“Çlirohet” Vojo Kushi por banorët përplasen me bashkinë

Policia së bashku me INUV është paraqitur me fadroma mbrëmjen e së mërkurës për të prishur disa dyqane në zonë e Selvisë në Tiranë. Ky vendim është kundërshtuar nga pronarët e dyqaneve duke u ngujuar brenda tij për të mos lejuar prishjen.

Sipas banorëve ato nuk janë njoftuar me asnjë shkresë për vendim e prishjes dhe thonë se objekti është privatizuar në vitet 90.

“Është veprim antiligjor, jemi me certifikata pronësie. Bashkia nuk ka sjellë asnjë shkresë a vendim prishjeje. E kemi privatizuar në vitet 90 ndërsa më vonë me leje bashkie e kemi rikonstruktuar konform ligjeve. Lajmin e prishjes e kemi mësuar nga subjektet që ia kemi lënë me qera. Jemi pronarë të ligjshëm nuk dimë ku të ankohemi” – janë shprehur pronarët.

Në lidhje me ngjarje ka pasur një reagim edhe nga ish-deputetja e Partisë Demokratike, Jorida Tabaku, ku me një postim në Facebook shkruan se Veliaj iu ka dërguar befasisht fadromat pronarëve duke mos i lajmëruar as me gojë dhe as me shkrim.

Tek Selvia, në mes të Tiranës, në pikun e qarkulimit të mjeteve dhe njerëzve, në pronën e tyre, në besen e shtetit që i…

Gepostet von Jorida Tabaku am Mittwoch, 29. Mai 2019

Ndërsa kryebashkiaku Veliaj ka vlerësuar aksionin e policisë duke e cilësuar si një “çlirim” të bustit “Vojo Kushi” nga llotot dhe ish bingot që i kishin hipur sipër.

“Pas Ali Demit, nis çlirimi i Vojo Kushit! Nuk mjaftoi ish-bingo, por ja hipën sipër Vojos, si ai tankut, me kat pa leje e me grykësi që as fashizmi s’e kish! Ta dinte Vojo që do bëhej kurban për llotot e deputetëve të rënë vafti, do e kish menduar dy herë atë punën e tankut.”

Tiranë, autobusi përplaset me makinën dhe përfundon në lavazh

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Tiranë në rrugën “3 Dëshmorët”, ku autobusi i linjës Yzberisht është përplasur me një automjet.

Nga përplasja autobusi ka përfunduar brenda ambienteve të një lavazhi. Policia ka shkuar në vendngjarje për të sqaruar rrethanat e aksidentit, ndërsa raportohet për një pasagjer të plagosur.

Nis ndërtimi i shkollës “Kristo Frashëri”, Veliaj: Më 30 qershor kemi garë me veten!

Kryetari i Bashkisë Tiranë, Erion Veliaj, i shoqëruar nga ministrja e Arsimit, Sportit dhe Rinisë, Besa Shahini dhe deputeti Ulsi Manja, kanë qenë të pranishëm në nisjen e punimeve për ndërtimin e një shkolle të re më kopësht të integruar, në zonën e “Don Boskos”. Gjatë fjalës së tij në inspektimin e punimeve për ndërtimin e shkollës “Kristo Frashëri”, Veliaj u shpreh se falë këtyre investimeve në infrastrukturën arsimore, në Tiranë po merr fund arsimi me dy turne.

“Poli i parë ishte tek Universiteti Bujqësor, ku filloi shkolla “Nënë Tereza”; poli i dytë është ky ku jemi sot, me shkollën “Kristo Frashëri”; poli i tretë është tek rrethrrotullimi“Shqiponja”, ish Reparti Ushtarak, ku do të fillojë edhe një shkollë tjetër; poli i katërt do të vazhdojë në zonën e Astirit, ku kryqëzohet me Lanën. Merr fund kështu një pjesë e madhe e stresit të familjeve, të cilat bëjnë tranzit nga një orë për të vajtur në shkollë e një orë tjetër për t’u kthyer, plus kostoja financiare dhe koha e humbur, por mbi të gjitha, shpëton i gjithë qyteti nga ankthi 20 e kusur vjeçar i mësimit me dy turne”, tha Veliaj.

