Thirrjet për dorëheqjen e tij, Rama: U përndezën nga era e mishit, s’u bë deti kos këtu!

Më të fundit


Heshtja e thyer për arrestimin e Erion Veliajt, e shtyu kryeministrin Edi Rama që të mos linte pa komentuar as kërkesat për dorëheqjen e tij, të cilat nisën nga selia blu me Belind Këlliçin dhe vijuan me insistimin e Sali Berishës në Parlament.

Por për Ramën jo vetëm Partia Demokratike por edhe Lëvizja “Shqipëria Bëhet” e Nisma Thurje që protestojnë sot dhe Lëvizja Bashkë e Arlind Qorrit nesër, nuk duhet të kujtojnë se “u bë deti kos”.

“Jo vetëm oxhaku i vjetër i partisë së bufit të kënetës, por edhe mangallët e partiçkave, kanë vënë shishet poshtë, që kërkojnë dorëheqjen time. U përndezën nga era e mishit me gjak dhe kanë vënë shishet këtu poshtë dhe do vijnë të kërkojnë dorëheqjen time se u bë deti kos këtu”, tha kryeministri.

Në vijim, shefi i qeverisë tha se drejtuesi i SPAK, Altin Dumani “është vënë në shënjestër dhe përditë është goditur familjarisht me libër shpie siç dinë të bëjnë vetëm bufi i kënetës dhe kuak, kuak, kuak”.



Skip to toolbar