Teologu: Zhaneta dhe Anisa Josifi u përpoqën të sfidojnë Zotin, por e humbën ‘bastin, ja pse e bënë aktin e rëndë’

AKTUALITET


Teologu Thoma Çomëni tha në emisionin ‘Real Story’, në New24, se familja Josifi në Kombinat e ka ndërmarrë aktin e rëndë të vetëflijimit nga egoizmi.

Sipas teologut, Zhaneta dhe Anisa Josifi kanë tentuar të sfidojnë Zotin dhe t’i imponohen me idenë se do të ringjallen, por e humbën ‘bastin’.


“Ne kemi dy forma të vetëvrasjes, një që vjen nga sëmundjet psiqike, si dhe në formë psiqike të fshehur, që ne themi se është koncepti i egozimit, që shfaqet në formë të padukshme te njeriu. Ato kanë jetuar brenda tyre një egoizëm. Ideja që ato shkuan për të vdekur, por edhe me idenë se do ringjalleshin, ata mendonin se po i imponoheshin Zotit. Por Zoti nuk sfidohet dhe provokohet. Rasti konkret është se ato në formë egoiste u përpoqën të sfidonin Zotit, ta prvokonin, dhe e humbën ‘bastin’ me Zotin. Trupi i njeriut është shumë i shenjtë dhe njeriu nuk mundet dot ta keqpërdorë atë. Në këtë koncept ato humbën atë shenjtërinë e trupit, që është biblike kjo”, tha teologu.




Skip to toolbar