Kryebashkiaku i Tiranës tha se në zgjedhjet e 30 qershorit do të zhvillohet një referendum për mënyrën se si do të vijojë Tirana. “E kuptoj që detyra kryesore e deputetit është të përfaqësojë në Parlament, ama në përballje me qytetarët, pjesa më e madhe e problematikës janë shkollat, kopshti, çerdhja, uji, dritat, ndaj jam i lumtur që për Laprakën, për Njësinë 11, po punojmë në shumë fronte. Në 30 qershor e kemi garën me veten”.

“Pra, kemi garë që së pari, të japim llogari çfarë punësh bëmë, dhe në datë 30 qershor t’ju kërkojmë njerëzve se duam t’i vazhdojmë këto shkolla, këto kopshte, këto çerdhe, duam të vazhdojmë me ujësjellësin, duam ta zgjerojmë Bovillën, duam të vazhdojmë të mbjellim pemë, duam të vazhdojmë që Bregu i Lumit të jetë një zonë e mirë”, tha Veliaj.

Mbillen 500 pemë në autostradë, Veliaj: Të ulim ndotjen industriale!

Bashkia e Tiranës ka vijuar aksionin për mbjelljen e pemëve edhe në këtë fund pranvere. Gjatë këtij muaji, sipas një njoftimi shpërndarë nga zyra për shtyp e bashkisë Tiranë, mësohet se përgjatë aksit të autostradës Tiranë-Kashar, janë mbjellë 500 pemë të mëdha të llojit Panjë. Ky investim për mjedisin është mundësuar nga “Raiffaisen Bank”.

Aksionit të mbjelljeve iu bashkua edhe kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, i cili vlerësoi përgjegjësinë sociale që kompanitë apo sipërmarrjet private tregojnë, duke kontribuar për të patur një qytet më të mirë dhe të jetueshëm.

“Jam sot në një ditë me diell pas shirave, që është momenti ideal për të mbjellë pemë dhe në këtë ditë ideale kemi disa miq idealë, që janë miqtë tanë nga Raiffeisen Bank, të cilët na kanë dhuruar 500 pemë panje, të cilat do qëndisin të gjithë rrugën dytësore të autostradës. Një rrugë, e cila konsumon një pjesë të madhe të ndotjes, për arsye pune të njerëzve që transportojnë mallra dhe që kanë gjithë bizneset në zonën Tiranë-Kashar, ka nevojë që për çdo makinë që kalon këtu, të kemi një pemë”, tha Veliaj.

Kryebashkiaku i bëri thirrje qytetarëve, bizneseve dhe çdo kujt tjetër që të shfrytëzojë ditët që kanë mbetur dhe të dhurojnë pemë për të patur një qytet më të mirë nesër.

“Dua t’i ftoj të gjithë qytetarët që të mbjellin pemë pas shirave që na ndihmuan sepse toka është ideale. Kush e ka lënë për në fund këtë punë, këto janë ditët, ndaj për të gjithë qytetarët që kanë kontribuar, qofshin kompani, biznese, shoqata, administratorë pallati, grupe banorësh apo edhe familjarë që e kanë bërë këtë për një ditëlindje apo për të kujtuar të afërmit e tyre, ky është momenti”, u shpreh Veliaj.

Drejtori i Përgjithshëm i Raiffeisen, Christian Canacaris falenderoi Bashkinë e Tiranës për bashkëpunimin jo vetëm në mbjelljen e pemëve, por edhe në shumë projekte të tjera.

“Ne dhamë kontributin tonë me mbjelljen e 500 pemëve përgjatë autostradës, të cilat ndikojnë realisht në krijimin e hapësirave të gjelbra dhe duam po ashtu që të vazhdojmë të japim kontributin tonë të mëtejshëm në përmirësimin e mjedisit. Falë kryebashkiakut, kemi marrë përsipër edhe angazhimin tonë social, duke ndihmuar njëkohësisht edhe komunitetin. Kemi bashkëpunuar në mjaft projekte me Bashkinë e Tiranës dhe do të vijojmë të japim këtë kontributin edhe në të ardhmen”, tha Canacaris.

