Bashën nuk e votojnë as komshinjtë e tij. Deputeti nxjerr shifrat

Kryetari i PD-së, Lulzim Basha ka një rezultat negativ në zonën e tij elektorale në zgjedhjet e qershorit 2017. Të paktën kështu duket nga tabela e rezultateve zgjedhore të publikuar nga deputeti socialist Ervin Bushati. Sipas të dhënave rezulton se Partia Socialiste në këtë zonë ka fituar me 61 vota më shumë se PD. Bëhet fjalë për të njejtën kuti zgjedhore ku ka votuar gjithë jetën Lulzim Basha. Mesa duket, shton deputeti socialist, Bashën nuk e votojnë as fqinjët e tij.

Nga Ervin Bushati – Deputet i PS

“Fakti 1: Z. Lulzim Basha gjithë jetën e tij ka votuar në të njëjtën kuti, #QV1929: që kur la lindur në shtëpinë e prindërve të tij, me të njëjtët komshinj të cilët e njohin mirë që prej vitit 1974, këtu në Njësinë #8 Tiranë.

Fakti 2: Z. Lulzim Basha në Zgjedhjet 2017 mori vetëm 33% të Votës së komshinjve të tij që e njohin që fëmijë: pra ka humbur në Shtëpinë e tij. Mos harrojmë që kjo është një lagje që votonte historikisht Djathas: që kur u bë Z. Basha kryetar, PD nuk fiton më aty!

Fakti 3: Në Zgjedhjet 2017, në #QV1929 ditën e votës, komisionere të PS ishin 3 studente ekselente. As banda dhe as kriminelë: por 3 vajza që ja ulën kokën kryetarit të PD, pikërisht pak metra nga ku ka lindur e është rritur. Këto vajza janë MAKTHI I BASHËS?!

PS mori +61 vota më shume se PD datën 25.06.2017!

E ftoj Z. Basha: të gjejë CILA BANDË i vodhi zgjedhjet pikërisht në SHTËPINË E TIJ?!

Ai pretendon më KOT se bandat dhe grupet kriminale i kanë vjedhur votat. E quan jolegjitime Kuvendin që doli nga zgjedhjet me demokratike të mbajtura ndonjëherë, standardet e së cilës i garantoi vetë duke patur në drejtim gjithë institucionet më të rëndësishme në vend.

Lulzim Basha hedh Bomba Ruse Molotov drejt institucioneve të Shtetit Shqiptar; ndërsa kur ndodhej brenda tyre qëlloi dhe Vrau protestuesit në Bulevard.

Ai DËSHTOI kur ishte pjesë e qeverisë, DËSHTOI kur ishte në krye të Bashkisë Tiranë: por sot rrezikon seriozisht të ardhmen e Partisë Demokratike, duke e tërhequr poahtë fatin e saj si “Parti e Dhunës” në rrugë.

Nuk duhet harruar se, Mandati i deputetit është kontrata me popullin për të përfaqësuar interesat e tij në Kuvend. Protesta e sotme nuk tregon as përgjegjegjshmëri dhe as përmbajtje.

Pikëpamjet politike të ndryshme duhet të trajtohen përmes DEBATIT dhe DIALOGUT—> Në Kuvend”, shkruan deputeti Bushati.

“Do luftojmë për 61 mandate në zgjedhjet lokale”

Garën e kemi me veten, – thotë kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj, por thekson se edhe nëse opozita vendos të marrë pjesë në zgjedhje, PS duhet të luftojë që të fitojë 61 mandate në Këshillin Bashkiak. Veliaj ka folur sot në mbledhjen e Këshillit Bashkiak të Tiranës ku ka premtuar se mandatin e ardhshëm do të punojnë më shumë për kryeqytetin.

