Sokol Balla: Rama Ik!

S’iu durua të priste sekondat e fundit nga emisioni, drejtuesi e përcjell me batutën e vitit. Ndodhi të shtunën mbrëma, kur në fund te emisionit maratonë Real Story nga Vlora, Kryeministri i vendit tentoi të çohej ende pa u thënë fjalët përshëndetëse të mbylljes nga drejtuesi Sokol Balla.  Gjithçka ndodhi në mënyrë spontane kur gazetari Sokol Balla i kërkon të qëndrojë ulur sa të mbyllet emisioni. Rama është ulur edhe pak duke thënë “Pse s’më lë të largohem, a mbaroi?” Sokol Balla i hoqi duart nga krahu ku po e mbante dhe e përcolli me batutë: “Ok pra. Rama Ik”. Kryeministri çohet mes të qeshurave të panelit dhe i drejtohet kamerës me batutën: “Ika, Luli ika…”.

Video e publikuar fillimisht në Instagramin e Ballës dhe të Real Story, u mor edhe nga Kryeministri në instagramin e tij. Tashmë është bërë virale në rrjetet sociale. Momentet gazmore të kësaj videoje mund t’i shikoni këtu. 

Pamjet, si ministri kap për fyti aktivisten dhe e nxjerr jashtë

Pamjet ku duket ministri i Jashtëm i Britanisë, Mark Field i cili kap me forcë një aktiviste dhe e nxjerr jashtë, kanë bërë xhiron në mediat ndërkombëtare. Për këtë arsye Field po përballet me thirrjet për të dhënë dorëheqjen.

Në videon e mëposhtme do të shikoni sesi ministri britanik kap nga qafa me forcë një aktiviste dhe e përzë me dhunë nga një darkë në Londër.

Mësohet se aktivistja i përket Greenpeace dhe proteston për ndryshimet klimatike.

Field tha se e kishte bërë atë veprim duke “iu përgjigjur një shkelje të madhe sigurie”, pasi kishte pasur frikë se protestuesit mund të kishin qenë të armatosur. Pas këtij veprimi ai është pezulluar nga posti i ministrit.

Rama pyet shqiptarët me video: Kujt i besoni Metës apo Juncker

Pavarësisht se kanë shtrënguar duart mëngjesin e së mërkurës në Kosovë, kryeministri Rama ka thumbuar në rrjet presidentin Meta për zgjedhjet e 30 qershorit.

Ai ka postuar një video në instagram ku ka bashkuar deklaratat e të dyve, të Metës dhe të Juncker.

Në njërën anë shfaqet Meta duke deklaruar në konferencën për shtyp se zhvillimi i zgjedhjeve do dëmtonte objektivin për anëtarësimin në BE të Shqipërisë; nga ana tjetër shfaqet presidenti i Komisionit Europian Jean Claude Juncker, i cili deklaroi të martën nga Brukseli se anulimi i zgjedhjeve dëmton perspektivën europiane të Shqipërisë.

“Zgjedhjet duhet të zhvillohen përndryshe do dëmtohet perspektiva europiane e shqiptarëve”, u shpreh Juncker.

Kë besoni, shkruan Rama, Metën apo Juncker?

View this post on Instagram

Pa Koment

A post shared by Edi Rama (@ediramaal) on

Gazetari gjerman i Bild: Do publikoj përgjime të tjera

Gazetari gjerman i “Bild”, Peter Tiede, i cili publikoi 6 përgjime nga dosja 339, ka deklaruar se ka të tjera përgjime dhe do t’i publikojë në ditët në vazhdim. Në një lidhje me emisionin “Të Paekspozuarit” në News 24, Tiede tha se i ka marrë materialet e përgjimeve nga kontaktet që ka në Shqipërisë.

