Facebook është vënë sërish nën sulmin e përdoruesve për shkelje të privatësisë së tyre. Duket se platforma më e madhe sociale Facebook do t’u kërkojë përdoruesve të rinj password-in apo fjalëkalimin e email-it të tyre për të verifikuar llogaritë e reja.
Web-faqja “Daily Beast” raporton problemin pas shumë rasteve që përdoruesit raportuan në Twitter. Përdoruesit që krijuan profilin e ri dhe u gjendën përballë një kërkese me fjalëkalim për të hyrë në postën e tyre elektronike. Sipas faqes së internetit Axios, Facebook kishte vendosur të zbatonte këtë funksion vetëm për përdoruesit që kishin përdorur një e-mail që nuk ofronte verifikim të identitetit gjatë regjistrimit, por duket se po e bën me të gjithë.
Më parë një rast tjetër i publikimi të të dhënave private sulmoi ashpër Facebook, ku u akuzua se fjalëkalime dhe të dhëna private të qindra miliona përdoruesve u bënë publike për punonjësit e rrjetit social. Një problem i zgjidhur më pas nga platforma, që shpjegoi se informacioni nuk ishte i dukshëm nga jashtë.
Duket se për Mark Zuckerberg nuk ka paqe, jo të paktën deri sa të sigurojë mbrojtjen e të dhënave personale të përdoruesve.