Tentuan të vidhnin dyqanin në Has, pronari i zë ‘pritë’ me çifte

AKTUALITET


Tentativa për të grabitur një dyqan iu ka dalë huq 4 adoleshentëve në Has, ndërsa dy prej tyre janë plagosur nga pronari i biznesit. Ngjarja ka ndodhur në orën 3:00 të mëngjesit të djeshme në Helshan të Hasit.

4 adoleshentët ishin pikasur nga pronari i biznesit, Sadri Shatri, i cili ka hapur zjarr me çifte, duke plagosur dy 16-vjeçarë.


Policia arrestoi pasditen e djeshme 4 të miturit, të cilët rezultojnë autorë të një vjedhje tjetër si edhe pronarin e dyqanit që u tentua të grabitej.




Skip to toolbar