Autostrada Tiranë-Durrës me pagesë? Fake News – ministrja shpjegon gjithçka

Shumë media online shkruan dje se autostrada Tiranë – Durrës do të bëhet me pagesë vjeshtën e këtij viti. Madje u gjet dhe çmimi që do të paguanin udhëtarët, prej 2 eurosh.

Ja çfarë shkruan dje disa nga mediat online:

gazeta Shekulli

Tiranë-Durrës me pagesë, trau vendoset në vjeshtë Lexo të plotë

Syri.net

Balluku jep lajmin ‘e madh’, për shqiptarët: Tiranë-Durrës, me pagesë brenda vjeshtës Lexo të plotë

Mirëpo sot ministrja e Energjisë dhe Infrastrukturës Belinda Balluku ka deklaruar se rruga nuk do të bëhet me pagesë as tani dhe as në shtator. Ajo tha se në vjeshtë do të hapet gara më pas do të zgjidhet fituesi, pra koncensionari që më parë duhet të zgjerojë autostradën si dhe të sjellë në parametra europiane rrugën e vjetër Tiranë-Plepa si alternativë pa pagesë, përpara se të bëhet autostrada me pagesë. Duke u ndaluar te tarifat, Balluku tha se do të ketë përshkallëzim, por ende është e largët koha që do të futet në fuqi pagesa.

“Nuk qëndron asnjë projekt për momentin, do të presim çdo projekt që do të ketë fizibilitet të lartë. Dje ka pasur një konfuzion në media, projekti i autostradës Tiranë-Durrës është përmendur shpesh herë edhe nga ministria dhe qeveria si një nga projektet kryesore, pasi lidhja e kryeqytetit me portin e vendit është detyrë, ne na vendos para faktit që sa më shpejt të zhvillohet. Ne po punojmë, në vjeshtë projekti të shpallet për garë dhe më pas të kemi një garë transparente për të qenë fituesi i radhës dhe më pas të fillojnë punimet dhe jo që në shtator do të fillojë kalimi me pagesë. Do të ketë një dialog publik. të gjitha rrugët që në të ardhmen do të jenë me pagesë do të kenë gjithmonë rrugë alternative. Asnjë mundësi e vetme nuk do të jetë asnjëherë me pagesë”, tha Balluku.

Veliaj: Tirana kthehet në normalitet pas valës së vandalizmit

Kryebashkiaku i Tiranës, Erjon Veliaj ka reaguar menjëherë pas protestës së dhunshme të opozitës dje në Tiranë. Në një mesazh në twitter, Veliaj shkruan se pas valës së vandalizmit, Tirana është edhe më i fortë dhe progresiv.

Teksa thekson se qyteti nuk i përkulet urrejtjes dhe dhunës, Veliaj nënvizon se Tirana respekton të gjithë ata që shërbejnë dhe jetojnë këtu.

“Tirana kthehet në normalitet pas valës së vandalizmit të krahut të djathtë! Qyteti ynë është i fortë dhe progresiv! Nuk do t’i përkulet urrejtjes dhe dhunës! Ne jemi në shtëpi për 140 kombësi, dhe respektojmë të gjithë ata që shërbejnë dhe jetojnë këtu”, shkruan Veliaj.

Protesta e opozitës, Tirana blindohet nga policia

Opozita e bashkuar do të zhvilloj sot protestën e saj kombëtare në orën 18:30 siç ka paralajmëruar më herët. Policia e Shtetit ka marrë masa për mbarëvajtjen e saj dhe sigurimin e rendit publik duke vendosur kamera në rrugët kryesore si dhe forcat RENEA dhe efektivët e gardës do të monitorojnë protestuesit nga godinat e larta. Mbi 1500 forca policie do të janë të aktivizuara gjatë pasdites së sotme, ndërsa Kryeministria dhe Parlamenti janë rrethuar me gardh metalik. Në gatishmëri do të qëndrojnë edhe ambulancat dhe forcat zjarrfikëse për çdo të papritur.

Opozita ka kërkuar leje deri në mesnatë për zhvillimin e protestës, ndërsa policia e Tiranës ka dhënë leje deri në orën 20:30.

