Tifozët e Lazios në krahë të Hysaj, banderolë pranë stadiumit Olimpik

Më të fundit



“Bella Ciao” e Hysaj u kthye në një çështje shumë të madhe që pushtojë mediat italiane dhe jo vetëm. Reagimi skandaloz i tifozëve ultras dhe banerat fyese në drejtim të kapitenit të kombëtares shqiptare bën xhiron në rrjetet duke sjell nga ana tjetër një mllef shumë të madh ndaj utrasve fashistë lacial. Nga klubi i Lazios e deri tek tifozët e thjeshtë, të gjithë dolën në krahë të Hysaj.

Së fundmi disa tifozë kanë hapur një baner pranë stadiumit “Olimpik” me mbishkrimin: “Daje Hysaj”(Forca Hysaj) si për të konfirmuar se jo të gjithë janë fashistë.


Reagimi i Hysaj ishte shumë i fortë dhe shumë domethënës. Në miqësoren e fundit që Lazio zhvilloi, kapiteni kuqezi realizoi një super gol dhe tifozët jo vetëm në këtë rast, por gjatë gjithë kohës duartrokitën blerjen më të re të klubit.