Topalli nga Shkodra njofton “Lëvizjen për ndryshim”

AKTUALITET


Ish-kryetarja e Kuvendit, Jozefina Topalli nga Shkodra ka bërë thirrje për ndryshim dhe për krijimin e një lëvizje të re që do të sjellë ndryshimin, ndërsa apeloi largimin nga skena politike të “4 shahistëve që bëjnë pazare” me njëri –tjetrin dhe mbajnë peng vendin. E ashpër dhe e drejtëpërdrejtë ka qenë Topalli në fjalën e mbajtur në një ceremoni të zhvilluar nga universiteti i Shkodrës, Luigj Gurakuqi, që e ka nderuar politikanen me çmimin e karrierës. Topalli ka lëshuar mesazhe të forta politike duke sulmuar si djathtas ashtu dhe majtas.

“Pas 3 dekadave politika është në krizë; vendi është pa përfaqësim. Ekonomia nuk ec. Nuk ka as qeveri dhe as opozitë. Ata kanë deformuar demokracinë e brishtë. Ata ose bëjnë pazare ose bëjnë shantazhe ndaj njëri -tjetrit. Është më mire të ikin 4 shahistat e të rrijnë shqiptarët. Nëse forcat e vjetra nuk reformohen, ka vetem një zgjidhje: Një levizje e Re. Lëvizje për ndryshim”,- tha Topalli.


Më tej, ajo apeloi që të rinjtë dhe të rejat e vendit të marrin fatin e tyre në dorë, pasi sikurse theksoi ish-nënkryetarja e PD-së, brenda tyre ndodhet një forcë e madhe.

“Dhe mendimi im është tek të rinjtë e të rejat, dhe ju që keni gjithmonë zemrën e re.  Mendo pak, çfarë force e madhe ndodhet brenda jush. Mos e fusni atë në guackë për të pritur për nesër. Mos e shtyni më për javën e ardhshme, për muajin e ardhshëm, për vitin e ardhshëm. Çfarë e bën këtë vend të veçantë jeni Ju. Mos e harroni këtë”,-theksoi Topalli.

Topalli u tha të rinjve se krerët e partive kanë frikë nga rinia. “Ata që janë në krye të partive kanë frikë nga ju. Më besoni mua. Mos lejoni më që t’iu heqin fëmijët nga shtëpia e t’iu a hedhin në emigracion. Mjegulla nuk mundet qe të na errësoje përjetë shikimin. Ndoshta ndonjë nga të rinjtë këtu do fillojë lëvizjen për ndryshim, e ndoshta nesër do jenë në Parlament, për t’i kthyer vendit e Kuvendit shpresën e dinjitetin.

Ndoshta nuk do jenë në Kuvend, por do jenë në Bashkinë e tij për t’i dhënë shpresë qytetit; do jenë në punën e tij për t ‘i dhënë jetë e perspektive familjes. E si ju në Shqipëri ka me mijëra”,- tha ndër të tjera Jozefina Topalli.

Ajo dha disa mesazhe politike, ku ndër të tjera dënoi vendimin e PD-së për djegien e mandateve të deputetit. Ajo tha se e larguan nga politika vetëm se kritikoi shefin ndërsa tha se ajo ende kishte shumë për të dhënë në politikë. Topalli tha gjithashtu se janë 4 persona që mbajnë peng vendin dhe që duhen larguar sa më parë.

 “Isha me djalin e porsalindur të vajzes  në krah kur mora mesazhin nga një pedagoge e universitetit dhe më tha se do nderohsha me një çmim. U habita se kur bie nga pushteti nuk të japin çmime.

Unë isha mesuar që sistemi edhe pse isha e para hiqnin foton time nga tabela e nderit, as sot nuk ka ndërruar sistemi. Nëse kritikon shefin shpallesh armike.

Kurrë nuk e kam imagjinuar se do isha kryeparlamentare, por as në ëndërr se kam imagjinuar se në liri do kishte mungese përfaqësimi dhe djegie mandatesh.

Më kanë hequr nga politika kur kisha për të dhënë më shumë. 4 persona mbajnë sot peng vendin, vetëm fëmijët tanë mund të sjellin ndryshimin. Do të ishte më mirë të iknin katër shahista, sesa të largohen shqiptarët nga vendi i tyre”, u shpreh Topalli në ceremoninë  e marrjes së çmimit.

Deklarata e saj është një reagim i ashpër kundër kreut të PD-së, Basha dhe vendimeve të marra prej tij. Edhe më herët Topalli ka qenë e ashpër me Bashën, duke e akuzuar atë si përgjegjësin kryesor që PD ka mbetur jashtë institucioneve dhe pa asnjë pushtet për herë të parë pas 30 vitesh pluralizëm politik. Ajo është një ndër zërat më të fortë të lëvizjes Basha Ik./realstory.al

JOZEFINA TOPALLI NDEROHET ME ÇMIMIN E KARRIERES

Gepostet von Star Plus TV am Mittwoch, 25. September 2019



Skip to toolbar