Merr flakë pallati në Elbasan, evakuohet me helikopter vajza 7 vjeçe

AKTUALITET


Një apartament në katin e 10 të një pallati në qytetin e Elbasanit ka marrë flakë të martën, ndërkohë që një fëmijë 7 vjeç është evakuuar me helikopter.

Pallati ndodhet në qendër të qytetit të Elbasanit dhe skuadra e zjarrfikësve ka shkuar në vendngjarje ku ka kërkuar edhe ndihmën e forcave ajrore.


Ministria e Mbrojtjes njofton se Forcat ajrore ndihmuan ne evakuimin e vajzes 7-vjecare e cila gëzon shëndet të plotë, ndërkohë që shërbimi i zjarrfikës i Elbasanit ka bërë të mundur fikjen e zjarrit.

“Një helikopter i kërkim shpëtimit i Forcës Ajrore, me një grup të Forcave Speciale në bord mori pjesë në operacionin për evakuimin e një fëmije të moshës, 7 vjecare të izoluar në katin e 10 të pallatit, për shkak të zjarrit të rënë në banesën e saj.  Fale bashkepunimit me Sherbimit zjarrfikes te qytetit te Elbasanit, vajza u evakuua dhe gëzon shëndet të plotë”, njofton ministria.

“Zjarri ka qenë në përmasa të mëdha dhe në vështirësi për të vepruar. Ne vazhduam në çdo apartament fikjen e zjarrit. I thamë familjarëve që të qëndronin në ballkone dhe të mos trembeshin. Në pak minuta zjarri u fik. Pallati nuk ka shkallë emergjence”, tha shefi i skuadrës së zjarrfikësve për mediat.

Nga zjarri ka vetëm dëme materiale dhe fatmirësisht nuk ka të lënduar.

Falë ndihmës së marrë nga Forcat Ajrore, vajza e shpëtuar me helikopter nga pallati në flakë në Elbasan ka marrë ndihmën mjekësore dhe është në gjendje të mirë shëndetësore.

Aktualisht e mitura është në gjendje të mirë shëndetësore, pas ekzaminimeve të kryera nga mjekët në Spitalin Rajonal të Elbasanit.




Skip to toolbar