Fshehu 57 mijë euro në makinë, nën hetim 29-vjeçari

Një person është ndaluar të enjten në Portin e Vlorës, pasi tentoi të kalonte në mënyrë të paligjshme një shumë prej 57000 eurosh.

Pas kontrollit në vijën e dytë të një automjeti me targë gjermane kanë konstatuar të fshehura në brendësi të mjetit dy pako të mbështjella, brenda të cilave kishte një sasi eurosh të padeklaruara në kufi.

Nga verifikimet e mëtejshme rezultoi se në automjet ishin fshehur rreth 57000 euro.

Drejtuesi i mjetit, shtetasi E. P., 29 vjeç, banues në Kukës është shoqëruar drejt Drejtorisë Vendore të Policisë Vlorë dhe në përfundim të veprimeve u procedua penalisht në gjendje të lirë, për veprën penale “Mosdeklarimi në kufi i të hollave dhe sendeve me vlerë”.

Makina “fluturon” biçikletën, një i plagosur rëndë

Një i moshuar mbeti i plagosur rëndë pasi u përplas nga një makinë në zonën e Skelës në Vlorë. I moshuari ishte me biçikletë në momentin kur u përplas nga makina, trupi i të cilit përfundoi anës rrugës.

Gjendja e tij paraqitet e rëndë, ndërsa policia shoqëroi drejtuesin e mjetit për sqarimin e situatës.

Bënin xhiro me “Fiatin” e vjedhur, policia i kap te “Kali i Trojës”

Policia e Vlorës arrestoi në flagrancë dy persona të shpallur në kërkim. Sipas policisë, në pranga janë vënë shtetasit me inicialet J.D., 31 vjeç dhe Sh.H., 21 vjeç, me banim në Vlorë.

Këta persona akuzohen për veprën penale të vjedhjes. Ata, në bashkëpunim me njëri-tjetrin, kanë vjedhur një mjet tip “Fiat” në pronësi të shtetasit T.N., thotë policia.

Pas denoncimit për vjedhjen e mjetit, policia nisi kërkimin e autorëve. Ata janë ndaluar në kryqëzimin “Kali i Trjoës” në Vlorë.

Pasi i ndaloi, policia konstatoi se dy personat po udhëtonin me mjetin e vjedhur, ndërsa është konstatuar se asnjëri nuk kishte leje drejtimi.

Makina “fluturon” biçikletën në ajër, plagoset i riu

Një i ri ka mbetur i plagosur rëndë, pasi është aksidentuar nga një makinë. I plagosuri, identiteti i të cili nuk dihet, ka qenë duke udhëtuar me biçikletë në momentin kur është përplasur dhe hedhur disa metra në rrugë nga një makinë tip “Volkswagen” me targë VL1881D.

Aksidenti ka ndodhur në lagjen “Pavarësia” në Vlorë, ndërsa është bërë shoqërimi në polici i drejtuesit të mjetit. I riu u dërgua me plagë të rënda në spitalin e Vlorës.

“Skandale pronash në Vlorë, Durrës, Elbasan e Shkodër”

Artan Lame, kreu i Agjencisë Shtetërore të Kadastrës, komentoi nga Elbasani dorëheqjet e tre drejtuesve në Kadastrën e Vlorës. Sipas numrit një të kësaj agjencie, probleme të tilla do të ketë në shumë qytete, por, në Vlorë, sipas Artan Lames, mungon “durimi”. “Probleme si ky i Vlorës do të dëgjonin në shumë qytete të tjera. Ndoshta për fat të keq, që sot jemi në Elbasan për të mbyllur legalizimet, do dëgjoni probleme si ky i Vlorës edhe në Elbasan. Po dëgjoni në Durrës, do dëgjoni në Shkodër, për fat të keq do të dëgjoni edhe në Sarandë. I vetmi ndryshim i Vlorës me qytetet e tjera, është ajo, që siç thotë kryeministri Rama, nuk gjen në Vlorë njeri që quhet “Durim”, tha Lame.  

