Kupa, Tirana dhe Luftëtari e vendosin në kthim kualifikimin!

Një ndeshje e luftuar, me raste të shumta, por rrjetat mbetën të paprekura deri në fund. Luftëtari dhe Tirana e kanë mbyllur në barazim 0-0 ndeshjen e parë gjysmëfinale të Kupës së Shqipërisë.

Një rezultat që i shkon më shumë për shtat ekipit bardheblu, që ndeshjen e kthimit e luan në shtëpi.

Në minutën e 62-të, vendasit kanë pretenduar për një penallti për shkak të një ndërhyrje të parregullt të Hoxhallarit ndaj Ymerajt, por arbitri Jorgji nuk ka qenë i këtij mendimi.

Për të zbuluar se cila nga këto dy ekipe do të luajë në finalen e Kupës së Shqipërisë do të duhet të presim sfidën e kthimit, që do të luhet 8 majin e ardhshëm në “Selman Stërmasi”.

Sakaq, Tirana dhe Luftëtari do të përballen përsëri mes tyre pas pak ditësh, këtë herë në kampionat, ku ekipi bardheblu synon tre pikët për t’ju larguar rrezikut të rënies nga kategoria.

Kupa, Mema: Luftëtari ekip i vështirë, nuk duhet të gabojmë më!

Tirana do të përballet me Luftëtarin nesër në ndeshjen e parë gjysmëfinale të Kupës së Shqipërisë. Ky trofe mbetet i vetmi objektiv i Tiranës, megjithëse, deri në fund të kampionatit skuadra bardheblu do të luftojë për mbijetesën.

Gjirokastritët janë një ekip që kanë bërë mirë në javët e fundit, duke fituar disa takime në kampionat, të cilat e kanë larguar nga rreziku i rënies nga kategoria.

Ardian Mema e ka vlerësuar këtë fakt, duke folur për mediat një ditë para ndeshjes nga kompleksi stërvitor “Skënder Halili”.

Trajneri i ekipit bardheblu është shprehur se e ka studiuar Luftëtarin si ekip, ndërsa ka treguar se rivali i ditës së nesërme është ekip që të vë në vështirësi.

Luftëtari në formë të mirë?- “Më pëlqen shumë mënyra si luan Luftëtari, kam parë videot e tyre këto ditët e fundit dhe është kundërshtar shumë i fortë. Natyrisht, kemi marrë masat tona, tani duhet të mendojmë për dy ndeshje, jo për një. Kërkojmë rezultate pozitive, duke synuar një rezultat të mirë që në vajtjen e kupës, por realisht Luftëtari është kundërshtar i fortë, që të vë në vështirësi.

Kampionat e kupë, dy përballje në pak ditë me Luftëtarin?- “Po mendojmë për të dyja ndeshjet, kanë shumë vlerë, e para është për të tentuar afrimin me finalen, e dyta për mbijetesën. A i përballojmë dot të dy kompeticionet? Nuk kemi pasur diferenca në lojë me kundërshtarët, nuk kemi marrë pikë për probleme që i kemi evidentuar më herët. Është bërë punë, ekipi ka luajtur mirë, por ndonjëherë episodet dhe fati kanë qenë kundër nesh.

Presioni pas humbjes së fundit?- “Po, na e ka shtuar shumë presionin, por kundër Kukësit nuk e patëm përqendrimin e duhur, edhe pse ekipi nuk luajti keq, pavarësisht se renditja krijon presion. Ndoshta kam gabuar edhe unë, filozofia ime është që një ekip që sulmon e tremb kundërshtarin, por natyrisht duhet shumë kujdes edhe në aspektin mbrojtës.

Rënia, a mendohet te Tirana?- “Nuk mendoj se është e njëjta situatë me 2 vite më parë. Tirana nuk është se ka bërë atë që ka bërë vitet e shkuara, si për shembull të mos fitojë për 13 ndeshje rresht. Ne kemi fituar, ashtu si kemi lënë pikë, si në ndeshjen me Laçin për shembull, apo në Vlorë ku humbëm penallti. Me ato 3 pikë do ishte ndryshe renditja, por rëndësi ka që në vazhdim të mos bëjmë gabime të tilla.

Përballja me Ahmataj?- “E kam mik, po bën një punë shumë të mirë në Gjirokastër, është pjesë e brezit të ri të trajnerëve dhe e vlerësoj shumë për atë që ka bërë. Nesër përballemi, do t’i tregojë fusha të gjitha”.

