Gjykata e Apelit në Durrës dha la në fuqi masën e sigurisë “arrest në burg” për 6 nga tetë personat e arrestuar për shpërdorim detyre me ndërtesat që u shembën nga tërmeti. Ndërkohë, për dy të tjerë është dhënë masa e sigurisë “detyrim paraqitje”. Konkretisht, në burg do të vijojnë të jenë:
Arben Isaku, ish-drejtor i ALUIZNI-it Durrës, i dyshuar si autor i veprës penale “Shpërdorimi i detyrës”.
Klajdi Lame, inspektor i INUV në Durrës, në pallatin 6-katësh ku vdiqën dy vetë, i dyshuar si autor i veprës penale “Shpërdorimi i detyrës”.
Kujtim Hasa, shefi i shërbimeve të Kavalishencës, i akuzuar për “vrasje me dashje”.
Rruzhdi Xheka, ndërtues informal i ‘Hotel Mira-Mare’, ku vdiqën 2 vetë, i akuzuar për vrasje në rrethana të tjera cilësuese”.
Avdulla Osmani, ndërtues informal i “Hotel Tropikal”, ku vdiqën dy kosovarë, i akuzuar për vrasje në rrethana cilësuese.
Defrim Celami, specialisti që përpiloi akti-ekspertimin e pallatit 6 katësh, i akuzuar për shpërdorim detyre”.
Ndërsa, Albrend Qetka specialisti i ALUIZNI-t që verifikoi pallatin 6 katësh në Durrës, i akuzuar për shpërdorim detyre dhe Nevjana Isufi, e cila me studion e saj private hartonte projekte fiktive, e dyshuar si autore e veprave penale “Shpërdorimi i detyrës” dhe “Falsifikimi i dokumenteve” u dha masa “detyrim paraqitje”.
Ndërkohë mbeten ende në kërkim shtetasit: Arben Qato, pronar i Vila Palma, Dëshira Qato, shefe e urbanistikës në Kavajë (Gruaja e Arben Qatos), Aldo Dakovelli, shef sektori në Kadastrën e Durrësit, Artemis Malko, punonjës terreni në Kadastrën e Durrësit, Artur Cela, ish-drejtori i INUV, Flamur Gjuzi, ish-drejtori i ALUIZNIT Durrës Ndërtuesi i banesës së familjes Lala në Kënetë.