Trafik i rënduar në autostradën Tiranë-Elbasan, dyndje udhëtarësh drejt Juglindjes

AKTUALITET


Ndërsa na ndajnë pak orë nga festa e ndërrimit të viteve një trafik i rënduar automjetesh është shënuar në autostradën Tiranë-Elbasan gjatë orëve të pasdites. Siç duket edhe nga fotot që kanë mbërritur në redaksinë  e realstory.al ka një numër të madh automjetesh që janë drejtuar drejt qyteteve të Juglindjes.

Rradha e automjeteve është disa kilometra, ndërsa trafiku vijon të jetë i rënduar edhe në hyrje të qytetit të Elbasanit.


Siç duket janë të shumtë personat që punojnë në Tiranë por festën e fundvitit zgjedhin ta kalojnë me familjarët në qytetet e tyre, ose ka nga ata që kanë zgjedhur ta festojnë Vitin e Ri në qytetet turistike si Korça dhe Pogradeci.




Skip to toolbar