“Nëse opozita vazhdon  të refuzojë të marrin pjesë apo të sjellë një alternativë për Tiranën përveçse të bllokojë projektet, ky është vendimi I tyre. Unë e kam thënë gjithmonë. Ne garën e kemi me veten tonë.  Çdo vit duhet të jemi më mirë se viti që ishim dhe në mandatin tjetër do të duhet të jemi më mirë se sa mandatin që lamë pas. Në mandatin e ardhshëm jam I bindur do të bëjmë punë akoma më të mira dhe do të mirëpresim në këtë këshill bashkiak edhe pothuajse po aq anëtarë të rinj që besojmë do t’i bëjnë nder këtij qyteti dhe punës që është nisur këtu. Siç e thashë ne do të luftojmë për çdo mandat për të 61 mandatet. Nuk ka rëndësi futen ata ose futen parti të tjera të vogla, për ne marrja seriozisht e fushatës është fillimisht respekt ndaj votuesve”, deklaroi Veliaj.

Ai premtoi se më e mira do të vijojë në katër vitet e ardhshme. “Ne të kemi edhe një listë rezervë ku duam të promovojmë dhe shumë nga të rinjtë dhe të rejat tanë për t’u siguruar që Tirana e ka një këshill bashkiak aktiv me një shumicë që na mundëson të marrim vendime të rëndësishme, të ecim shpejt dhe nëqoftëse mendoni se ecim më shpejt dhe transformuam Tiranën këto katër vite, ju garantoj më e mira është përpara”, shtoi Veliaj.

LIVE – fjala sot në mbledhjen e Këshillit Bashkiak.

Publiée par Erion Veliaj sur Vendredi 3 mai 2019

Basha mbledh aleatët dhe prezanton detyrat e qeverisë transitore

Kryetari i Partisë Demokratike ka mbledhur sot aleatët e Koalicionit Opozitar për të bërë publike detyrat e qeverisë transitore, që megjithë kërkesën e tij nga maxhoranca duket se s’ka për t’u pranuar.

Që në krye të fjalës Basha akuzoi kryeministrin Rama për situatën politike në të cilën ndodhet vendi.

“Sot vendi është në kolaps, në kolaps të demokracisë. Ndodhet në kushtet ku nuk kemi Gjykatë kushtetuese të Lartë, jemi në kushtet e një kolapsi ekonomik e shoqëror. Korrupsioni ka qenë bashkë shoqërues i shëmtuar i Shqipërisë. Kolapsi i ekonomisë ka sjellë nivele të mjerueshme si ato të Afrikës, 1 në 10 shqiptarë ushqehet një herë në ditë. Kjo për 2 arsye: E para kjo qeveri nuk ka ardhur si produkt i votës së lirë, por si produkt i bashkëpunimit me krimin e organizuar. E dyta ndryshe nga ç’parashikon ligji, këtu nuk ka asnjë instancë kontrolli legjitim, pushtet janë përqëndruar në një dorë. Institucionet janë të kapura”, tha Basha.

LIVE

LIVE – Prezantimi i platformës për Zgjedhje të Lira e të Ndershme, si detyrë kryesore e Qeverisë Tranzitore. #ShqiperiaSiEuropa

Publiée par Lulzim Basha sur Jeudi 2 mai 2019

I gënjen mendja se do ndalojnë zgjedhjet! Rama mesazh opozitës

Pas kthimit nga samiti i Berlinit dhe mesazheve të ndërkombëtareve, kryeministri Rama ka mbledhur sot në Tiranë grupin Parlamentar të PS-së ku ka dhënë mesazhe drejtuar opozitës dhe kërkesave të saj. Rama tha se opozita shqiptare është refuzuar nga ndërkombëtarët të cilët e kanë dënuar vendimin e tyre për djegien e mandateve. Kryeministri gjithashtu tha se zgjedhjet vendore nuk mund të pengohen nga askush dhe se qeveria nuk e ka aspak për detyrë të fusë me zor opozitën në zgjedhje.

“Kujtuan se do tronditnin Evropën e Amerikën duke djegur mandatet e duke veshur jelekët, por në këmbim kanë marrë refuzimin enjë maskaradë të pashoqe, e po vazhduan kështu do të marrin edhe izolimin total nga gjithë bota demokratike, kujtojnë se do ngremë njerëz për të djegur godinat e institucioneve duke shpresuar se do të prodhojnë dëshmorë në revolucionin e tyre imagjinarë. Se në kohën e tyre u përgjigjshin me kallashnikov por gjetën disa të verbër që janë në burg për faj të tyre.

