Taksa 100% ndaj Serbisë, Furxhi: Disa mallra futen në Kosovë pa taksë

#NËRADAR


Për analistin Aleksandër Furxhi, Kosova duhet të bëhet pjesë e tryezës  së “Schengenit Ballkanik”, pasi kështu krijohet mundësia që ajo të propozojë kushtet e veta. “Zoti Kurti ka filluar të mbajë qëndrime të moderuara. Është krejt normale që njeriu kur merr përgjegjësi e moderon qëndrimin e vetë. Kur je kryetar qeverie je dhe kryetar i diplomacisë. Më e mira do të ishte pjesëmarrja në forum dhe ngritja e zërit, se sa mos shkuarja hiç”, tha Furxhi.

Në studion e “Real Story”, analisti Furxhi dha një lajm, sipas tij i konfirmuar nga burime, që aktualisht, ndonëse Kosova ka në fuqi taksën 100% për mallrat serbe, kryhen shkëmbime tregtare, madje pa paguar taksa fare. “Nga burime të besueshme, edhe sot që flasim, që Kosova i ka vendosur taksën 100% mallrave serbe, ka mallra që kalojnë pa taksë fare. Ambasadori mund ta konfirmojë”, tha Furxhi.


Shqipëria, Serbia dhe Maqedonia e Veriut hodhën hapin e parë për krijimin e krijimit të “Schengen Ballkanik”, një hapësirë rajonale që krijon mundësi për lëvizje të lirë për popujt dhe ekonominë e vendeve ballkanike. Megjithatë, në tryezën e takimit të parë për krijimin e kësaj “zone” mungonin vende si Mali i Zi, Kosova apo Bosnje Hercegovina.

I ftuar në studion e “Real Story”, i ngarkuari me Punë i Kosovës në Shqipëri, Sylë Ukshini, i pyetur nga gazetari Sokol Balla se çfarë qëndrimi do të mbajë Albin Kurti për këtë nismë, diplomati kosovar tha se kjo do të mbetet të shihet pas krijimit të qeverisë së re. “Duhet të krijohet programi zyrtar i koalicionit. Nuk mund të mbash pozicion, pasi pala tjetër nuk është dakord. Unë mendoj se pocioni i qartë i qeverisë së re, do të shihet vetëm pasi ajo të jetë votëbesuar”, tha Sylë Ukshini.




Skip to toolbar