Talant Xhaferi uron Pavarësinë e Kosovës nga Mynihu: E gëzofshi 16-vjetorin

KOSOVA


Kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Talat Xhaferi ka uruar 16-vjetorin e pavarësisë së Kosovës.

Përmes një deklarate të dhënë nga Mynihu i Gjermanisë, ai ka përgëzuar qytetarët, institucionet, veteranët e luftës së UCCK-së dhe familjet e dëshmorëve.


Shfrytëzoi rastin që nga Mynihu të përgëzojë dhe uroj qytetarët e Republikës së Kosovës, intistucionet, veteranët e luftës së lavdishme të UCCK, familjet e dëshmorës. Urime e gëzofshi 16-vjetorin e pavarësisë së Republikës së Kosovës”, u shpreh Xhaferi.

Kosova feston sot 16-vjetorin e Pavarësisë. Më 17 Shkurt 2008, në një mbledhje të jashtëzakonshme ku merrnin pjesë 109 deputetë, Kuvendi shpalli Kosovën shtet të pavarur, sovran dhe demokratik. Flamuri shtetëror i Kosovës u shpalos që në ditën e shpalljes së pavarësisë në seancën solemne të Kuvendit




Skip to toolbar