Mema dhe deklarata që Tirana ka lojtarë mediokër?- “Nuk kam ndonjë koment, futbolli është paksa subjektiv dhe secili ka mendimin e tij. Varet për cilin e ka dhe në ç’kushte e ka thënë, por secili ka të drejtë të thotë atë që mendon, sipas këndvështrimit të vet, unë mund të kem këndvështrim ndryshe. I respektoj të gjitha llojet e komenteve, nuk mund të merrem me këto gjëra, sepse rëndësi ka realiteti”.

Ikonat e klubit po kritikojnë pa fund?- “E vërtetë, nuk është momenti për të replikuar me njëri-tjetrin, përtej problemeve personale. Tirana, familja jonë, është mbi gjithçka”.

Golat e pësuar me Kukësin?- “Ajo është pjesa që më ka ngacmuar dhe më mërzit ende, kemi dhuruar dy gola dhe duhet të tregohemi më të përgjegjshëm. Nuk mund të falim gola të tillë gjithë sezonin. Një futbollisti i kam thënë që një gabim në 30 ndeshje lejohet, por ne na ka ndodhur shpesh. Ndoshta jam unë fajtori, secili duhet të marrë përgjegjësitë e veta dhe në 99% të rasteve unë marr përgjegjësinë për gabimet që bëjmë”.

Tirana drejt greminës, Shkurtaj dopietë për kukësin

Tirana vijon të pësojë humbje, duke i shtuar telashet vetes në luftën për mbijetesë, pasi është mundur edhe këtë të shtunë nga Kukësi me rezultatin 0-2.

Mungesa e tifozëve ka qenë faktor i rëndësishëm në ecurinë bardheblu në javët e fundit, duke pësuar disa rezultate negative radhazi, pavarësisht se ndaj Kukësit u rikthye Ngoo.

Kukësi kaloi në avantazh në minutën e 33′, kur Doka dhe reparti i mbrojtjes u kapën në befasi, me Vasil Shkurtajn qê nuk fal në të tilla raste, ndonëse Tirana pak më herët pati një mundësi të shkëlqyer për të kaluar në avantazh.

Në krahun tjetër Tirana u mundua të reagonte dhe të shënonte, por fati dhe traversa i mohuan barazimin skuadrës vendase gjatë kohës së rregullt, ndërsa në shtesë Shkurtaj dyfishon për verilindorët dhe i jep fitoren ekipit të tij me dygolësh.

Pas kësaj disfate, në kuotën e 36 pikëve dhe me 6 ndeshje të mbetura deri në përfundim të kampionatit, Tirana ndjen presionin e Kastriotit që ndodhet në vend të parafundit të klasifikimit, me vetëm pesë pikë më pak se bardheblutë.

Kukësi vijon të mbajë vendin e dytë në klasifikim me 51 pikë, 10 më pak se Partizani që u ndal në barazim me Kastriotin në ndeshjen e luajtur në Fushë-Krujë.

Gjoka flet para Tiranës: Detyrë të mbajmë vendin e dytë!

Ernest Gjoka e mori drejtimin e Kukësit në një moment delikat, kur skuadra verilindore doli nga objektivi për fitoren e titullit kampion dhe shfaqi rrezik për pozitat në vendin e dytë të renditjes. Megjithatë, ndeshjet e mbetura janë të gjitha në dorë të Kukësit dhe qëndrimi në vendin e dytë varet po nga skuadra verilindore. Gjatë konferencës së sotme për shtyp, trajneri Ernest Gjoka, ka analizuar skuadrën e tij në prag të sfidës me Tiranën. Ai ka theksuar se ekipi tani ka për detyrë të ruajë vendin e dytë në renditje.

Gara në javët e mebtura- “Sa po vijnë e vështirësohet gjërat. Ne objektivat tona i kemi përcaktuar më përpara. Tashmë duhet të blindojmë vendin e dytë dhe të shkojmë deri në finalen e Kupës së Shqipërisë”.

Tirana kundërshtari i radhës- “Tirana është në një moment të vështirë dhe kjo e bën edhe ndeshjen mjaft të vështirë. E dimë që do jenë agresive nesër dhe do kërkojnë gjithçka. Kjo do të rrisë më shumë adrenalinën e ndeshjes. Edhe ne kemi objektivat tona, na duhen patjetër rezultate pozitive për të arritur objektivat që kemi. Nesër shkalla e vështirësisë është maksimale”.

