Testohet teknologjia në zgjedhje, “voton” Celibashi dhe të tjerë

Më të fundit


Komisioni Qendror i Zgjedhjeve zhvilloi sot një demostrim të mënyrës së identifikimit biometrik. Pajisja bën të mundur identifikimin e votuesit në kohë të shpejtë, ndërsa shmang votimin e dyfishtë. Të gjitha palët politike sollën përfaqësuesit e tyre për te provuar pajisjen.

Kreu i KQZ-së, Ilirian Celibashi tha se pajisja identifikon qytetarin në 1 minutë dhe se kjo do të shmang votimin e dyfishtë, një nga shqetësimet që është ngritur shpesh si problem në zgjedhjet e kaluara.


“Prezantimi i parë shkoi mirë, ajo që bën përshtypje është e saktësia dhe koha e shkurtër për të identifikuar votuesin krahasuar me mënyrën e vjetër manual të identifikimit. Mesatarisht shkon një minutë”, tha Celibashi.

Pajisja e verifikon shumë qartë dhe në mënyrë precizë nëse dikush tenton të votojë me një mjet identifikimi të falsifikuar. Qëllimi i pajisjes është që të lërë gjurmë të qartë dhe të plotë për rastet kur një votues voton në disa qendra votimi apo jo”, sqaroi ai.

“Demonstrimi i sotëm ishte paraprak për të shuar kuriozitetin e çdo kujt të interesuar për këtë process pore ishte një mundësi se si kjo pajisje funksionon”, deklaroi Celibashi..

Për sa i përket votimit dhe numërimit elektronik, ai tha se me shumë mundësi do të jetë qendra e votimit në njësinë nr 8 në Tiranë.

Kreu i KQZ dhe dhjetëra persona të tjerë kanë votuar, por jo për partitë politike, por skuadrën e zemrës.




Skip to toolbar