“Shqipëria, ndër 10 destinacionet turistike”, “The Independent”: Alternativë e Greqisë dhe Kroacisë

AKTUALITET


Jo vetëm destinacion i bukur, Shqipëria ka hyrë ndër 10 vendet më të lehta për tu aksesuar nga turistët e huaj për 2026 në Europë. Media britanike The Independent, i ka kushtuar një artikull pengesave e radhëve të gjata që po hasin turistët këtë vit me sistemin e ri biometrik të hyrje-daljes EES, që ka shfaqur edhe probleme për të gjithë ata që duan të hyjnë në zonën Shengen për të pushuar.

Por kjo nuk vlen për Shqipërinë. Shqipëria nuk ka EES, ndaj dhe turistët nuk do të duhet të shqetësohen për burokracira. Sipas The Independent, ky mund të rezultojë viti i bumit turistik për Ballkanin, dhe Shqipëria renditet bashkë me Kosovën, Serbinë, Maqedoninë e Veriut, Malin e Zi dhe Bosnjë-Herzegovinën si një vend i rekomanduar për të pushuar në verë.

The Independent i referohet Shqipërisë si “Sekreti i ruajtur i Evropës”, një destinacion turistik i shfaqur vitet e fundit si një alternativë më e përballueshme se Greqia apo Kroacia.

Me vijë bregedetare kryesisht në detin Jon, me plazhe të ngjashme me ato të Maldiveve, rërë të bardhë dhe ujëra blu, ndërsa Ksamili dhe Himara referohen si vendet më popullore.

Në rast se nuk preferohet plazhi, Shqipëria ofron më tepër, turizmin malor në Alpet e Shqipërisë, rekomandohet Qafa e Valbonës. Si destinacion turistik rekomandohet edhe kryeqyteti Tirana, për një pushim të lirë, me arkitekturë nga periudha osmane, sovjetike e deri tek ndërtesat modern.



Skip to toolbar