Humbja me Flamurtarin- “Futbolli prandaj është i bukur, pasi është i paparashikueshëm. Kur menduam se e kishim ndeshjen nën kontroll, kur po luanim mirë, po krijonim dhe po humbnim raste, atëherë na goditi kundërshtari në një moment që loja ishte nën kontrollin tonë. Në analizën që kemi bërë me ekipin u kam thënë djemve që ajo ndeshje duhet të na bëhet mësim. Duhet të jemi më cinikë. Nëse shënonim, ndoshta do ishte ndryshe. Pësuam një humbje që nuk duhej, pasi do i shërbente skuadrës për moralin. Do kishim bërë nja hap më të sigurt për vendin e dytë. Shohim përpara”.

Kalendari – “I kam thënë skuadrës që këto tetë javë janë sa një vit për objektivat. Kështu që për ne nuk ka më e diel e mërkurë. Të gjitha janë ndeshje të rëndësishme. Problemi janë dëmtimet, madje të parikuperueshme dhe që zgjatin. Kështu që do shtrëngohem dhe kam besimin që çdo lojtar që do të jetë në fushë do të japë maksimumin”.

Mungesa e rezultateve – “Edhe kur isha jashtë Kukësit, thuhej që kjo skuadër ka cilësi. Kjo pranohet nga të gjithë. Një nga faktorët që ka ndikuar është stadiumi, ekipi ka luajtur ashtë. Akoma nuk kanë gjetur një ekuilibër për të luajtur. Ky është një nga problemet. Skuadra kurrë nuk ka dhënë maksimumin për cilësitë që ka. Ka pasur kohë shumë, por edhe pak. Në janar prurjet nuk e kapën mentalitetin e Kukësit. Ata duhet ta kuptojnë që janë skuadra elitare. Kur vjen te Kukësi, vjen për të dalë kampion. Këtu nis presioni dhe kush nuk e kupton bie moralisht seria të kape ritmin. Disa nga këto faktorë kanë ndikuar që Kukësi të bëjë disa hapa fals. Sigurisht edhe Partizani ka bërë një kampionat shumë të mirë, por edhe Kukësi e ka ndihmuar pa dashje të shkëputet kaq shumë”.

Stadiumi – “Sigurisht që do të jetë e vështirë. Presidenti po mundohet që tani që të sigurojë një shtëpi për Kukësin, që të jetë një stadium i përhershëm për gjithë vitin tjetër. Kjo gjë do të ishte shumë pozitive për Kukësin. Një vend që po mendohet nga presidenti të marrë stadium me qira është një stadium që ka shumë banorë nga Kukësi. Në Kamëz? Sigurisht.”

Cuculi: Ndaj Tiranës duam tre pikë për vendin e dytë!

Ardian Cuculi ka dalë në konferencë për shtyp ditën e sotme, duke shoqëruar trajnerin Ernest Gjoka. Mbrojtësi i skuadrës verilindore ka folur për disa tema i pyetur nga gazetarët. Ai është shprehur se ndaj Tiranës do synohen tre pikët për të ruajtur vendin e dytë në renditje, ndërsa tregon se për Kukësin do ishte mirë që në fund të ngrinte një trofe, siç është Kupa e Shqipërisë.

Humbja ndaj Flamurtarit– “Normalisht kur luan me ekipe të nivelit të lartë, që janë në tabelën e renditjes lart normalisht që presioni është më i lartë. Shpresonim të bënim mirë, por nuk ja arritëm. Tani e kemi obligimin ndeshjen me Tiranën dhe Kupën.”

Takimi me Tiranën– “Tragjedi nuk është, pasi futbolli i tillë është. Do të luftojmë maksimalisht për të qëndruar në vendin e dytë dhe për të parë sa më shumë përpara. Do të jetë një ndeshje e vështirë, pasi Tirana lufton për mbijetesë. Dihet emri i madh që ka Tirana. Do të jetë dhe një sfidë për ne, pas ndeshjes zhgënjyese ndaj Flamurtarit, në aspektin e rezultatit.”

Kupa si objektiv– “Do të ishte një gjë e mirë, pasi çdo futbollist në fund të sezonit kur ngre një trofe, qoftë kupë qoftë kampionat është gjë e mirë. Kukësi e ka dëshmuar që çdo vit është pretendent dhe ngre nga një kupë. Do të ishte gjë e mirë, si për ne si për klubin për të vazhduar ecurinë e ngritjes së trofeve.”

Presioni – “Ekipet që pretendojnë për titull normalisht që te të tre ekipet presioni është shumë i lart. Te të tre ekipet presioni është zjarr.”

