Çifti presidencial mbërrin në Britani. Trump sulmon në Twitter kryebashkiakun e Londrës

Presidenti i SHBA Donald Trump dhe Zonja e Parë Melania Trump kanë mbërritur në Britani të Madhe për një vizitë zyrtare tre-ditore.

Air Force One u ul në aeroportin e Stansted në orën 09:00 të mëngjesit të së hënës.

Gjatë kësaj vizite Trump do të takohet me anëtarët e familjes mbretërore dhe pritet të diskutojë ndryshimet klimatike dhe bisedimet me kompaninë e teknologjisë kineze Huawei, gjatë bisedimeve me kryeministrin në largim Theresa May.

Por para se të zbrisnin në Britani, Trump postoi një tweet me kritika për kryetarin e Londrës, Sadik Khan, me të cilin ai është përplasur edhe në të kaluarën.

Sadiq Khan, më parë kishte thënë se Britania e Madhe s’duhet ta hapte qilimin e kuq për z. Trump. Presidenti SHBA-së shkroi në twitter se Khan ishte një “humbës i ftohtë prej guri”.

Ndërkaq në disa qytete të Britanisë janë paralajmëruar protesta për vizitën e Trump, i cili i ka bërë thirrje Britanisë të largohet pa marrëveshje nga BE.

Kërkon të vazhdojë mandatin, Trump shpall kandidaturën për president

Presidenti amerikan, Donald Trump deklaroi se do të shpallë kandidaturën e tij për zgjedhjet presidenciale të vitit 2020, ndërsa kërkesa do të bëhet publike zyrtarisht në një miting në Orlando të Floridës.

“Më 18 qershor do të shpall kandidaturën time presidenciale, së bashku me zonjën e parë, Melanie, zv.presidentin, Mike Pence dhe zonjën e dytë, Karen Pence.”- tha Trump

Presidenti Trump është një nga presidentët më të kontestuar dhe të paparashikuar për politikat e tij, por gjithashtu edhe një nga presidentët me shpenzimet më të mëdha elektorale, me mbi 30 milionë dollarë, veç 41 milionë dollarëve që ka kursyer në bankë.

Trump si Haradinaj, kërcënon Meksikën me taksë për produktet e saj

Presidenti i SHBA-ve, Donald Trump ka kërcënuar Meksikën për vendosjen e taksës për të gjitha produktet që importohen nga ky vend, nëse nuk ndalon emigrimin e paligjshëm. Pas publikimit të një video disa ditë më parë ku me qindra emigrantë kaloni kufirin ilegalisht, Trump duket se e ka rritur më shumë presionin e tij ndaj Meksikës.

I menjëhershëm ka qenë reagimi i presidentit meksikan, Andres Manuel Lopez Obrador, i cili tha se është i hapur për negociata dhe pret që të arrijë një marrëveshje me Trump gjatë bisedimeve të planifikuara në Washington javën e ardhshme. Obrador tha se qeveria meksikane ka marrë masa për emigracionin dhe se nuk ka në plan të futet në një luftë tregtare me SHBA-të.

“Gjëja kryesore është të informojmë për atë që po bëjmë tashmë për çështjen e migracionit dhe nëse është e nevojshme të përforcohen këto masa pa shkelur të drejtat e njeriut. Ne po bëjmë gjithçka që mundemi për të arritur një marrëveshje përmes dialogut. Ne nuk do të hyjmë në një luftë tregtare, një luftë tarifash dhe taksash.” -tha presidenti meksikan.

Pse është i nevojshëm muri me Meksikën? Trump publikon provat

Presidenti i SHBA, Donald Trump ka publikuar për herë të parë provat se përse është e nevojshme krijimi i murit me Meksikën. Në një video të shpërndarë në Twitter, Trump tregon hyrjen e qindra emigrantëve të paligjshme në afërsi të El Paso në Teksas.
Trump tha se për 4 orë kanë hyrë plot 1036 emigrantë, një numër rekord deri më sot të kapur nga policia.

“Ky është grupi më i madh i emigrantëve ilegal që janë kapur në vijën kufitare. 1 036 persona për katër orë kanë kaluar në mënyrë ilegale kufirin në El Paso të Teksasit” ka shkruar Trump.

Presidenti Trump është kritikuar shpesh për politikat e tij të ashpra që ndjek për trajtimin e emigrantëve, por duket se ai nuk do të tërhiqet nga synimi i tij për të ndaluar këtë fenomen.

Kim Jong-un ekzekuton diplomatët e tij, dështuan në negociatat me SHBA

Kim Jong-un ka ekzekutuar negociatorët e tij me SHBA-në për takimin e dytë të zhvilluar në Vietnam me Presidentin Trump për arritjen e një marrëveshje bërthamore.

Negociatorët u ekzekutuan si përgjegjës për dështimin e këtij takimi dhe u akuzuan për “tradhti ndaj liderit suprem”.

Kim Hyok Chol është qëlluar në aeroportin Mirim, pasi akuzohet se ishte faji i tij që “SHBA doli fituese” nga ai takim. Diplomati, i cili shoqëronte Kim Jong-un në trenin e tij privat përpara samitit në Vietnam, ishte një nga katër zyrtarët e lartë të Ministrisë së Jashtme të ekzekutuar në aeroport. Zyrtarët e tjerë të ekzekutuar nuk u bën publik me emra, por të gjithë u akuzuan si “spiunë” të SHBA.

Sipas raporteve, një tjetër zyrtar i lartë, Kim Yong Chol, i cili kishte qenë në diskutimet bërthamore me Pompeon, u dërgua në burg për riarsimim ideologjik. Gjithashtu edhe përkthyesi i Kim Jong-Un, Shin Hye Yong u dërgua në burg për një gabim në samitin.