“Unë kam pasur kontakte me hetues dhe policë shqiptarë të detyruar të largohen nga Shqipëria, me hetues, oficerë të policisë gjyqësore. Besoj që rastin Tahiri e njihni më mirë se unë. Unë e disponoj dosjen të plotë. Kemi materiale të tjera që do i botojmë. Ka më shumë materiale, nuk do t’i them tani se sa dhe çfarë. Për ne nga këndvështrimi gjerman çështja që diskutohet është nga politika e brendshme, se a mund të pranohet një vend si Shqipëria në BE.” – tha Tiede

Trageti nuk ankorohet dot, merr përpara anijet në portin e Venecias

Një aksident që mund të kishte rezultuar me viktima por që fatmirësisht nuk pati, ka ndodhur sot në një port në Venecia. Një kroçera e madhe nuk ka mundur dot të frenojë gjatë kohës që u fut në port duke marrë përpara të gjitha varkat që ndodheshin aty të ankoruara duke u përplasur edhe me pjesën e skelës së portit.

Video të ndryshme tregojnë momentin e frikshëm, që rezultoi vetëm në dëme materiale. Trageti kishte pësuar një dëmtim në motor dhe nuk mund dot të frenonte apo të ulte shpejtësinë. Kjo ngjarje bëri që Ministri i Infrastrukturës dhe Transportit, Danilo të reagonte duke thënë se anijet e mëdha nuk duhet të lejohen të hyjnë në kanalet dhe portet e Venecias.

Video skandali, zëvendëskancelari austriak jep dorëheqjen

Zëvendëskancelari austriak Heinz Christian Strache ka dhënë dorëheqjen një ditë pas publikimit të videos, ku ai përfshihet në një skandal korrupsioni.

Në video, Strache shfaqet duke diskutuar kontrata qeveritare me një investitore të dyshuar ruse në këmbim të mbështetjes në fushatë. Video u publikua nga gazetat gjermane der Spiegel dhe Süddeutsche Zeitung dhe shfaqet Strache dhe Johann Gudenus, politikan i Partisë së Lirisë duke biseduar me një grua e cila prezantohet si mbesa e një oligarku rus. Gruaja ofron të blejë 50 % të gazetës austriake Kronen-Zeitung që të mbështesë Partinë e Lirisë.

Zëvendës kancelari Strache tha se po largohet për të mos dëmtuar më qeverinë, por është viktimë e një sulmi politik.

“Po largohem për të shmangur dëmtimin e mëtejshëm te qeverisë. Jam viktimë e një sulmi politik. Takimi në Ibiza është i vërtetë. Video është regjistruar ilegalisht, por unë nuk kam pranuar asnjëherë donacione nga investitorja ruse apo t’i kem dhënë asaj ndonjë biznes.”- tha Strache

Po preke gjënë më të vogël do vritesh me snajper! Video nxjerr zbuluar Berishën

Zëvendëskryeministri Erjon Braçe ka postuar një video ku shfaqet ish kryeministri Berisha duke folur për 21 Janarin e vitit 2011 ku mbetën të vrarë 4 protestues të opozitës së atëhershme. Me zë dhe me figurë Berisha në atë intervistë thotë se “po preke gjënë më të vogël do të goditen me snajpera”.

“Po preke gjënë më të vogël, do të jenë pesë snajperë, katër në të katërta anët dhe unë në atë dritare dhe në mënyrë absolute do të goditen vetëm po nuk e shpoi plumbi. Për zjarrvënësit unë do të bëjë atë që më takon me bërë. Jo Kryeministrinë, por një postë policie më të largët në Shqipëri po e prekën, në mënyrë absolute nuk do të kthehet në Tiranë i gjallë” deklaronte Berisha.

Siç shihet dhe nga video Berisha ka qenë në studion e Sokol Ballës në Real Story.

Kjo video hedh poshtë të gjithë akuzat e përcjella nga opozita sot kundër veprimeve të policisë përballë dhunës nga demonstruesit deri në përdorimin e bomba molotov.

Sulmet në Sri Lanka, ja momenti kur terroristi futet në kishë

E diela e Pashkëve më 21 prill u përgjak në Sri Lanka nga një sërë sulmesh të koordinuara terroriste.

Në shënjestër të këtyre sulmeve ishin të krishterët që po kryenin shërbimet e tyre në kishë ditën e Pashkëve, por edhe hotelet luksoze ku pushoni me qindra turistë të huaj.

