Dy mjetet të djegura, dyshohet se u përdorën për vrasjen e 40-vjeçarit në Durrës

AKTUALITET


Mesditën e të enjtes në Durrës u vra shtetasi Feriz Bardhi, 40-vjeç, banues në këtë qytet. Vrasja e tij dyshohet të ketë lidhje me aktivitetin e viktimës në Itali, ku kishte prcedentë penal në fushën e narkotikëve. Ndërkohë, disa orë pas ngjarjes, në vendin e quajtur Ura e Gjokës në Fushë Krujë, është gjetur i shkrumbuar nga flakët një mjet, tip “Benz”, që dyshohet se është përdorur për ekzekutimin e 40-vjeçarit.

Brenda mjetit të djegur janë gjetur armë zjarri, lloji i të cilave ende nuk bëhet i ditur. Ato mendohet të jenë përdorur gjithashtu nga autorët për vrasjen e Feriz Bardhit. Ndërkohë, më herët në zonën e Porto Romanos në Durrës, u gjet një tjetër mjet, që dyshohet gjithashtu se është përdorur për ekzekutimin e 40-vjeçarit. Feriz Bardhi u ekzekutua rreth orës 13:00 të ditës së enjte, sapo ishte duke dalë nga banesa.


Persona të paidentifikuar kanë qëlluar në drejtim të viktimës me breshëri automatiku, duke e lënë të plagosur rëndë viktimën. Edhe pse u transportua drejt spitalit, Feriz Bardhi nuk mundi t`i shpëtonte plagve të marra duke humbur jetën. Policia vijon hetimet për zbardhjen e ngjarjes, ndërsa pista kryesore është përqëndruar tek e kaluara e Ferit Bardhit në Itali.




Skip to toolbar