Aspekti personal – “Deri para dëmtimit kam pasur bilanc pozitiv, por pas dëmtimit nuk kam qenë i kënaqur. Ndoshta edhe për arsyen se kam nisur të aktivizohem shumë shpejt, kjo edhe nga dëshira për të ndihmuar ekipin, mbase i kam bërë edhe dëm.”

Tirana merr lajmin e keq nga Komisioni Apelit!

Tirana nuk ia del në Komisionin e Apelit në FSHF për të rrëzuar vendimet e Komisionit të Disiplinës, që e ka dënuar klibin bardheblu me katër ndeshje pa tifozë.

Me anë të një komunikate shpërndarë mediave, klubi i Tiranës ka reaguar për rrëzimin e kërkesës së saj nga apeli, të cilit i kërkohej të hidhte poshtë dënimin e disiplinës.

Mirëpo Komisioni i Apelit ka lënë fuqi vendimin e Disiplinës, duke e detyruar Tiranën të luajë katër ndeshje pa tifozë në fushën e saj.

Ky vendim vjen fill pas atij të Komisionit të Disiplinës, që i mohoi Tiranës faljen e dënimit për sulmuesin Michael Ngoo, që është dënuar me pesë ndeshje.

Komisioni i Apelit mbyll dyert e stadiumit!

Komisioni i Apelit mbyll dyert e stadiumit “Selman Stërmasi”. Klubi ka apeluar vendimin e Disiplinës që dënon Tiranën të luaj katër ndeshje pa tifozë.

KF Tirana ka kërkuar përgjysmimin e këtij vendimi, duke e argumentuar kërkesën e depozituar në Apel. Klubi ka ofruar materialet filmike për Policinë e Tiranës dhe Federatën Shqiptare të Futbollit.

Një individ dhe një episod nuk mund të mbyllë dyert e stadiumit. Gjithashtu është cituar dhe dokumentuar një rast identik që nga i njëjti komision është dënuar me vetëm dy milionë lekë (të vjetra).

Më herët, sot, Disiplina ka cilësuar si të pabazuar ne Kodin e Disiplinës Sportive kërkesën e bërë nga Michael Ngoo, për faljen e dy ndeshjeve të mbetura nga dënimi me 5 ndeshje pezullim. I njëjti Komision që në shumë raste të njejten kërkese e ka cilësuar dhe vlerësuar të rregullt e të bazuar!

Komisioni i Apelit mbyll dyert e stadiumit!Komisioni i Apelit mbyll dyert e stadiumit “Selman Stermasi”. Klubi ka…

Publiée par KF Tirana sur Jeudi 18 avril 2019

Ngoo do të vuajë dënimin, s’ka falje për lojtarin e Tiranës!

Disa javë më parë, në ndeshjen Tirana-Laçi, futbollisti i bardhebluve Michael Ngoo u përfshi në një sherr me lojtarët kundërshtar dhe drejtues të klubit kurbinas.

Për këtë arsye, furbollisti anglez u dënua nga Komisioni i Disiplinës Sportive me pesë ndeshje pezullim, duke humbur disa takime të rëndësishme.

Deri më tani, lojtari ka shlyer pothuajse gjysmën e dënimit, ndërsa për ndeshjet e mbetura ai ka apeluar dënimin duke kërkuar falje nga Komisioni i Disiplinës.

Mirëpo kërkesa e Michael Ngoo nuk është marrë parasysh nga organi disiplinor i Federatës Shqiptare të Futbollit, duke e cilësuar këtë kërkesë si të pabazuar në rregullore.

Ja çfarë shkruan Komisioni i Disiplinës në pikën 17-të të vendimeve të marra sot:

17.Rrëzimin e kërkesës se lojtarit të KF “Tirana”, Michael Ayodeji Ngoo, si të pa bazuar në Kodin e Disiplinës Sportive.

Gjysmëfinalet e kupës, finale e parakohshme mes Kukësit dhe Skënderbeut!

Skënderbeu dhe Kukësi ritakohen në gjysmëfinalen e Kupës së Shqipërisë pas katër vitesh.

Pas hedhjes së shortit në Federatën Shqiptare të Futbollit për gjysmëfinalen e kupës, shorti ka rezervuar përballjen Kukësi-Skënderbeu, takim që nuk përsëritej prej vitit 2015.

Në atë përballje ishte skuadra verilindore që kualifikohej në finale, pasi fitonte takimin e parë në “Zeqir Ymeri” me rezultatin 1-0, ndërsa takimin e kthimit barazonte 1-1.

