Grupi “Bajri”: Të dënohet gjyqtarja

AKTUALITET


Katër anëtarë të grupit “Bajri” kanë kallëzuar penalisht gjyqtaren e çështjes së tyre, Iliriana Olldashi. Safet Bajri, Ilir Bajri, Ismet Idrizi dhe Asmer Bilali akuzojnë Iliriana Olldashi “Shpërdorim detyre”.  Kallëzuesit pretendojnë se 3 javë pasi është dhënë masa e sigurimit “arrest në burg”, ajo nuk është zbardhur, ndaj aktet nuk janë depozituar në Gjykatën e Apelit për Krime të Rënda.

“Ky vendim po bahet i pazbardhur për të mos u gjykuar në kohë nga Gjykata e Apelit për Krime të Rënda duke na mbajtur me çdo kusht në në masën e sigurimit “arrest në burg”. Policia e goditi grupin “Bajri” vitin e kaluar gjatë operacionit “Oaz”, ku u arrestuan 10 pjesëtar të grupit.


Ndërkohë, vetëm pak javë më parë, Gjykata e Krimeve të Rënda vendosi caktoi masa të reja arrestoi ku 5 prej pjesëtarëve të grupit Bajri ndodhen ende në qeli, dhe akuzohen për vepra të tjera penale. Pikërisht, ndaj këtyre akuzave dhe zbardhjes së masës së sigurisë, grupi “Bajri” bën kallëzimin penal ndaj gjyqtares Iliriana Olldashi, duke kërkuar dënimin e saj.

Më poshtë pjesë nga kallëzimi i “Grupit Bajri”.




Skip to toolbar