“Të impresionuar nga reformat”/ Macron-Ramës: Franca e angazhuar për integrimin e Shqipërisë

Më të fundit


Në një konferencë të përbashkët me kryeminsitrin Edi Rama në Paris, presidenti i Francës Emmanuel Macron, ka përgëzuar Shqipërinë për reformat në kuadër të integrimit në BE dhe ka përsëritur mbështetjen e Francës.

‘Këto dy vizita dëshmojnë për dinamikën e jashtëzakonshme të marrëdhënieve ndërmjet Shqipërisë dhe Francës. Ju e dini që do të keni besim tek vendosmëria për të bërë më shumë. Dua të tregoj vendosmërinë e Francës për Ballkanin Perëndimor, këtu bëhet fjalë për bashkimin e Europës për të bërë më te fortë ndaj luftërave.


Shqipëria ka vazhduar rrugën Europiane me vendosmëri, kini besim tek mbështetja jonë, jemi të impresionuar nga tërësia e reformave dhe kapacitete për të avancuar. Dua të përshëndes zërin e fortë në rajon të Shqipërisë në skenën ndërkombëtare. Kështu ka qenë dy vite kur ju mbanit postin në Këshillin e Sigurimit. Në të gjitha çështjet rajonale është i nevojshme normalizim i marrëdhënieve mes Serbisë dhe Kosovës.’- tha Rama.




Skip to toolbar