Tërmeti i merr jetën pedagogut të Akademisë së Policisë

AKTUALITET


Tërmeti ka shkaktuar edhe vdekjen e një efektivi të policisë, Bajram Hadërmataj, pedagog në Akademinë e Rendit që ndodhej në ndërtesën brenda konvaleshencës.

Deri më tani nuk dihen rrethanat e ngjarjes në fjalë, ndërsa polici ka qenë i shoqëruar nga familja apo jo. Nga tërmeti 6.4 e shkallës Rihter deri më tani kanë humbur jetën 13 persona, mes tyre 2 fëmijë, nuk përjashtohet që mes viktimave të ketë edhe fëmijë të tjerë. Ndërkohë, nën rrënoja vijon të ketë të tjerë persona.


Për rastin e vdekjes së punonjësit të policisë ka reaguar edhe kreu i shtetit, i cili i ka shprehur ngushëllimet përfaqësuesve të Policisë së Shtetit dhe Forcave të Armatosura. “Nga Konvaleshenca e Ministrisë së Brendshme në Durrës, me keqardhje të madhe shpreha ngushëllimet më të thella e të sinqerta, për humbjen e jetës në krye të detyrës të kolegut dhe pedagogut të nderuar, Bajram Hajdarmataj”, tha Meta.




Skip to toolbar