‘’Vetëvrasja është mosbesim’’, teologu Çomëni: Sektet fetare në Shqipëri shfrytëzojnë rastet e dëshpëruara ose në vështirësi

AKTUALITET


Teologu Thoma Çomëni i ftuar në emisionin ‘’Real Story’’ të Sokol Ballës në News24 ka thënë se në bazë të një analize të tij sektet fetare në Shqipëri shfrytëzojnë rastet e dëshpëruara ose në vështirësi për t’i imponuar prirjen e tij.

Çomëni thotë se në rastin e Kombinatit me familjen Josifi ka një ndikim psikologjik por të shtuar me ngjyrosje fetare.


Sa i përket kësaj të fundit, Çomëni thotë se vetë ai si teolog ka takuar shumë persona që e interpretojnë ndryshe shkrimin e shenjtë, dhe kjo i lejon sektet fetare që të dalin jashtë kontrollit shoqëror.

Por sipas Çomënit, vetvrasja është mosbesim dhe të ndjekësh rite fetare nuk do të thotë domosdoshmërisht që të jesh besimtar.

”Jam përballur me shumë persona, që interpretojnë ndryshe shkrimin e shenjtë. Njerëzit që besojnë, përpiqen të marrin elemente të fesë, apo persona të shenjtë të fesë, ia bashkëngjisin vetes për të justifikuar veprimin.

Vetëvrasja është mosbesim. Termi fetar është për persona që ndjekin disa rite fetare, por jo domosdoshmërisht është besimtar. Nuk shpreh dhe përjeton fenë. Siç thotë dhe Krishti, shumë do e thërrasin emrin tim, por pak do të zgjidhen. Pra do të jetë ai që përcakton kush është besimtar ose jo.

U jep mundësinë disa personave të sekteve që të dalin jashtë kontrollit shtetëror. Sektet që gjenden në moment të vështira dhe të dëshpëruara i shfrytëzojnë pasi janë rastet më të mira që rekrutojnë. Unë besoj tek ajo. Unë e shoh të gërshetuar me një ngjyrosje fetare. Duke ngjyrosur me të, por ka një ndikim të mirëfilltë psikologjik.”- tha Çomëni.




Skip to toolbar