Një
ngjarje e rëndë dyshohet se ndodhi në zonën e plazhit në Durrës. Policia e
qytetit bregdetar ka dhënë detaje nga ngjarja, duke u shprehur se është vënë në
pranga një i ri.
Shtetasi
me inicialet D.M., 18 vjeç, dyshohet se përdhunoi një 16-vjeçare në zonën e
plazhit. I riu është arrestuar në flagrancë thotë policia.
“Nga Specialistët për hetimin e krimeve në stacionin e Policisë Plazh, arrestuan në flagrancë shtetasin: D.M.,18 vjeç, banues në Durrës, pasi dyshohet se ka kryer marrëdhënie seksuale me dhunë me një 16 vjeçare.
Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës për veprime të mëtejshme”, thuhet në njoftimin e policisë, raporton Balkanweb.
Minisrtrja e Mbrojtjes Olta Xhaçka tha se 133
të rinj nisën stërvitjen në Shkollën e Trupës në Bunavi. Sipas Ministres, 12
nga 133 të rinjtë që janë bashkuar me Forcat e Armatosura, janë vajza.
“133 të rinj, mes të cilëve 12 vajza nisën
Stërvitjen Individuale Bazë në Shkollën e Trupës Bunavi. Ne në Forcën e
Armatosur e konsiderojmë këtë stërvitje si porta hyrëse e njëherësh edhe si
shkollën e parë të edukimit ushtarak”, shkruan Xhaçka.
Më tej, ministrja tregon se pas përfundimit të stërvitjes, të rinjtë do të
bashkohen me Forcat e Armatosura. Pas përfundimit me sukses të kësaj
stërvitjeje intensive, rekrutët do të betohen dhe më pas do të shërbejnë në
reparte të ndryshme të Forcave të Armatosura, ku do të kenë mundësinë të
kualifikohen në disa profesione.
Mesditën e të enjtes në afërsi të “Shkollës së
Baletit” në kryeqytet, një vajzë e re ka pasur komplikacione, duke kërkuar ndihmën
mjekësore. Gjatë kohës që ecte në rrugë, vajza është ndalur në trotuar pasi nuk
është ndier mirë.
Kalimtarë të rastit i kanë ardhur në ndihmë,
jo vetëm duke mbajtur vajzën që të mos lëndohej, por edhe duke njoftuar policinë
dhe ambulancën.
Mes personave që i kanë ofruar ndihmë të resë, ka qenë dhe aktori i njohur Gent Bejko. Ai ka qenë duke kaluar në rrugë me motor, gjatë kohës që vajza në fjalë ka shfaqur komplikacione.
Aktori është afruar duke e ndihmuar derisa
pranë saj erdhën mjekët. Realstory.al ka siguruar një video ku shihet momenti
kur aktori dhe qytetarët i japin ndihmën vajzës së re, derisa shërbimet e urgjencës
mbrritën pranë saj për ta transportuar më pas drejt spitalit.
Nuk ka detaje mbi shqetësimet shëndetësore që ka pasur vajza,
por nga pamjet e siguruara nga Realstory.al, vajza është ngritur vetë duke u
ngjitur në ambulancën, që më pas e ka transportuar drejt spitalit për ndihmë më
të specializuar mjekësore.
Aktori Gent Bejko, qytetarët dhe forcat e
policisë, kanë qëndruar gjatë gjithë kohës pranë vajzës, deri në çastin që erdhën
mjekët.
Vajza e presidentit
të 40-të të Shteteve të Bahskuara, Ronald Reagan, ka kërkuar falje për disa
qëndrime raciste të babait të saj. Patti Davis tha në një opinion të sajin të
publikuar të enjten në gazetën Uashington Post se nuk e kishte menduar kurrë që
do të dëgjonte një inçizim, ku babai i saj i përshkruante si majmunë delegatët
me ngjyrë në Kombet e Bashkuara, thjesht sepse vota e tyre i kishte zemëruar.
Vendimi i anëtarëve
të delegacionit të Tanzanisë për të votuar pro njohjes së Republikës Popullore
të Kinës në vitin 1971, e kishte zemëruar guvernatorin e Kalifornisë Ronald
Reagan, i cili më vonë do të bëhej president. Menjëherë pas votimit në Kombet e
Bashkuara, zoti Reagan i telefonoi Presidentit të atëhershëm, Richard Nixon. Në
bisedë ai kishte fyer rëndë delegacionin e shtetit afrikan.
“Të shohësh ata,
majmunët nga vendet afrikane, dreqi ta hajë, ata ende nuk dinë të mbathin
këpucë”, kishte thënë guvernatori Reagan. Biseda ishte regjistruar nga
presidenti Nixon. Incizimi audio shoqëronte një shkrim për të njëjtën temë të
publikuar të mërkurën në faqen e internetit The Atlantic. Kur pa artikullin,
vajza e presidentit të 40-të të Shteteve të Bashkuara, nuk u besoi syve.
