.
Asnjë lëshim ndaj kriminelëve dhe fanatikëve të cilët na sjellin luftë në shtëpinë tonë.” –shkruan Salvini në Facebook.

Arrestato in Albania Bledar Ibrahimi, 28 anni, ricercato per associazione con finalità di terrorismo anche…

Publiée par Matteo Salvini sur Mardi 23 avril 2019

Arrestohet terroristi në Elbasan, policia publikon videon

Policia e Shtetit ka arrestuar një person, i cili konsiderohet me rrezikshmëri të lartë shoqërore. Si rezultat i operacionit, nga agjentët e Antiterroit u bë e mundur kapja dhe arrestimi me qëllim ekstradimin i shtetasit shqiptar B. I., 28 vjeç, banues në Elbasan.

Arrestimi i këtij shtetasi u bë për arsye se Interpol Roma në datë 15.04.2019 e ka shpallur në kërkim ndërkombëtar për veprën penale “Pjesëmarrje në organizatë terroriste”.

28-vjeçari më parë është deportuar nga Italia si person i rrezikshëm për rendin dhe sigurinë publike në Itali, pasi dyshohet të jetë i përfshirë me organizata terroriste në Itali dhe Egjipt.

Policia e ShtetitOperacion për kapjen e personave me rrezikshmëri të lartë shoqërore, të shpallur në kërkim ndërkombëtar.Operacioni nga Drejtoria e Antiterrorit në bashkëpunim me Interpol Tirana dhe DVP ElbasanKapet dhe arrestohet me qëllim ekstradimi, një 28 – vjeçar i kërkuar nga Drejtësia Italiane.Në vijim të punës për parandalimin e terrorizmit, si dhe për kapjen e personave të shpallur në kërkim ndërkombëtar për terrorizëm, strukturat e Drejtorisë së Antiterrorit në Policinë e Shtetit, si rezultat i informacioneve të marra dhe punës investigative, organizuan dhe finalizuan në bashkëpunim me Interpol Tirana dhe Drejtorinë Vendore të Policisë Elbasan, operacionin për kapjen e një personi me rrezikshmëri të lartë shoqërore.Si rezultat i operacionit, nga agjentët e Antiterroit u bë e mundur kapja dhe arrestimi me qëllim ekstradimin e shtetasit shqiptar B. I., 28 vjeç, banues në Elbasan. Arrestimi i këtij shtetasi u bë për arsye se Interpol Roma në datë 15.04.2019 e ka shpallur në kërkim ndërkombëtar, mbi bazën e vendimit të arrestit të lëshuar nga Prokuroria e Republikës Italiane në mars 2019, për veprën penale “Pjesëmarrje në organizatë terroriste, parashikuar nga neni 270 i Kodit Penal italian. Ky person më parë është deportuar nga Italia si person i rrezikshëm për rendin dhe sigurinë publike në Itali, pasi dyshohet të jetë i përfshirë me organizata terroriste në Itali dhe Egjipt. Materialet në ngarkim të këtij shtetasi, i kaluan Prokurorisë për veprime të mëtejshme.

Publiée par Policia e Shtetit sur Mardi 23 avril 2019

Akuzat për terrorizëm, ish komando kërcënon trupin gjykues

Erzen Uka ose Hamzah Uka, siç preferonte të njihen në rrjetet sociale, ka dalë sot para Gjykatës së Krimeve të Rënda. Gjatë seancës së kryer me dyer të mbyllura, Uka është njohur më masën e sigurisë “arrest me burg” i akuzuar për nxitje të terrorizmit në rrjetet sociale.

Prokurori i çështjes Eugen Beci dhe gjyqtari Bib Ndreca, gjatë njohjes së të pandehurit me akuzat që rëndonin ndaj tij, kanë marrë edhe një kërcimin nga ish komando. “Sa të dal që këto do të jepni llogari, nuk do kaloni kollaj.” – ka thënë 29-vjeçari.

Uka akuzohet për nxitje publike të terrorizmit, mbajtje pa leje të armëve luftarake dhe stërvitje për qëllime terroriste. Ai ka shërbyer si komando gjatë 2011 me misione në Irak dhe Afganistan .

I arrestuar për terrorizëm, ish komando stërviste dy fëmijët e vegjël

Erzen Uka, ish komando i ushtrisë, që u arrestua për shpërndarje të thirrjeve terroriste, postonte në Youtube video ku shihet duke mësuar dy djemtë e të tij të vegjël si të stërviteshin, ndërsa në një tjetër shpjegon se si t’i hiqni armën nga dora kundërshtarit.

Përmes këtyre veprimeve radikale dhe nxitjen e kryerjeve të veprimeve terroriste, 29 vjeçari është arrestuar pas dy viteve hetim me urdhër të Prokurorisë së Krimeve të Rënda.

Uka ishte i ndarë nga bashkëshortja pasi më herët është dënuar edhe për ushtrim dhune në familje, por kjo nuk e ka penguar atë të mbante dy djemtë e vegjël edhe pse gjykata i kishte dhënë kujdestarinë nënës së tyre.

Uka ka shërbyer me herët si komando në Irak dhe Afganistan gjatë 2011, ndërsa në rrjetet sociale prezantohej si Hamzah Uka.

Nxiste terrorizmin në Facebook, arrestohet 29-vjeçari

Specialistët e Drejtorisë se Antiterrorit në Drejtorinë e Përgjithshme të Policisë së Shtetit, pas një hetimi dy vjeçar me metoda speciale të hetimit, bënë arrestimin në flagrancë të shtetasit me iniciale E. U., 29 vjeç, lindur në Gjorm/Krujë dhe banues në Tiranë.

29-vjeçari akuzohet për nxitje të terrorizmit në rrjetet sociale si dhe ka qenë i proceduar më parë për veprat penale të “Dhunës në familje” dhe “Pengim të ekzekutimit të vendimit të Gjykatës”. Ky shtetas në adresën e tij në Facebook ka publikuar dhe shpërndarë video e pamje filmike që nxisin dhe propagandojnë veprat penale me qëllime terroriste.

Gjatë kontrollit të banesës se tij, policia gjeti dhe sekuestroi në cilësinë e provës materiale një sasi fishekësh luftarak.

Materialet proceduriale iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë për Krimet e Rënda për veprat penale të “Stërvitja për kryerjen e veprave penale me qëllime terroriste”, “Nxitja, thirrja publike dhe propaganda për kryerjen e veprave penale me qëllime terroriste” dhe “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve luftarake dhe municionit” , të parashikuara nga nenet 232, 232/a dhe 278/2 të Kodit Penal.

Skip to toolbar