Qefalia paralajmëron shkarkimin: “Ilir, na dole para. Tani…”

Deputeti socialist, Xhemal Qefalia është shfaqur të shtunën në një takim elektoral në Bërzhitë në krah të kryebashkiakut Veliaj, ku gjatë fjalës së tij sulmoi hapur presidentin Meta.

Qefalia tha se me veprimet e tij, Presidenti po tregon se i ka hyrë frika në palcë por PS është e vendosur në shkarkimin e tij.

“Kush janë ata që u ka hyrë frika në palcë? Është Likja. Likja, i cili vajti tek zyra e presidentit me idenë  presidentin e të gjithëve. E keni parë, e keni ndjerë. E kemi ndjerë unë më shumë dhe Blerina në Parlament për ligjet që kthente pafund, për dekretet që nuk i miratonte, për ministra që nuk i miratonte, sepse donte t’u pyeste ai. Por për çfarë?

Krraba e di shumë mirë çfarë ka ndodhur. Për çfarë mund ta bënte?

Një herë thotë tani se pse dolën deputetët dhe i çon fjalë KQZ numëroji çik sa deputetë janë sepse i interesonte që deputetët e atyre të dalin në rrugë të paudhëve. Tashmë thotë cila është procedura sepse ka mundësi që ky Parlament të më shkarkojë. Po do shkarkohesh po dole përballe dhe po je përballë rrugës që po ndjek PS, normalisht që do shkërmoqësh”, është shprehur Qefalia i cili kishte dhe një mesazh për Bashën.

Ai tha se të gjithë ata njerëz që në protestën e së premtes thërrisnin Rama ik, së shpejti do të thërrasin Basha ik.

“Luli tashmë ato njerëzit që mbrëmë e kthyen në një funeral mblidhen dhe do thonë jo Rama ik, por Luli ik. Ik për të zhbllokuar PD, largohu sa më parë për ti hapur rrugë njerëzve me vizion dhe me arsye”, tha Qefalia.

Pavarësisht qëndrimit të opozitës dhe të presidentit PS vazhdon fushatën zgjedhore dhe është e vendosur për të zhvilluar zgjedhjet më 30 qershor.

Pergjimi 2, Xhemal Qefalia-shefit të policisë Dibër: Për ty kam fol me Ramën

Në audio-përgjimin numër 2 të publikuar nga BILD, dëgjohet deputeti i Partisë Socialiste, Xhemal Qefalia që flet me shefin e policisë Dibër, Robert Aga.

Aga i ka kërkuar Qefalisë që të  flasin me kryemisnitrin Rama që të promovojë atë në një postë më të mirë. Në bisedë dëgjohet se Qefalia i ka kërkuar Ramës dhe Gramozit që ta transferojnë Robert Agën në Dibër.

Biseda e plotë:

Xhemal Qefalia: Berti

Robert Aga: Shoku

Xhemal Qefalia: Lëre të ruaj o vëlla, të plasi b*tha, Flamuri është i detyruar me bo politike, por do i themi ne neser qe s’ke me e përmend më atë.

Robert Aga: Jo mo jo ai le të vije të kontrolloje kur ti doje qejfi

Xhemal Qefalia: Po ku ka o vëlla c’ja fut kot ai. Do me u justifiku, e merr vesh ti ca po behet apo jo me PD, jane duke u zëne me njeri tjetrin. Mos u merzit për atë o burr po hë.

Robert Aga: jo une ju pata thene ma bini kartonin si Messi ja bën Barcelones, fitoni

Xhemal Qefalia: Çi shikon ato o vëlla, ato te kishin ty kishin fitu

Robert Aga: une jam me PS dhe nuk e nderroj per 1 milion vjet

Xhemal Qefalia: Po ca ke mo vella, prandaj i thash une mbrom, aty ishin te gjithe. ishte nje grup i PS dhe si besojshin

Robert Aga: Po lere lere shyqyr qe nuk thash ndodhje fjale tjetër thuaj, une e di se aty eshte gjiknuri

Xhemal Qefalia: pse ti nuk e dijshe qe ne ishin atje

Robert Aga: po jo thash se ishte..(nuk kuptohet)

Xhemal Qefalia: ishte Gramozai atje, ishte dhe Rama, ishin te gjithe dhe ra muhabeti jot, foli shume mire edhe Damiani ne fakt, dhe Blerina dhe i thash ne e cojme ate atje, por mund te bej pune edhe këtej. I thash edhe Ulsit që ta përforcojë atë mos kishte kundërshtim. I thash une mu mbo pune ne tirone ai, por puna eshte se ketu ku eshte ai i jep drejtim

Robert Aga: e mire ishalla po me cojne andej nga Bulqiza

Xhemal Qefalia: e pra që dhe ti te shplodhesh icik te pushosh pak.

Robert Aga: jo kam nevoje te pushoj pak sinqerisht

Xhemal Qefalia: Iken ato

Robert Aga: po po i percolla tani, te lumtur

Xhemal Qefalia: per drek them une vella

Robert Aga: jo mo hengren, se di ca ben me a kokteil a dreka

Xhemal Qefalia: drek, drek

Robert Aga: mire o shoku

Xhemal Qefalia: hajde vella mos e caj t*pin me e mira do bëhet per ty. Mos e vrit mendjen ta tha dhe mbrom ai mos ashtu…gje me ato.

Robert Aga: Ajo ai ma tha ne ligjëratë te drejte mua, shpëlau gojen

Xhemal Qefalia: po prandaj ta them une

Robert Aga: mire vella te pershendes

Skip to toolbar