I gënjen mendja se do ndalojnë zgjedhjet vendore se ende kujtojnë se do të gjejnë budallenj që të shkojnë me këmbët e tyre burgjeve.

E meqë në gjithë broçkullat që u thanë në samitin e Berlinit u tha se mua do më kërkonin shtyrjen e zgjedhjeve apo do më tërhiqnin veshin për mospjesëmarrjen e të arratisurve, nuk më zuri veshi, asnjë kapje të kësaj natyre, por asgjë, zero.

Në demokraci askush nuk është i detyruar të hyjë më zor në zgjedhje, nuk është detyra e qeverisë të fusë me zor në zgjedhje ata që nuk duan”, u shpreh Kryeminstri.

ERTV Live😊: FJALA NE MBLEDHJEN E GRUPIT PARLAMENTAR TE PS🌹

Publiée par Edi Rama sur Jeudi 2 mai 2019

PS krijon koalicion me 24 parti për zgjedhje

Jo pak, por 24 parti ka arritur të mbledhë në një koalicion Partia Socialiste.

Sot është zyrtarizuar “Koalicioni Aleanca për Shqipërinë Evropiane” që do të regjistrohet në KQZ për të marrë pjesë në zgjedhjet e 30 qershorit.

Edhe Partia Demokratike vetëm disa ditë më parë krijoi Koalicionin Opozitar i cili nuk do të marrë pjesë në zgjedhjet e 30 qershorit. Asnjë parti e këtij koalicioni nuk është regjistruar në KQZ.

24 partitë që nënshkruan dhe që janë pjesë e Koalicionit me PS

1.Partia Socialiste e Shqipërisë

2.Partia Demokracia Sociale e përfaqësuar nga Paskal Milo

3.Partia Social Demokrate e përfaqësuar nga Skënder Gjinushi

4.Aleanca Arbnore Kombëtare e e përfaqësuar nga Gjet Ndoj

5.Aleanca Demokratike e e përfaqësuar nga Eduard Abazi

6.Aleanca e Maqedonasve për integrimin Europian e përfaqësuar nga Edmond Themelko

7.Aleanca për Barazi e Drejtësi Europiane e përfaqësuar nga Valentino Mustaka

8.Aleanca për Demokraci dhe Solidaritet e përfaqësuar nga Gaqo Apostoli

9.Minoriteti Etnik Grek për të Ardhmen e përfaqësuar nga Kristo Kiço

10.Partia Aleanca Popullore e përfaqësuar nga Artur Dojaka

11.Partia Ardhmëria Shqiptare e përfaqësuar nga Emin Subashi

12.Partia Demokracia e Re Europiane e përfaqësuar nga Koçi Tahiri

13.Partia Demokrate për Integrimin e Prosperitetit e përfaqësuar nga Kujtim Muça

14.Partia e Gjelbër e e përfaqësuar nga Edlir Petani

15.Partia e Pajtimit Kombëtar e përfaqësuar nga Spartak Dobi

16.Partia e Reformave Demokratike Shqiptare e përfaqësuar nga Skënder Halili

17.Partia e të Drejtave të Mohuara e e përfaqësuar nga Ilir Vata

18.Partia Uniteti Kombëtar e përfaqësuar nga Idajet Beqiri

19.Partia G99 e përfaqësuar nga Redi Shtino

20.Partia Kristian Demokrate e përfaqësuar nga Dhimitër Myslia

21.Partia Lëvizja Punëtore Shqiptare e përfaqësuar nga Genci Sakaj

22.Partia për Mbrojtjen e të Drejtave të Emigrantëve e përfaqësuar nga Ymer Kurti

23.Partia Socialiste e Moderuar e përfaqësuar nga Gjergji Koja

24.Partia Socialpunëtore shqiptare e përfaqësuar nga Ramadan Ndreka

KQZ regjistron Bindjen Demokratike, Zguri kundërshton

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka regjistruar me 4 vota pro dhe 1 kundër partinë më të re Bindja Demokratike për pjesëmarrjen e saj në zgjedhjet e 30 qershorit.

