Qëllohet me armë zjarri në qendrën tregtare, dyshohet për 18 viktima

Një përplasje me armë zjarri ka ndodhur në një qendër tregtare në El Paso të Teksas. Ngjarja ka ndodhur në qendrën tregtare “Cielo Vista Mall”, ndërsa CNN raportin se ka viktima dhe të plagosur.

Lajmi u bë i ditur nga vetë policia përmes një statusi në Twitter ku u kërkonte njerëzve të qëndronin larg zonës. Policia ka evakuuar banorët dhe ka mbyllur dyqanet rreth qendrës tregtare. CNN raporton se policia ka arrestuar tre persona të dyshuar, ndërsa flitet dhe për viktima. Ende nuk ka një numër të saktë të tyre apo arsyet pse personat filluan të gjuanin me armë zjarri.

Disa persona janë transportuar në spital, thotë policia e El Paso, ndërsa mendohet se rreziku i një tjetër kërcënimi me armë është zhdukur. Stacioni televiziv lokal KTSM raporton se 18 persona kanë vdekur brenda dyqanit Walmart, por ende nuk dihet asgjë me siguri.

Shkoi si turist në Gjirokastër, gjendet i pajetë në përrua

Një trup i pajetë është gjetur në Përroin e Dunavatit në Gjirokastër mbrëmjen e të shtunës.  Kanë qenë banorët ato që e kanë parë trupin në përrua dhe kanë lajmëruar efektivët e policisë.

Policia ka mbërritur në vendin e ngjarjes dhe i është dashur mbi dy orë që të mund të nxirrte trupin e viktimës për shkak të terrenit të vështirë.

Sipas të dhënave paraprake të policisë dyshohet se viktima është rrëzuar në përrua dhe më pas është mbytur.

Viktima dyshohet se është shtetasi Bujar Gjashta, 64 vjeç, nga Tirana. Ai kishte shkuar si turist në Gjirokastër, por kishte humbur rrugën, teksa kishte dalë shëtitje në qytet. Dyshohet se rrëzimi i tij në përrua ka qene aksidental, për shkak të terrenit të vështirë.

Dy mjetet të djegura, dyshohet se u përdorën për vrasjen e 40-vjeçarit në Durrës

Mesditën e të enjtes në Durrës u vra shtetasi Feriz Bardhi, 40-vjeç, banues në këtë qytet. Vrasja e tij dyshohet të ketë lidhje me aktivitetin e viktimës në Itali, ku kishte prcedentë penal në fushën e narkotikëve. Ndërkohë, disa orë pas ngjarjes, në vendin e quajtur Ura e Gjokës në Fushë Krujë, është gjetur i shkrumbuar nga flakët një mjet, tip “Benz”, që dyshohet se është përdorur për ekzekutimin e 40-vjeçarit.

Brenda mjetit të djegur janë gjetur armë zjarri, lloji i të cilave ende nuk bëhet i ditur. Ato mendohet të jenë përdorur gjithashtu nga autorët për vrasjen e Feriz Bardhit. Ndërkohë, më herët në zonën e Porto Romanos në Durrës, u gjet një tjetër mjet, që dyshohet gjithashtu se është përdorur për ekzekutimin e 40-vjeçarit. Feriz Bardhi u ekzekutua rreth orës 13:00 të ditës së enjte, sapo ishte duke dalë nga banesa.

Persona të paidentifikuar kanë qëlluar në drejtim të viktimës me breshëri automatiku, duke e lënë të plagosur rëndë viktimën. Edhe pse u transportua drejt spitalit, Feriz Bardhi nuk mundi t`i shpëtonte plagve të marra duke humbur jetën. Policia vijon hetimet për zbardhjen e ngjarjes, ndërsa pista kryesore është përqëndruar tek e kaluara e Ferit Bardhit në Itali.

Shpërthimi në Selenicë, ndërron jetën në spital një nga të plagosurit

Ka ndërruar jetë në spital një nga të plagosurit e shpërthimit të bombolës së gazit në një banesë në Selenicë. 13 ditë pas ngjarjes ka ndërruar jetë 42-vjeçarja Mimoza Selimi, e cila mbeti e plagosur me bashkëshortin e saj, Rexhep Selimi nga shpërthimi i bombolës së gazit.