Nuk ka dhomë për çiftin Trump në “Buckingham Palace”

E çuditshme mund të duket, por ja që është e vërtetë. Nuk do të përgatitet asnjë dhomë për çiftin presidencial Trump në pallatin mbretëror “Buckingham Palace”, krejt ndryshe nga vizitat e mëparshme të presidentëve Bush dhe Obama. Dhe arsyeja është se pjesa Lindore e pallatit po rikonstruktohet, ndërsa as që bëhet fjalë për një dhomë në pjesën Perëndimore.

Kështu zoti dhe zonja Trump do të qëndrojnë në rezidencën e SHBA në ambasadën e saj në Londër.

Daily Mail shkruan se kjo është një lëvizje e pazakontë për një vizitë zyrtare kaq prestigjioze, por gjithashtu citon burime që thonë se nuk fshihet asgjë tjetër përveç faktit se pallati po rikonstruktohet.

Nisin “spastrimet” në qeverinë Trump

Presidenti Trump ka nisur një proces “spastrimesh” nga qeveria e tij, ku pas largimi të Sekretares së Departamentit amerikan të Sigurisë Kombëtare, Kirstjen Nielsen, e cila dha dorëheqjen, ka larguar nga posti edhe drejtorin e Shërbimeve Sekrete, Randolph Alles.

Mendohet se shkarkimi i Alles vjen si pasojë e dorëheqjes së Nielsen, dhe të tjera shkarkime pritet të ndodhin, raporton CNN.

Trump ka gjetur edhe zëvendësuesin e Randolph Alles, që pritet të mbajë postin e drejtorit të ri të Shërbimeve Sekrete të Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

Sekretarja për shtyp e Shtëpisë së Bardhë, Sarah Sanders tha se Trump ka zgjedhur James M. Murray, një zyrtar i USSS, për të zëvendësuar Alles dhe pritet të marrë rolin e tij në maj.

“Drejtori i Shërbimit Sekret të Shteteve të Bashkuara Randolph ‘Tex’ Alles ka bërë një punë të shkëlqyeshme në agjenci gjatë dy viteve të fundit dhe Presidenti është mirënjohës për shërbimin e tij mbi 40 vjet në vend. Trump ka përzgjedhur James M. Murray, një anëtar i karrierës së USSS, për të marrë përsipër pozicion e drejtorit të ri.” – tha Sanders

Vendimi i SHBA-së kthehet në çështje inati për Iranin

Pas vendimit të presidentit Trump për të shpallur Gardën Revolucionare Iraniane si organizatë terroriste, nuk ka qëndruar duarkryq as qeveria e Iranit.

Sipas televizionit shtetëror iranian, Këshilli i Lartë i Sigurisë ka caktuar gjithashtu forcat ushtarake të SHBA si një “organizatë terroriste, raporton Reuters.

“Asnjë vend nuk ka të drejtën ligjore për të caktuar si terroristë forcat e armatosura të një vendi tjetër … Ndikimi i Iranit në Lindjen e Mesme dhe suksesi i tij në luftën kundër Shtetit Islamik janë arsyet prapa këtij vedimi.” – tha televizioni shtetëror iranian.

Vendimi i Trump është hera e parë që SHBA ka shpallur ushtrinë e një qeverie tjetër si një organizatë terroriste.

Mosmarrëveshjet me Trump, dorëhiqet sekretarja e Sigurisë

Duket se mosmarrëveshjet për çështjen e emigrantëve meksikanë ka bërë që të largohet nga qeveria amerikane sekretarja për Sigurinë Kombëtare, Kirsten Nielsen. Lajmi e ka dhënë vetë presidenti Donald Trump përmes një njoftimi në Twitter, ku madje ka njoftuar edhe zëvendësin e saj.

“Kirstjen Nielsen lë pozicionin e saj dhe unë do të doja ta falënderoj për shërbimin”, shkruan ai. “Jam i bindur se Kevin McAleenan do të bëjë një punë të shkëlqyer,” shtoi Trump.

Mediat ndërkombëtare shkruajnë se Presidenti Trump ka shprehur zhgënjimin me situatën përgjatë kufirit të Shteteve të Bashkuara me Meksikën.

Burimet në Shtëpinë e Bardhë thonë se presidenti Trump e qortonte shpesh zonjën Nielsen se nuk po tregohej mjaft e rreptë në frenimin e numrit të emigrantëve.

“Meksika duhet të arrestojë të gjithë emigrantët e paligjshëm dhe të mos lejojë që ata të bëjnë një marshim të gjatë në Shtetet e Bashkuara, ose nuk do të kemi zgjidhje tjetër përveçse të mbyllim kufijtë”, shkruan Trump.

Trump ul traun me Meksikën: jemi plot

Presidenti amerikan Donald Trump ka vizituar vijën kufitare që e ndan me Meksikën, nga ku ka ripërsëritur edhe një herë qëndrimin e tij në lidhje me mbylljen e kufirit.

Trump tha se Meksika po ndihmon në uljen e fluksit të emigranteve nga Amerika Qendrore, por sërish nëse kërcënimi vjen në rritje do të mbyllim kufirin ose do të vendosim tarifa ndaj mjeteve që kalojnë nga Meksika drejt SHBA-ve.

“Po jua përsëris se do ta mbyllim (kufirin) nëse do të jetë e nevojshme, si dhe do të vendosim tarifa ndaj automjeteve që prodhojnë në Meksikë. Megjithatë, Meksika po bën një punë shumë të mirë dhe dua të falënderoj presidentin meksikan.”- tha Trump

Ai foli gjithashtu edhe për sistemin e emigracionit duke theksuar se nuk ka më hapësira dhe është i mbingarkuar.

Skip to toolbar