Testohet me sukses ilaçi i ri kundër kancerit, ngadalëson zgjerimin e tumorit duke…

AKTUALITET


Një medikament i ri jep shpresë, pasi riaktivizon sistemin imunitar për së luftuar kancerin. Është eksperimentuar mbi kaviet e laboratorit ky ilaç, ka rezultuar efikas në përgjigjen e organizmit ndaj disa lloje sëmundjesh kancerogjene, duke ngadalësuar zgjerimin tumoral, duke zgjatur jetën dhe duke rritur forcën dhe veprimin e terapive të tjera.

Studimi është kryer nga Universiteti i Texas në Austin dhe është bazuar në një molekulë që prodhohet në mënyrë natyrale nga organizmi  jonë, dhe që është në gjendje të shkatërrojë një përbërje toksike të prodhuar nga qelizat kancerogjene.

Gjithashtu grupi kërkimor ka sintetizuar këtë molekulë, duke e fuqizuar edhe me shumë në laborator, për ta bërë që të qëndrojë më shumë në qarkullimin e gjakut. Aktualisht po zhvillohen teste te tjera për të vlerësuar sigurinë e medikamentit dhe së shpejti pritet të nisin studimet klinike mbi njeriun.

Deri tani në testet mbi kaviet, version i modifikuar i kësaj molekule ka dhënë rezultate mjaft premtuese, duke sjellë toksinat në nivele normale dhe mbi të gjitha ka riaktivizuar sistemin imunitar në modalitetin e sulmit.



Skip to toolbar