Nga sulmet kanë mbetur të vdekur të pakën 320 persona dhe mbi 500 të plagosur, ndërsa Shteti Islamik mori përgjegjësinë për sulmet. ISIS tha se bombarduesit synonin qytetarët e koalicionit të udhëhequr nga Shtetet e Bashkuara dhe iu referuan Pashkëve si një “festë pa fe”.

Gjithashtu “The Guardian” publikoi një video ku një burrë me një çantë të madhe shpine është futur lirshëm në njërën nga kishat e sulmuara. Në video shfaqet terroristi pak para shpërthimit dhe shkaktimit të tragjedisë.

Arrestohet terroristi në Elbasan, policia publikon videon

Policia e Shtetit ka arrestuar një person, i cili konsiderohet me rrezikshmëri të lartë shoqërore. Si rezultat i operacionit, nga agjentët e Antiterroit u bë e mundur kapja dhe arrestimi me qëllim ekstradimin i shtetasit shqiptar B. I., 28 vjeç, banues në Elbasan.

Arrestimi i këtij shtetasi u bë për arsye se Interpol Roma në datë 15.04.2019 e ka shpallur në kërkim ndërkombëtar për veprën penale “Pjesëmarrje në organizatë terroriste”.

28-vjeçari më parë është deportuar nga Italia si person i rrezikshëm për rendin dhe sigurinë publike në Itali, pasi dyshohet të jetë i përfshirë me organizata terroriste në Itali dhe Egjipt.

Policia e ShtetitOperacion për kapjen e personave me rrezikshmëri të lartë shoqërore, të shpallur në kërkim ndërkombëtar.Operacioni nga Drejtoria e Antiterrorit në bashkëpunim me Interpol Tirana dhe DVP ElbasanKapet dhe arrestohet me qëllim ekstradimi, një 28 – vjeçar i kërkuar nga Drejtësia Italiane.Në vijim të punës për parandalimin e terrorizmit, si dhe për kapjen e personave të shpallur në kërkim ndërkombëtar për terrorizëm, strukturat e Drejtorisë së Antiterrorit në Policinë e Shtetit, si rezultat i informacioneve të marra dhe punës investigative, organizuan dhe finalizuan në bashkëpunim me Interpol Tirana dhe Drejtorinë Vendore të Policisë Elbasan, operacionin për kapjen e një personi me rrezikshmëri të lartë shoqërore.Si rezultat i operacionit, nga agjentët e Antiterroit u bë e mundur kapja dhe arrestimi me qëllim ekstradimin e shtetasit shqiptar B. I., 28 vjeç, banues në Elbasan. Arrestimi i këtij shtetasi u bë për arsye se Interpol Roma në datë 15.04.2019 e ka shpallur në kërkim ndërkombëtar, mbi bazën e vendimit të arrestit të lëshuar nga Prokuroria e Republikës Italiane në mars 2019, për veprën penale “Pjesëmarrje në organizatë terroriste, parashikuar nga neni 270 i Kodit Penal italian. Ky person më parë është deportuar nga Italia si person i rrezikshëm për rendin dhe sigurinë publike në Itali, pasi dyshohet të jetë i përfshirë me organizata terroriste në Itali dhe Egjipt. Materialet në ngarkim të këtij shtetasi, i kaluan Prokurorisë për veprime të mëtejshme.

Publiée par Policia e Shtetit sur Mardi 23 avril 2019

Krijohet video-skema e grabitjes në Rinas

E gjithë ngjarja e grabitjes në Rinas, që ka tronditur themelet e sigurisë në vendit, është realizuar në një video 3D.

Video e publikuara nga Tv Klan tregon të gjithë ngjarjen se si ka ndodhur grabitja me furgonin tip “Volkswagen” që kur ka hyrë me grabitësit nga dera e jashtme e aeroportit, vjedhjen e thasëve me para në pistën e avionit e deri në përplasjen me arme zjarri me policinë, ku mbeti i vrarë Admir Murataj. E gjithë grabitja ka ndodhur në 300 sekonda.

Skip to toolbar