Tifozët e Lazio kore raciste kundër Balotellit, reagon sulmuesi (video)

AKTUALITET


Mario Balotelli ishte përsëri në qendër të koreve raciste në ndeshjen e fundjavës mes Brescia dhe Lazio. Tifozët e ekipit kryeqytetas kanë përdorur kore raciste ndaj sulmuesit kundërshtar. Gjithçka ndodhi gjatë kohës që Balotelli kaloi ekipin e tij në avantazh, ndërsa Lazio më pas shënoi dy herë duke fituar ndeshjen.

Ndërkohë, pas takimit, Mario Balotelli reagoi në rrjetet sociale duke u shprehur se tifozët e Lazios duhet tu vijë turp. “Tifozët e Lazio që ishin në stadium duhet t`ju vijë turp”, shkruan Balotelli. Kjo nuk është hera e parë që Balotelli vihet në qendër të koreve raciste nga tifozët e futbollit.


E njëjta gjë ndodhi dhe në fillim të sezonit me tifozët e Hellas Verona. Sulmuesi nuk e priti mirë atë reagim të tifozëve, ndërsa klubi i Veronas u ndëshkua nga organet e futbollit në Itali. Në reagimin e tij në rrjetet sociale, duke shprehur keqardhjen për humbjen ndaj Lazio, Balotelli bën thirrje për ti thënë “jo” racizmit në futboll.




Skip to toolbar