Ndërsa Tirana dhe Luftëtari e kanë për herë të parë që përballen në gjysmëfinale. Bardheblutë janë 16 herë fitues të Kupës, pra rekordmenë të këtij trofeu.

Për Luftëtarin kjo është hera e tretë që merr pjesë në turin gjysmëfinal, ndërsa nuk ka qenë asnjëherë në finale.

Tirana del në stërvitje, kthehet Ngoo

Sulmuesi ende nuk është gati për të luajtur

Tirana nuk do të dalë në fushën e lojës të mërkurën, pasi ndeshjen me Kamzën e ka të fituar në tavolinë me rezultatin 3-0, pasi Kamza është përjashtuar nga kampionati. Megjithatë, skuadra bardheblu, pasi ka bërë një ditë pushim pas ndeshjeve të fundjavës, është rikthyer në stërvitje.

Humbja me Flamurtarin ishte një rezultat që i ka vështirësuar pozitat e Tiranës në renditje, me bardheblutë që ndodhen vetëm 3 pikë larg skuadrës së Kastriotit në luftën për mbijetesë. Stërvitja e parë për këtë javë është zhvilluar ditën e djeshme në kompleksin “Skënder Halili”.

Trajneri Ardian Mema nuk ka pasur në dispozicion të tij disa lojtarë, Albi Doka, Erion Hoxhallari dhe Marvin Turtulli. Ky i fundit ka kryer stërvitje individuale në palestër, pasi gjatë ndeshjes në Vlorë ka pësuar një dëmtim në sy, ndaj stafi nuk ka dashur të rrezikojë.

Ndërkohë, siç raporton “Panorama Sport”, në stërvitjen e ekipit bardheblu është rikthyer Michael Ngoo, i cili pati probleme me gjurin në javët e kalaura. Ky është lajm i mirë për skuadrën, mirëpo futbollisti anglez ende nuk është i gatshëm për ndeshje, pasi vuan dënimin me 5 ndeshje pezullim nga federata.

Me ndeshjen e ditës së nesërme, që nuk do të luhet pasi Kamza është përjashtuar nga kampionati, Ngoo shlyen dënimin për tre ndeshje, ndërsa ende nuk dihet nëse komisioni i apelit në Federatën Shqiptare të Futbollit do të bëjë diçka për të falur dënimin për dy ndeshjet e mbetura të sulmuesit të Tiranës.

Tirana duhet të mobilizohet për takimin e fundjavës së ardhshme, pasi përball do të ketë Teutën, që gjithashtu ka bërë hapa fals në ndeshjet e fundit, duke rrezikuar pozitat për zonën e Europës.

Mema: S`na duhet loja e bukur, por golat dhe pikët


Tirana ishte pushim në mesin e javës, kur u luajtën ndeshjet e javës së parë të fazës së katërt të kampionatit, pasi ekipi bardheblu e ka të fituar takimin me Kamzën në Tavolinë. Këtë fundjavë Tirana do të përballet me Teutën, një ekip që në ndeshjete  fundit ka pasur shumë ulje dhe ngritje. E njëjta situatë është dhe për Tiranën, që në ndeshjet e fundit ka pasur rënie, aq sa tani është me pikë të barabarta me Kastriotin në rendijte dhe në luftë për mbijetesë. Trajneri i ekipit bardheblu, Ardian Mema, ka folur sot në konferencë për shtyp, teksa është shprehur se tashmë ekipi nuk duhet të mjaftohet me lojën e mirë, por me golat dhe pikët.

NDESHJA ME TEUTËN – “Çdo trepikësh ka vlerën e vet, sidomos në këtë situatë ku është skuadra. Një nga gjërat që kam biseduar me lojtarët është pjesa që duhet të fitojmë ndeshjen, pasi kjo gjë do të na çojë lart. Duhet dhe shumë kujdes, pasi janë momente jo të mira për ekipin tonë. Pavarësisht se pikët janë të nevojshme duhet të kemi kujdes, mjafton të shohim ndeshjet e fundit. Këtij ekipi nuk i kanë munguar rastet apo shanset për të fituar ndeshjet dhe këtu është përqendruar më së shumti diskutimi dhe analiza me lojtarët.”

