Tarifat Trump kanë prekur edhe Shqipërinë. Të gjitha mallrat dhe produktet shqiptare që shkojnë drejt Shteteve të bashkuara do të duhet të paguajnë një tarifë prej 10%. Në grafikun që prezantoi presidenti amerikan Donald Trump tarifa 10% vendosi edhe për Kosovën dhe Malin e Zi.
Shqipëria rezulton midis vendeve me tarifa të ulëta. Ndërkohë që vendet e tjera të rajonit janë disa herë më të larta përkatësisht, Turqia 37%, Bosnja 35%, Maqedonia e Veriut 33% si dhe Serbia 37%. Kjo lidhet edhe me faktin që bilanci tregtar i këtyre vendeve është më i lartë.

Shqipëria importon më shumë mallra nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës duke u renditur e pesta për nga rëndësia. Importet e mallrave amerikane në Shqipëri prekën vlerën e 20.5 miliardë eurove gjatë vitit të kaluar. Ne importojmë nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës kryesisht mallra ushqimore.automjte, celik e mobilie.
Katër vitet e fundit importet nga SHBA në vlerë janë rritur ndjeshëm. Ndërsa përsa u përket eksporteve vlera mbetet më e ulët dhe për nga rendësia tregtare Shtete e Bashkuara të Amerikës renditen vendi i 13 për Shqipërinë.
Vendi ynë eksporton drejt Shteteve të Bashkuara të Amerikës kryesisht ushqim e pije joalkolike,materailae ndërtimi e metale dhe bimë medicinale. Gjatë vitit të kaluar vlera e mallrave e produkteve shqiptare të shitura në Shtetet e Bashkuara të Amerikës rezultojnë 7 miliardë euro me një ngadalësim në krahasim me 2023. Por përtej bilancit tregtar investimet e Shteteve të Bashkuara të Amerikës gati janë trefishuar në vendin tonë gjatë viteve të fundit.