Tjetër goditje tërmeti në Shqipëri. Lëkundja 4.9 rihter rikthen ankthin e 26 Nëntorit tek qytetarët.

AKTUALITET


Një tërmet me magnitudë 4.9 I shkallës Rihter ka rënë në orën 21:15 të mbrëmjes së të Martës. Instituti I Gjeoshkencave, Ujit dhe Mjedisit ka njoftuar se tërmeti ka qenë me epiqendër në fshatin Bubq, me një thellësi prej 7 kilimotrash. IGJEUM njoftoi se goditja e ores 21:15 është shoqërua nga disa pasgoditje të vogla, që sipas ekspertëve të IGJEUM shoqërojnë aktivitetin sizmik të tërmetit të 26 Nëntorit.

Bazuar në komunikimet e para menjëherë pas goditjes me disa bashki të vendit nuk janë raportuar dëme në njerëz apo dëme në godina e banësa. IGJEUM njoftoi se pas komunikimeve me bashkinë e Durrësit, Dibrës, Gjirokastrës, Fierit, Vlorës, Shkodrës dhe Lezhës, nuk ka asnjë raportim për dëmë në njerëz apo materiale.


Lëkundjet e fundit të tërmetit ka shkaktuar jo pak paknik tek qytetarët e Tiranës dhe Durrësit të cilët kanë vërshuar rrugëve të qyteteve, kjo si rrjedhojë e tërmetit të 26 Nëntorit që trondi vendin dhe shkaktoi dhjetra të vdekur dhe qindra të plagosur.




Skip to toolbar