Analisti Roland Bejko, i ftuar në emisionin “Real Story”, komentoi zhvillimet e fundit rreth protestës, duke u shprehur se ajo ka bashkuar njerëz me bindje të ndryshme politike dhe shoqërore dhe kjo tha ai i jep karakter të çuditshëm tubimit.
Duke komentuar pretendimet për përfshirje të faktorëve të huaj në protestë, Bejko tha se institucionet shtetërore duhet të japin përgjigje, duke përmendur rolin e strukturave të sigurisë dhe bashkëpunimin me partnerët ndërkombëtarë.
“Kam qenë disa herë në protestë dhe e kam parë aty përbërjen, aty ka nga të gjitha krahët, edhe politikë dhe shoqëror, është një protestë e cila i ka bashkuar dhe i mban aty mbi 40 ditë, unitetit të kundërtave dhe kjo është ajo që e bën të çuditshme këtë protestë. Ka mbi 40 ditë që ne dëgjojmë, jo vetëm në këtë studio, edhe vetë qeverinë, por dhe faktorë jashtë qeverisë se këtu ka dorë Irani, armiqtë e Shqipërisë, Shteti punon me institucione, shteti ka SHISH, ka bashkëpunim me partnerë, është në partneritet me SHBA, me CIA-n, me agjenci të tjera, me Mosad tek e fundit, sepse duam apo s’duam ne, nëse është e vërtetë që Irani është i implikuar është për shkak të qëndrimeve që ka mbajtur Shqipëria me Izraelin.”, tha Bejko.
“Këto grupe të majta dhe të strukturuara kalojnë nga qëndresa në veprim dhe ne duam përgjigjen nga shteti tani. Nëse këto grupe të majta kanë filluar të godasin biznesin, ta dëmtojnë atë, janë në habitatin e tyre te e fundit”, tha ai.
