Tmerr në Kosovë, babai maniak ngacmon seksualisht dy vajzat

AKTUALITET


Në fshatin Cernicë të Gjilanit, policia e Kosovës ka arrestuar një person i cili dyshohet se ka ngacmuar seksualisht gruan dhe dy vajzat e tij. I dyshuari 50 vjeçar, me inicialet M. Sh, dyshohet se e ka bërë këtë veprim të ulët ndaj familjarëve të tij për tri ditë me radhë.

Ka qenë fqinji i tij që e ka denoncuar ngjarjen në polici duke shpëtuar nga kthetrat e maniakut tre gratë e shtëpisë të cilat ishin viktima të ngacmimit të vazhdueshëm seksual.

Policia ka arrestuar të dyshuarin por për shkak të gjendjes shëndetësore dhe rekomandimit të psikiatrit, i dyshuari është ndaluar për trajtim në Repartin e Psikiatrisë dhe ruhet nga patrulla policore.



Skip to toolbar