Pëson atak kardiak duke i dhënë makinës, vdes i riu

Një person ka humbur jetën ndërsa po i jepte makinës për shkak të një ataku kardiak. Ngjarja e rëndë ka ndodhur rreth orës 17:45, në Bulevardin “Gjergj Fishta” në Tiranë.

Shtetasi me iniciale S.V., 30 vjeç, ishte duke drejtuar mjetin, kur ka humbur vetëdijen dhe kontrollin mbi mjetin, i cili ka dalë nga rruga duke u përplasur me një pemë.

Policia ka nisur hetimet për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.

Furnizonte lagjet e Tiranës me drogë, një i arrestuar

Policia e Tiranës ka finalizuar me sukses operacionin e koduar “Porosia”, ku ka vënë në pranga një person për tregtim të drogës në doza të vogla.

Arrestohet shtetasi Fatmir Malko, 36 vjeç, i cili ishte i dënuar edhe më parë.

Ky shtetas shpërndante lëndë narkotike të llojit heroinë në zonat e Yzberishtit, Selitës, Astirit dhe Kombinatit, me porosi nëpërmjet telefonit. Policia pas ndjekjes dhe hetimit ka bërë të mundur arrestimin në flagrancë të tij në afërsi të rrugës “Tre Dëshmorët”.

Malko lëvizte me biçikletën dhe gjatë kontrollit fizik dhe në banesë policia gjeti dhe sekuestroi: 34 doza të dyshuara lëndë narkotike e dyshuar heroinë; 3 doza të dyshuara lëndë narkotike Kokainë, si dhe telefonin që përdorte për të siguruar klientelën.

Materialet proceduriale do ti kalojnë Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, për veprime të mëtejshme hetimore për veprën penale të “Prodhimit dhe shitjes së lendëve narkotike”.

Hiqej si policë me qytetarët, arrestohet 42 vjeçari

Policia arreston një person që mashtronte qytetaret duke u prezantuar si punonjës policie. Pas informacionit të marrë nga telefonata e një qytetari se një shtetas prezantohej si punonjës policie, policia e Tiranës menjëherë ka organizuar dhe finalizuar operacionin për ndalimin e tij.

Si rezultat u bë kapja dhe arrestimi në flagrancë i shtetasit A.Th., 42 vjeç, banues në Tiranë, me precedentë penal për veprat penale “Vjedhja” e “Mashtrimi”.

Gjatë kontrollit fizik të ushtruar këtij shtetasi, policia i gjeti një armë zjarri pistoletë, një dokument policie me gjeneralitetet A.Th. dhe pranga metalike, të cilat u sekuestruan në cilësinë e provës materiale.

Materialet iu referuan për veprime të mëtejshme Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë.

TiranëAlo 112? Policia arreston një person që mashtronte qytetaret duke u prezantuar si punonjës policieShërbimet e policisë të Komisariatit nr.4, pas informacionit të marrë nga telefonata e një qytetari se një shtetas prezantohej si punonjës policie, menjëherë kanë organizuar dhe finalizuar operacionin për ndalimin e tij. Si rezultat u bë kapja dhe arrestimi në flagrancë i shtetasit A.Th., 42 vjeç, banues në Tiranë, me precedentë penal për veprat penale “Vjedhja” e “Mashtrimi”.Në numrin unik 112 ka ardhur një telefonatë nga një qytetar se në rrugën “Imer Ndregjoni”, një shtetas lëvizte me armë zjarri me vete dhe prezantohej si agjent i Policisë kriminale. Falë reagimit në kohë nga shërbimet e policisë është bërë konstatimi i shtetasit të denoncuar nga qytetarët në bazë të karakteristikave të dhënave. Gjatë kontrollit fizik të ushtruar këtij shtetasi, policia i gjeti një armë zjarri pistoletë, një dokument policie me gjeneralitetet A.Th. dhe pranga metalike, të cilat u sekuestruan në cilësinë e provës materiale.Materialet iu referuan për veprime të mëtejshme Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë.

Publiée par Policia e Shtetit sur Lundi 6 mai 2019
Skip to toolbar