Megjithatë, sipas kreut të Agjencisë Shtetërore të Kadastrës, probleme të kësaj natyre vijnë pasi “ka rënë piramidat e vjetra të ndërhyrjeve, dhe askush s`mund të mbrojë paligjshmërinë”. “Janë  më të padurueshëm se të tjerët, probleme të tilla do të dëgjoni ngado për një arsye shumë të thjeshtë: kanë rënë  piramidat e vjetra të ndërhyrjeve dhe të pushtetit dhe tashmë nuk ka askush që të mbrojë paligjshmëritë dhe gjërat e bëra keq në njëzet e ca vjet. Kjo është e gjitha nuk asnjë arsye tjetër. Do të dëgjoni shumë shpejt problematika të tilla në të gjithë Shqipërinë”, tha Lame.  

Nga agjencia e Kadastrës në qytetin e Vlorës, janë dorëhequr tre drejtues brenda një muaji. Së fundi, në datën 8 tetor dha dorëheqjen drejtoresha Elona Hodaj dhe zëvendësdrejtori Krenar Xhemali. Shkak është bërë një pronë në Jalë, e cila dyshohet se i është tjetërsuar një qytetari dhe i është dhënë një tjetri. Ndërkohë, për çështjen në fjalë nisi dhe një hetim në fillim të muajit shtator. Artan Lame i bëri këto deklarata nga qyteti i Elbasanit, ku shpërndau lejet e legalizimit për 134 familje.

Rrahja për vdekje në Vlorë, burg 3 të arrestuarve

Lihen në burg tre të arrestuarit për vrasjen e 56-vjeçarit, ku gjatë një sherri fizik u rrëzua dhe i ra koka në gur duke humbur jetën. Gjykata e Vlorës vendosi burg pa afat për Agron Hametin dhe 30 ditë burg për dy të arrestuarit e tjerë, Astrit Hametin dhe Nusret Hodën.

Sherri nisi për një konflikt për pronat mes 4 personave, ku 56-vjeçari rrëzohet dhe godet kokën në gur. Goditja ka qenë fatale, pasi shtetasi Stavri Mino humbi jetën në vendngjarje. Autopsia e trupit të viktimës zbuloi edhe shenja dhune ushtruar nga 3 të arrestuarit, të cilët akuzohen për vrasje me dashje në bashkëpunim.  

Gjatë dëshmisë së tyre, 3 të arrestuarit dy vëllezër Hameti dhe i afërmi i tyre, deklaruan se nuk kishin për qëllim ta vrisnin dhe vdekja ishte aksidentale.

Një sharje i mori jetën 56-vjeçarit në Vlorë

Një sharje e 56-vjeçarit kundrejt njërit prej autorëve, i mori jetën Stavri Minos, pasditen e të dielës. Sipas dëshmisë së autorëve të arrestuar, më herë nga policia, ato nuk donin ta vrisnin dhe ngjarja ishte aksidentale në sherr e sipër.

Sipas dëshmisë së autorëve një sharje mes viktimës dhe njërit prej vëllezërve Hameti, u bë shkak i nisjes së sherrit mes tyre.  Ky sherr ka rezultuar tragjik për 56-vjeçarin, i cili pas goditjes ra në tokë dhe goditi kokën në një gur.

“Ishte aksidentale, nuk donim ta vrisni. Pas goditjes pati gjakderdhje, Nëse ambulanca do kishte ardhur në kohë mund të kishte shpëtuar.” citohet në dëshminë e autorëve.

Në lidhje me ngjarjen janë arrestuar dy vëllezërit Astrit Hameti 48 vjeç dhe Agron Hameti 56 vjeç, si dhe i afërmi i tyre Nusret Hoda, 57 vjeç.

Gjatë sherrit fizik mes Stavri Mino, ra në tokë dhe nuk u ngrit më i gjallë. Goditja e kokës në gur ka qenë fatale për të duke humbur jetën në vendin e ngjarjes. Ngjarja tragjike ndodhi në lagjen “1 maji” në Vlorë, paditen  e së dielës.

Rrahën për vdekje 56-vjeçarin në Vlorë, arrestohen autorët

Vdekja e 56-vjeçarit Stavri Mino ditën e diel, pas një sherri për motive të dobëta, çoi në arrestimin e dy personave. Në pranga ranë shtetasit me iniciale Astrit Hameti 48 vjeç, Nusret Hoda 57 vjeç dhe Agron Hameti 56 vjeç, të cilët akuzohen se përmes një sherri fizik i kanë shkaktuar vdekjen 56-vjeçarit. Dy të arrestuarit akuzohen për “vrasje me dashje” pasi kanë goditur fizikisht shtetasin Stavri Mino duke i shkaktuar atij vdekjen e menjëhershme.

