Topi i lë topin Metës: Zgjidhja nuk vjen nga ne

POLITIKË


Ish Presidenti Bamir Topi tha ka deklaruar se kriza që ka mbërthyer vendin është pasojë e ndryshimeve kushtetuese të vitit 2008 dhe që zgjidhja nuk mund të vijë nga ish presidentët. Deklaratat e ish-presidentit erdhën pas takimit me Ilir Metën në zyrën e këtij të fundit.

“Zgjidhja e krizës nuk vjen nga aktorë jashtë institucionalë. Ne mund të japim një mendim, por jo një zgjidhje. Erdha në Presidencë në respekt të ftesës së Metës. Na kanë cilësuar pas prillit 2008 si honorifikë. Por honor domethënë që të respektosh tjetrin. Mua më rezulton se presidentët pas 2008-ës nuk janë respektuar. Kjo është përplasja më e paprecedentë” tha Bamir Topi.


Pas gatishmërisë së Komisionit të Venecias për të dhënë një opinion për Gjykatën Kushtetuese, maxhoranca e ka mbështetur këtë hap, ndërkohë që opozita dhe Meta janë shprehur kundër kësaj nisme.




Skip to toolbar