Ajo që pritej të ishte një proces rutinë dhe të miratohej me vendim unanim, në fakt rezultoi në kundërshtim të fortë të vetë kryetarit të KQZ-së, Klement Zguri. Gjatë komentit të tij, Zguri tha se Bindja Demokratike nuk ka lindur ende në kuptimin juridik, pasi nuk kemi një vendim të gjykatës dhe si e tillë nuk mund të regjistrohet.

“Unë si zyrtar i shtetit, dhe si administrator i zgjedhjeve, nuk mundet dhe nuk mund t’ia lejoj vetes që dëshirat e mia, t’ia mbivendos ligjit. Edhe në momentin që flasim, vendimi i gjykatës nuk ka marrë formë të prerë, c’ka nënkupton se partia Bindja Demokratike, akoma nuk ka lindur në kuptimin juridik dhe nuk mund të bëjë, veprime. Kemi një vendim të vitit 2015, më shumë se gjysma e anëtarëve që jemi këtu kemi qenë prezentë, kemi qenë aktorë, kemi votuar 7 me 0 që një subjekt të mos regjistrohet dhe që ishte në të njëjtat kushte që mos regjistrohej për zgjedhjet e vitit 2015. Zgjedhjet janë të qytetarëve, duhet të kenë alternativa të bollshme dhe zgjedhjet të jenë të ndershme dhe demokratike, por mbi të gjitha duhet të jenë ligjore. Unë nuk jam i bindur se subjekti në fjalë, plotëson kriteret ligjore për të garuar në zgjedhjet.” – tha Zguri

Deputeti gjerman apel opozitës: Të futet në zgjedhje

Gjermania i ka bërë apel opozitës shqiptare që të futet në zgjedhjet e 30 qershorit. Deklarata është bërë sot nga ambasada gjermane në Tiranë përmes deputetit të Bundestagut, Christian Petry, i cili po zhvillon një vizitë zyrtare në vendin tonë.

Teksa ka komentuar situatën politike në Shqipëri, deputeti gjerman e ka cilësuar të gabuar rrugën e ndjekur nga opozita e cila ka djegur mandatet e deputetëve ndërsa i ka bërë thirrje asaj që të marrë pjesë në zgjedhjet e qershorit.

“Djegia e mandateve është hap i gabuar nga opozita.

PD të futet në zgjedhjet e 30 Qershorit. Qeveria dhe opozita të dialogojnë. Ata mund të angazhohen me të më shumë forcë dhe energji.”- është shprehur deputeti gjerman, Petry.

Ai e ka cilësuar arritje historike reformën në drejtësi, ndërsa ka kërkuar që të vazhdojë lufta kundër krimit dhe drogës.

“Reforma në drejtësi në Shqipëri është arritje historike. Duhet ende luftë kundër krimit dhe drogës”, është shprehur deputeti gjerman.

“Basha nuk do zgjedhje, por kërkon pushtet në tavolinë”

Kryetari i grupit Parlamentar të PD-së, Taulant Balla zhvilloi sot një takim me dy deputetë gjermanë pjesë të grupit parlamentar CDU/CSU, prej të cilëve mori mbështetjen për proceset integruese të Shqipërisë në BE. Pas takimit në selinë e PS-së, Balla tha për gazetarët se zgjedhjet e 30 qershorit do të zhvillohen dhe se nuk do të ketë ndarje pushteti në tavolinë siç kërkon kreu i PD-së, Basha.

“Respektimi i ligjit, i afateve janë detyrime të çdo aktori politik, dhe kjo nuk varet nga ne, por vetë drejtuesit e partive. Zgjedhjet e 30 qershorit do të zhvillohen. Arsyeja pse PD është jashtë parlamentit apo zgjedhjeve, nuk ka të bëjë me ne, por me faktin që Basha nuk dëshiron të marrë në zgjedhje se kërkon gjithmonë pushtet në tavolinë. Pushtet në tavolinë nuk ka në demokraci, ta fitojë pushtetin në një konkurrim të lirë”, tha Balla.