Ngjarja e rëndë ka ndodhur në lagjen “1 Maji” në Vlorë,  ku 56-vjeçari gjatë një sherri me dy të arrestuarit ra i vdekur në tokë. Policia deklaroi se viktima u rrah për vdekje pa dhënë detaje të tjera, ndërsa dëshmitarët okularë thanë se ai u godit me një levë në kokë. Për zbardhjen e plotë të shkaqeve të vdekjes së Minos pritet ekspertiza mjekoligjore.

Viktima Stavri Mino, nuk ishte emër i panjohur për policinë, pasi në 2015 është dënuar me 6 muaj burg për dhunë në familje.

Shëtiste në bulevard me pistoletë, pranga 35-vjeçarit në Vlorë

Policia e Vlorës arrestoi në flagrancë një 35-vjeçar, emri i të cilit jepet me inicialet A.Xh. Këtij personi iu gjet, gjatë momentit të arrestimit, një armë zjarri e tipit pistoletë dhe 4 fishekë. Operacioni për arrestimin e 35-vjeçarit, banues në qytetin e Fierit, u finalizua pas sinjalizimeve të marra në rrugë operative, se shtetasi me inicialet A.Xh., qarkullonte me armë zjarri.

“Si rezultat i këtij operacioni, falë bashkëpunimit të ngushtë me qytetarët, u bë kapja e menjëhershme e tij në bulevardin “Ismail Qemali”, Vlorë.

Gjatë kontrolli fizik 35-vjeçarit i sekuestrohet në cilësinë e provës materiale një armë zjarri pistoletë dhe 4 fishekë”.

“Në vijim të veprimeve procedurale, Seksioni për Hetimin e Krimit arrestoi në flagrancë, për veprën penale “Armëmbajtja pa leje”, shtetasin A. Xh., 35 vjeç, banues në Fier. Materialet iu referuan Prokurorisë për veprime të mëtejshme”,shkruan Policia në një njoftim zyrtar.

VlorëFinalizohet operacioni i koduar "Blic"Qarkullonte me armë zjarri nëpër qytet, vihet në pranga 35-vjeçari.Në vijim të punës intensive për kapjen e personave që qarkullojnë me armë zjarri pa leje, strukturat e Policisë së Vlorës në bazë të informacioneve të marra në rrugë operative se një shtetas qarkullonte me armë zjarri nëpër qytet, menjëherë organizuan punën në grup dhe finalizuan me sukses operacionin e koduar "Blic".Si rezultat i këtij operacioni, falë bashkëpunimit të ngushtë me qytetarët, u bë kapja e menjëhershme e tij në bulevardin "Ismail Qemali", Vlorë.Gjatë kontrolli fizik 35-vjeçarit i sekuestrohet në cilësinë e provës materiale një armë zjarri pistoletë dhe 4 fishekë.Në vijim të veprimeve procedurale, Seksioni për Hetimin e Krimit arrestoi në flagrancë, për veprën penale "Armëmbajtja pa leje", shtetasin A. Xh., 35 vjeç, banues në Fier.Materialet iu referuan Prokurorisë për veprime të mëtejshme.

Gepostet von Policia e Shtetit am Freitag, 4. Oktober 2019

Babai i bie të birit me makinë, 4 të plagosur

Një aksident ka ndodhur në rrugën Transballkanike të Vlorës, ku janë përfshirë 3 makinë, dy me targa italiane dhe një shqiptare.

Ka qenë babai, i cili ka humbur kontrollin e mjetit dhe i ka rënë aksidentalisht të birit, që po drejtonte makinën tjetër dhe më pas ky i fundit është përplasur me një makinë me targa shqiptare që po kalonte në rrugë. Nga aksidenti kanë mbetur të plagosur 4 persona, që fatmirësisht ndodhen jashtë rreziku për jetën.

Policia ka nisur hetimet për zbardhjen e plotë të aksidentit.

Skip to toolbar