Policia ka vënë në pranga sot 63 vjeçarin Skënder
Hoxha, i cili pranoi se vrau bashkëshorten e tij, Antoneta Hoxha në fshatin
Vagalat të Memaliajt.
Ngjarja e rëndë ndodhi mëngjesin e sotëm, ku
një grua me emrin Antoneta Hoxha, 53 vjeç u gjend e pajetë nga komshinjtë e saj,
me plagë të rënda në kokë dhe në krah.
Që në fillim policia dyshoi se gruaja mund të
ishte vrarë nga bashkëshorti i saj, megjithëse fqinjët thanë se ata ishin një çift
mjaft i qetë. Por dyshimet dolën të sakta. Mësohet se 63 vjeçari Skënder Hoxha
ka pranuar vetë në polici se ka qenë ai që ka vrarë gruan Antoneta Hoxha, nënë
e katër fëmijëve, tre vajza të martuara dhe një djali.
“E vrava unë. Debatuam, nuk durova dhe e
qëllova. Nuk doja të vdiste”, citohet të ketë thënë Skendër Hoxha.
Deklarata zyrtare e Policisë:
“Pas njoftimit të marrë se shtetasja A.H.,
banuese në fshatin Vagalat, Bashkia Memaliaj, u gjet nga familjarët e pajetë në
banesë, me dëmtime në kokë, menjëherë u ngrit grupi hetimor ku në bashkëpunim
Prokurorinë kryen veprimet e para procedurale. Në përfundim të veprimeve të
para hetimore, Specialistët e Stacionit të Policisë Memaliaj nën drejtimin e
Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Gjirokastër bënë arrestimi në flagrancë të
shtetasit S.H., 63 vjeç, i cili ka vrarë bashkëshorten e tij, shtetasen A.H.,
53 vjeçe. Materialet i kaluan Prokurorisë për hetime të mëtejshme”.