Gruaja ishte në gjendje të rëndë shëndetësore, dhe mori mjekim të specializuar në Tiranë, por nuk mundi t’i rezistojë plagëve. Në momentin e shpërthimit në banesë ishin vetëm çifti, ndërsa banesa u përfshi e gjitha nga flakët.

Ngjarja ndodhi në orën 05:53, ndërsa çifti ishte në gjumë. Dyshohet se gjatë natës ka pasur rrjedhje gazi dhe rreth mëngjesit shtëpia ka shpërthyer në flakë.

Bulqizë, mbërrin i pajetë me plumb në kokë në spital, vret veten i riu

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Bulqizë, ku një person 30-vjeçar ka mbërritur pa shenja jetë në spital. Viktima ishte gjetur me një plumb në kokë nga familjarët brenda në banesë, të cilët e kanë dërguar menjëherë në spital

Viktima e identifikuar si Ernit Dani, 30 vjeç, nga fshati Vlashe, ka vajtur pa shenja jetë në spital. Mjekët raportojnë se kjo ka ndodhur si pasoje e plagëve të marra.

Fillimisht rasti ishte i mistershëm pasi nuk po kuptohej nëse viktima ishte vrarë apo kishte kryer vetëvrasje në banesë. Pas hetimeve të kryera nga policia rezultoi se nga hetimet paraprake 30-vjeçari është vetëvrarë.

Nuk dihen arsyet që e kanë çuar të riun të marrë këtë akt të rëndë, policia vijon hetimet deri në zbardhjen e plotë ngjarjes.

Durrës, krim në familje, burri xheloz vret gruan me thikë

Krimi ka tronditur sërish në familjen shqiptare. Një bashkëshort vrasës i ka marrë jetën gruas së tij duke e qëlluar me thikë në zemër. Ngjarja ka ndodhur në lagjen nr.15 në Durrës.

Viktima, shtetasja Hazbije Kuka, 36 vjeç, ka ndërruar jetë në spital duke mos i mbijetuar dot plagëve. Autori Adriatik Kuka, 40 vjeç, është larguar menjëherë me makinë pas kryerjes së krimit.

Adriatik Kuka vrau gruan me thikë në zemër në zonën e Spitallës për shkaqe xhelozie të cilat kanë nisur pasi kjo e fundit ka nisur punë. Ngjarja ka ndodhur në sy të djalit 8-vjeçar, ndërsa ka qenë po vetë autori që ka njoftuar vëllain e viktimës për krimin e kryer. Viktima u gjet e plagosur nga vëllai i saj, i cili e dërgoi menjëherë në spital, por nuk mund ti mbijetojë plagëve edhe pas ndërhyrjes së mjekëve.

Për ngjarjen e rëndë kanë reaguar edhe familjarë të autorit, të cilët kanë konfirmuar se çifti kishte konflikte për shkak të xhelozisë.  

Policia po punon për kapjen e autorit, i cili është larguar me makinë menjëherë pas kryerjes së krimit.

Shirat shembin ndërtesën, 4 të vdekur, mbi 30 të bllokuar nën rrënoja

Në ndërtesë është shembur duke shkaktuar të paktë  4 viktima dhe mbi 30 të tjerë të bllokuar nën rrënoja. Ngjarja e rëndë ndodhi në Mumbai në Indi, ndërsa autoritete shprehen se numri i viktimave pritet të rritet. 

Ndërtesa katërkatëshe është shembur si pasojë e shirave të rrëmbyeshëm që ndodhin gjatë stinës musonike në vend.

Tre skuadra nga Forca Kombëtare e Reagimit të Katastrofave dhe shumë forca zjarrfikëse e policore ndodhen në vendin e ngjarjeve në kërkim të të mbijetuarve nën rrënoja.

