Durrës, krim në familje, burri xheloz vret gruan me thikë

AKTUALITET


Krimi ka tronditur sërish në familjen shqiptare. Një bashkëshort vrasës i ka marrë jetën gruas së tij duke e qëlluar me thikë në zemër. Ngjarja ka ndodhur në lagjen nr.15 në Durrës.

Viktima, shtetasja Hazbije Kuka, 36 vjeç, ka ndërruar jetë në spital duke mos i mbijetuar dot plagëve. Autori Adriatik Kuka, 40 vjeç, është larguar menjëherë me makinë pas kryerjes së krimit.


Adriatik Kuka vrau gruan me thikë në zemër në zonën e Spitallës për shkaqe xhelozie të cilat kanë nisur pasi kjo e fundit ka nisur punë. Ngjarja ka ndodhur në sy të djalit 8-vjeçar, ndërsa ka qenë po vetë autori që ka njoftuar vëllain e viktimës për krimin e kryer. Viktima u gjet e plagosur nga vëllai i saj, i cili e dërgoi menjëherë në spital, por nuk mund ti mbijetojë plagëve edhe pas ndërhyrjes së mjekëve.

Për ngjarjen e rëndë kanë reaguar edhe familjarë të autorit, të cilët kanë konfirmuar se çifti kishte konflikte për shkak të xhelozisë.  

Policia po punon për kapjen e autorit, i cili është larguar me makinë menjëherë pas kryerjes së krimit.




Skip to toolbar