Video: Vajza shfaq shqetësime në rrugë, aktori i njohur i jep ndihmën e parë

AKTUALITET


Mesditën e të enjtes në afërsi të “Shkollës së Baletit” në kryeqytet, një vajzë e re ka pasur komplikacione, duke kërkuar ndihmën mjekësore. Gjatë kohës që ecte në rrugë, vajza është ndalur në trotuar pasi nuk është ndier mirë.

Kalimtarë të rastit i kanë ardhur në ndihmë, jo vetëm duke mbajtur vajzën që të mos lëndohej, por edhe duke njoftuar policinë dhe ambulancën.


Mes personave që i kanë ofruar ndihmë të resë, ka qenë dhe aktori i njohur Gent Bejko. Ai ka qenë duke kaluar në rrugë me motor, gjatë kohës që vajza në fjalë ka shfaqur komplikacione.

Aktori është afruar duke e ndihmuar derisa pranë saj erdhën mjekët. Realstory.al ka siguruar një video ku shihet momenti kur aktori dhe qytetarët i japin ndihmën vajzës së re, derisa shërbimet e urgjencës mbrritën pranë saj për ta transportuar më pas drejt spitalit.

Nuk ka detaje mbi  shqetësimet shëndetësore që ka pasur vajza, por nga pamjet e siguruara nga Realstory.al, vajza është ngritur vetë duke u ngjitur në ambulancën, që më pas e ka transportuar drejt spitalit për ndihmë më të specializuar mjekësore.

Aktori Gent Bejko, qytetarët dhe forcat e policisë, kanë qëndruar gjatë gjithë kohës pranë vajzës, deri në çastin që erdhën mjekët.




Skip to toolbar