Dy muaj 11 viktima, pushimet kthehen në tmerr për pushuesit

Prej 12 majit deri më 9 korrik, në ujërat e brigjeve shqiptare, kanë humbur jetën 11 persona. Një bilanc i lartë jetësh të humbura, gjatë dy muajve të parë të sezonit turistik. Më 12 maj do të shënohej viktima e parë, pasi një 55 vjeçar u mbyt në Sarandë. Një muaj më pas, më 11 qershor, do të shënohej viktima e dytë e mbytur në det. Bëhet fjalë për një të moshuar 86-vjeçar, i cili u gjet rreth 1.5 milje larg bregut të Durrësit. Po atë ditë, një tjetër i moshuar nga Kosova, vdiq në plazhin e Durrësit, ndërsa gjashtë ditë mmë pas, një pushuese 70-vjeçare humbi jetën në Vlorë.

Katër ditë më vonë, në 21 qershor, po në qytetin e Vlorës, për shkak të një ataku kardiak, një pueses në Vlorë humb jetën. Më 24 qershor ishte një tjetër ditë dramatike. Në Durrës u mbytën dy persona, një 75-vjeçar dhe një 31-vjeçar nga Skrapari. Ndëra në Lezhë, në plazhin Rana e Hedhur, u mbyt një 18-vjeçar, trupi i pajetë i të cilit do të gjendej nga peshkatarët tre ditë më pas.

Një ditë pas zgjedhjeve të 30 qershorit, një turist i ardhur nga Gjermania për të pushuar në Durrës, u mbyt, ndërsa shtatë ditë më vonë, një turist tjetër nga Bosnja, po në Durrës, do të humbte jetën në ujërat e Adriatikut. Më 9 korrik u shënua viktima e fundit në bregdetin Lezhës, ku një i moshuar mbytet përsëri gjatë koës që ishte duke u larë.

Shpesh, shkaqet për humbjen e jetëve të njerëzve në ujë, ka qenë mungesa e rojeve të plazhit, përgjegjësi e pushtetit lokal dhe bizneseve, ndaj të cilave Qeveria ka paralajmëruar masa të ashpra. Shumica e viktimave kanë qenë të moshuar mbi 60 vjeç, ku shkak për humbjen e jetës së tyre, shpesh janë bërë komplikacionet shëndetësore. Megjithatë, gjatë kësaj periudhe janë shënuar dhe viktima në moshë të re, si ajo e 18-vjeçarit në Lezhë dhe e 31-vjeçarit në Durrës.

Korçë, hyjnë për të grabitur banesën, gjendet i vdekur pronari

Një person ka mbetur i vrarë me armë zjarri në banesën e tij në qytetin e Korçës. Ngjarja e rëndë mendohet se ka ndodhur pas një grabitje që i është bërë banesës së tij. Viktima, shtetasi Gëzim Nako, 57 vjeç, babai i dy fëmijëve, jetonte në Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe ishte kthyer në vendlindje vetëm dy ditë më parë, pasi kishte kaluar pushimet verore në Turqi me gjithë familjen.

Nako është gjetur pa jetë në banesën e tij, ndërsa policia ka konstatuar vrasjen me armë zjarri.

Sipas policisë dyshohet se disa persona kanë hyrë për të grabitur banesën e tij, në të cilën jetonte së bashku me bashkëshorten në lagjen numër 7 të Korçës.

Policia vijon hetimet për zbardhjen e plotë të ngjarjes dhe autorëve të krimit.

Itali, tigrat e cirkut sulmojnë për vdekje zbutësin e tyre

Një ngjarje tragjike ka ndodhur në një cirk në Itali, ku 4 tigra kanë kafshuar për vdekje trajnerin e tyre.

Gjatë bërjes së provave për shfaqen e cirkut, që fillonte pas një ore, një nga tigrat ka vënë përfund trajnerin dhe zbutësin e tyre 61-vjeçarin Ettore Webber. Më pas i janë bashkuar edhe 3 tigra të tjerë duke coptuar trupin e tij.

Tigrat kanë “luajtur” me trupin e pajetë të tij për rreth 30 minuta, ndërsa mjekët dhe stafi i cirkut e kishte të pamundur për të ndërhyrë.

Ettore Weber ishte një nga trajnerët më të njohur të zbutjes së kafshëve në Itali.

Skip to toolbar