Ai u pyet nga gazetarët nëse PS do të marrë pjesë në një tryezë dialogu me opozitën të ndërmjetësuar nga Presidentit Ilir Meta. Balla tha se mazhoranca vijon të jetë e hapur për dialog për sa kohë nuk shkelen parimet kushtetuese.

Publiée par Taulant Balla – Faqja Zyrtare sur Vendredi 26 avril 2019

“Nëse nuk merr pjesë në zgjedhje, PD mund të shkrihet”

Ish nënkryetari i Partisë Demokratike, tashmë themelues i partisë më të re Bindja Demokratike, Astrit Patozi ishte mbrëmë i ftuar në RealStory të gazetarit Sokol Balla. Në këtë emision, Patozi tha se nëse PD nuk merr pjesë në zgjedhjet e 30 qershorit, ka shumë mundësi të shkojë drejt shkrirjes si parti.

“PD mund të shkrihet nëse nuk merr pjesë në zgjedhje. Dhe mua më dhimbset ajo parti dhe nuk dua që ta shoh në atë gjendje”, tha Patozi.

I pyetur për akuzat e Bashës se zgjedhjet 2017 u manipuluan nga qeveria, Patozi tha se nuk qëndrojnë pasi deformime rezultati ka pasur edhe herë të tjerë dhe më keq se kaq.

“Zgjedhjet e vitit 2017 janë deformuar por nuk janë ato zgjedhjet e para që janë deformuar ne Shqiperi. Nuk kane qene ato zgjedhjet me te keqija ne Shqiperi”, tha Patozi i cili akuzoi Bashën se është i pabesueshëm kur del në krah të LSI, një forcë të cilën atëherë e quante organizate kriminale.

“Basha betejën e tij politike ne vitin 2017 e kishte kundër LSI që e etiketonte si organizate kriminale. Ku është morali i tij tani?”, tha Patozi në RealStory.

Balla: 8 vite burg për ata që prishin zgjedhjet

Nga salla e Kuvendit, kryetari i Grupit Parlamentar të PS-së, Taulant Balla i kujtoi opozitës se tashmë dënimi për prishjen e zgjedhjeve shkon deri në 8 vite burg.

Balla gjithashtu kërkoi ashpërsimin e dënimeve për shitblerjen e votave, ndërsa tha se damkën e turpit në këtë pikë e mban LSI.

Balla foli për domosdoshmërinë e miratimit të reformës zgjedhore dhe në plotësimin e të gjitha rekomandimeve të OSBE-ODIHR-it.

 “Për të përfunduar një reformë tërësore të kodit zgjedhor, duke adresuar plotësisht të gjitha rekomandimet e OSBE-ODIHR dhe duke hulumtuar të gjitha mundësitë për të identifikuar një sistem zgjedhor që sigurisht duhet të kalojë përmes konsensusit dhe të ketë një diskutim të hapur mes gjithë aktorëve në Kuvend. Nuk kishim asnjë kusht për reformën as me paraardhësit tuaj. Iu kisha thënë merrni një letër të bardhë, shkruajeni si të doni, ne do ta miratojmë sepse është e rëndësishme të kemi zgjedhje me standarde. Jam i sigurt se zgjedhjet e 30 qershorit do të jenë të mira e me standarde. Përshëndes 42 partitë që janë regjistruar. Ne duhet të fillojmë punën për të ashpërsuar dënimet për shitblerjen e votave.

LSI ka damkën më të turpshme të blerjes së votës në Shqipëri. Më vjen shumë mirë që nga lista e kandidatëve të LSI kërkohet bashkëpunim për të këtë gjë”, deklaroi Balla.

Sipas tij, kush hakërrehet se në Shqipëri nuk do të zhvillohen zgjedhje, duhet ta dijë se nuk ka më budallenj që futen në burg për Sali Berishën apo Bashën. “Kush guxon të dëmtojë material zgjedhor thotë kodi penal, dënohet me burgim nga 6 muaj deri në 8 vjet. Kur ka sjellë pasoja të rënda në mbarëvajtjen e zgjedhjeve dënohet nga 3 deri në 8 vjet. Nuk ka më budallenj që të dëgjojnë Lulin ose Monikën”, tha ai.

Skip to toolbar