PRESIONI – “Në këtë kampionat me dy ndeshje ndyshojnë shumë gjëra. Nuk dua ta vendos ekipin për asnjë çast në presion. Ky është dhe parim i imi. Vendos më mirë veten timë në presion se sa ekipin. Nuk duhet të humbasin, pasi mund të jetë mundësi edhe për vazhdimësi. Teuta është një ekip cilësor kështu që edhe barazimi është pozitiv, flasim për momentin që po kalojmë. Gjithsesi, ne do mundohemi për fitoren, pasi do të na bënte mirë. Sidoqoftë, është ndeshje futbolli dhe i ka të tre rezultatet.”

LOJA E TIRANËS – “Nëse përjashtojmë ndeshjen ndaj Laçit në kupë, që më kujtoi ndeshjet e para te Tirana, ndeshjet e tjera kanë qenë të mira. Dhe ndeshja në Vlorë nuk ka qenë keq, vetëm na mungoi goli. Gjithsesi, nuk mjafton pjesa e të luajturit mirë, pasi rezultati është garanci për ekipin dhe për anën psikologjike. Këtu edhe jam ndalur më së shumti kur kam folur me lojtarët, pasi nuk është koha që të humbasim raste dhe të mos marrim rezultate.”

KUNDËRSHTARËT – “Edhe kundërshtarët tanë kanë ndeshje të forta, ashtu si ne. Duhet të shohim veten tonë dhe jo kundërshtarin. E keqja ka qenë gjithmonë te pjesa jonë, megjithëse, mendoj që rivalët e kanë pasur më të lehtë t’i fitojnë ndeshjet edhe me kundërshtarë të fortë, ky është mendim i imi. Të shohësh një ekip të fitojë me gola binjak është pak çudi. Emrin e ekipit nuk dua ta them. Sidoqoftë, fajin duhet ta kërkojmë te vetja jonë.”

EKIPI DHE PRESIONI QË KA TIRANA – “Ekipi duhet të jetë komod dhe t’i shohë gjërat si duhet. Janë tetë ndeshje dhe pikët aty janë. Nëse do luajmë mirë dhe do fitojmë, aty i kemi pikët. Nuk na sjell njeri problem. Duhet të sillemi mirë në fushë dhe duhet të dimë se çfarë duhet të bëjmë. Duhet të jesh i drejtpërdrejtë me ekipin dhe duhet t’i kërkosh maksimumin në këto ndeshje që kanë mbetur, sepse nuk kemi çfarë presim më shumë. Kjo javë ka qenë më ndryshe dhe stërvitja ka qenë fortë. Kjo gjë më jep shpresa.”

ÇËSHTJA E 11-METËRSHAVE – “Penallti presim përsëri, pasi shans për të shënuar gol është. Jemi ulur dhe me stafin. Ne e kishim përcaktuar penalltinë. Është dhe çështje fati dhe gjendje psikologjike. Kur kam humbur penalltinë e dytë në karrierën time, nuk gjuajta më kurrë. Imami mori iniciativën. Për penalltinë e marr unë përgjegjësinë dhe jo lojtari. Shpresoj të kemi përsëri penallti.”

E ARDHMJA – “Nuk dua ta çoj nëpër mend për momentin. Shpresa ime është të shpëtojmë sezonin dhe të shohim edhe nga kupa gjithashtu. Për Tiranën do bëja sakrifica edhe më të mëdha, pasi e kam edhe jetën të lidhur këtu. Nuk do e diskutoj kurrë pjesën e vazhdimësisë te Tirana.”

NJË BARAZIM NË DURRËS – “Synoj gjithmonë të fitoj ndeshjen. As të barazoj edhe as të mbrohem. Që të vegjël na e kanë injektuar në gjak pjesën e fitores dhe kjo është karakteristikë e futbollistëve të Tiranës. Gjithmonë me punë dhe me ndeshje të mirë. Edhe barazimi mund të jetë i mirë për momentin, por nuk është se do e pranoja kurrë.”

TEUTA – “Teuta pavarësisht humbjeve, kam parë që ka luajtur mirë. Ka lojtarë shumë cilësorë edhe është ekip shumë i fortë. Për sa i përket pjesës së lojës, Teuta ka shumë kualitet. Shpersoj që nesër të përballemi mirë dhe mendoj se e kemi përgatitur mirë ndeshjen.”

TIRANA E FAZËS SË TRETË – “Ekipi realisht më jepte garanci dhe jo më kot kemi fituar dhe ndaj ekipeve të kreut. Gjithsesi, ekipi më jep akoma garanci, pasi ndeshjet kanë qenë mjaft të mira. Thjesht ka munguar ajo pjesa e golit. Me një apo dy rezultate pozitive, ky ekip do të fillojë të mendojë përsëri ndryshe.”

Skip to toolbar