Fillimisht ajo dyshonte se materialit i ishte shtrembëruar përmbajtja. Por ajo
tha se mbeti e shtangur kur dëgjoi përmbajtjen.
Një ditë më pas,
ajo reagoi për veprimin e të atit me një shkrim që botoi në gazetën Uashington
Post, ku kërkonte falje publike. “Nuk ka mbrojtje, as arsyetim ose sqarim për
atë që babi im thotë në bisedën telefonike”, shkruan Davis. “Fjalët që ai
përdor në bisedën me presidentin Nixon, nuk mund të përshkruhen ndryshe veçse
të shëmtuara”, shkruan ajo./VOA/
Pas marrjes së njoftimit se në kanionin e
Holtës kanë mbetur të bllokuar disa turistë, policia ka shkuar në vendngjarje
dhe ka nisur kërkimet. Fillimisht, forcat RENEA dhe ato zjarrfikëse kanë bërë të
mundur shpëtimin e katër fëmijëve të mitur, të cilët kishin mbetur të bllokuar
pranë grykëderdhjes së kanionit.
Më pas kanë nisur kërkimet për gjetjen e tre
personave të tjerë, të raportuar të mbetur në brendësi të kanionit. Gjatë kërkimeve
për personat e tjerë, për të cilët
policia është shprehur se nuk ka pasur asnjë kontakt, në brendësi është
gjetur trupi i pajetë i një vajze. Trupi i mbytur i vazjës është gjendur nën ujë,
ndërsa identiteti i saj ende nuk bëhet me dije, raporton Report Tv.
Ndërkohë, policia vijon kërkimet për tre
personat e tjerë të zhdukur, të cilët mendohet se i përkasin moshës 20-50 vjeç.
Shkak i bllokimit të turistëve në kanionin e Holtës këtë të diel, mendohet të ketë
qenë rritja e prurjeve të ujit për shkak të reshjeve të fundit të shiut. Drejtori
i Emergjencave Civile, Haki Çako është shprehur se në vendin e ngjarjes po
punohet për gjetjen e personave, por terreni i thyer dhe prurjet e ujit, kanë vështirësuar
kërkimet.
Një apartament në katin e 10 të një pallati në qytetin e Elbasanit ka marrë flakë të martën, ndërkohë që një fëmijë 7 vjeç është evakuuar me helikopter.
Pallati ndodhet në qendër të qytetit të Elbasanit dhe skuadra e zjarrfikësve ka shkuar në vendngjarje ku ka kërkuar edhe ndihmën e forcave ajrore.
Ministria e Mbrojtjes njofton se Forcat ajrore ndihmuan ne evakuimin e vajzes 7-vjecare e cila gëzon shëndet të plotë, ndërkohë që shërbimi i zjarrfikës i Elbasanit ka bërë të mundur fikjen e zjarrit.
“Një helikopter i kërkim shpëtimit i Forcës
Ajrore, me një grup të Forcave Speciale në bord mori pjesë në operacionin për
evakuimin e një fëmije të moshës, 7 vjecare të izoluar në katin e 10 të
pallatit, për shkak të zjarrit të rënë në banesën e saj. Fale bashkepunimit me Sherbimit zjarrfikes te
qytetit te Elbasanit, vajza u evakuua dhe gëzon shëndet të plotë”, njofton
ministria.
“Zjarri ka qenë në përmasa të mëdha dhe në vështirësi
për të vepruar. Ne vazhduam në çdo apartament fikjen e zjarrit. I thamë
familjarëve që të qëndronin në ballkone dhe të mos trembeshin. Në pak minuta
zjarri u fik. Pallati nuk ka shkallë emergjence”, tha shefi i skuadrës së zjarrfikësve
për mediat.
Nga zjarri ka vetëm dëme materiale dhe fatmirësisht nuk ka të lënduar.
Falë ndihmës së marrë nga Forcat Ajrore, vajza
e shpëtuar me helikopter nga pallati në flakë në Elbasan ka marrë ndihmën mjekësore
dhe është në gjendje të mirë shëndetësore.
Aktualisht e mitura është në gjendje të mirë shëndetësore, pas ekzaminimeve të kryera nga mjekët në Spitalin Rajonal të Elbasanit.
Këngëtarja Jennifer Lopez njihet për vlerat e saj artistike në skenë. Ajo është një këngëtare e vlerësuar dhe një kërcimtare po aq e adhurueshme duke dhënë spektakle madhështore sa herë del në skenë. Mirëpo duket se këtë talent të saj e ka trashëguar edhe e bija, e cila shfaqet në një video duke kënduar.
Gjatë kohës që Lopez praktikonte vokalin e saj nën tingujt e pianos, e bija iu bashkua duke i mahnitur të gjithë me zërin e saj. Në fakt nuk është çudi pasi ajo është e bija e dy këngëtarëve të njohur Jennifer Lopez dhe Mark Antony.