Përjetimi i gazetarit: Më dukej pallati si avion që rrëzohej

AKTUALITET


Gazetari Sokol Balla ka qenë shumë aktiv në rrjetet sociale që në momentet e para të tërmetit të fuqishëm që goditi Shqipërinë mëngjesin e së martës, duke postuar video nga vendngjarja por edhe përjetimin e tij.

“Pak minuta pas Tërmetit. U zgjova dhe dukej sikur po binte një avion”, shkruan gazetari në Instagram.


Ndërsa në raportim live nga News24, gazetari Balla tha se tërmeti ishte i jashtëzakonshëm dhe më i fortë se ai i vitit 1979 që lëkundi Shkodrën.

“Situatë e jashtëzakonshme në Shqipëri, një situatë e ngjashme me atë të tërmetit të vitit 1979. Edhe atëherë ka pasur viktima por kryesisht në Shkodër, por asgjë s’mund të krahasohet me tërmetin 6.4 ballë. Numri i viktimave ka shkuar në 13. Shumica e viktimave janë në Durrës, pra persona kanë humbur jetën në Durrës, ndërsa 5 në Thumanë”, tha Balla.

View this post on Instagram

Sauk. Termeti shkund ndertesen.

A post shared by Sokol Balla (@sokolballaofficial) on

View this post on Instagram

Hotel Miramare, #Durres #termet

A post shared by Sokol Balla (@sokolballaofficial) on




Skip to toolbar